Politikë

Rama paralajmëron kandidimin si deputet në Shkodër?

Kreu i qeverisë tha se ai praktikisht është deputet i gjithë Shqipërisë, pasi emri i tij është në listë si kryetar i Partisë Socialiste, por nuk e përjashtoi një kandidim të mundshëm në Shkodër.

F.I
Rama paralajmëron kandidimin si deputet në Shkodër?
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Rama la të kuptohet se në zgjedhjet e 11 Majit 2025 do të kandidojë në Shkodër. I pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit se në cilin nga qarqet do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kryeministri Edi Rama refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.

Kreu i qeverisë tha se ai praktikisht është deputet i gjithë Shqipërisë, pasi emri i tij është në listë si kryetar i Partisë Socialiste, por nuk e përjashtoi një kandidim të mundshëm në Shkodër, pasi më parë ka pasur emrin në listën e Vlorës dhe Durrësit.

“S’kanë asnjë relevancë këto. Unë jam praktikisht deputet i gjithë Shqipërisë, në një kuptim, kështu që kush zgjedh PS zgjedh edhe emrin tim aty në një kuptim. Kështu që detyrimi është për të gjithë, pastaj në Vlorë, edhe në Durrës, është shtuar edhe thirrja e gjakut, kam edhe një thirrje nga Shkodra, por nuk e di. Sinqerisht nuk e di”, deklaroi Rama.

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB