
TIRANË- Sot në orën 10:00 u mbajt në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca e radhës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, pas ankimimit të Prokurorisë së Posaçme, kundër vendimit për heqjen e masës së “arrestit në shtëpi” nga GJKKO. Por, GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëprashëm, ku ka caktuar detyrim paraqitje dy herë në muaj ndaj Berishës. SPAK kërkoi që mbetetej në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. Por, kërkesa u hodh pshtë nga Apeli i GJKKO.
Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI