
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj ndaj tij. Berisha u shpreh në një prononcim për mediat se ky vendim është marrë pa asnjë bazë ligjore, por do ta respektojë. Kreu i PD-së u shpreh se çështja është në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut të të drejtave të njeriut.
'Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet skrap i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë. Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes,'-u shpreh Berisha.
Sot në orën 10:00 u mbajt në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca e radhës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, pas ankimimit të Prokurorisë së Posaçme, kundër vendimit për heqjen e masës së “arrestit në shtëpi” nga GJKKO. Por, GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëprashëm, ku ka caktuar detyrim paraqitje dy herë në muaj ndaj Berishës. SPAK kërkoi që mbetetej në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. Por, kërkesa u hodh pshtë nga Apeli i GJKKO./ZËRI