Aktualitet

Dailymail: Hajduti shqiptar “luan” me autoritetet britanike, feston Vitin e Ri në klub

Videoja tre-minutëshe, e cila u postua në Tik Tok-un e tij, u mbyll me një pamje të Dhomës së Parlamentit dhe Big Ben-it.

k.m.
Dailymail: Hajduti shqiptar “luan” me autoritetet britanike, feston
Dorian Puka

BRITANI E MADHE- Shqiptari Dorian Puka është kthyer edhe njëherë në vëmendje të mediave britanike. Kësaj here ishte "Dailymail', ajo që i dedikoi një artikull shqiptarit, i cili po festonte ndërrimin e viteve në një klub nate. Videoja tre-minutëshe, e cila u postua në Tik Tok-un e tij, u mbyll me një pamje të Dhomës së Parlamentit dhe Big Ben-it, me fjalët: Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!...Uroj më të mirat për të gjithë!

"Dorian Puka, 28 vjeç, i cili u burgos për herë të parë për një grabitje në Twickenham në vitin 2016, postoi një video të tij duke u mirëpritur në vitin 2025 teksa pinte një shisha përpara një balerine,"-shkruan Dailymail.

MOMENTI ME VIDEO:


Puka është burgosur dhe më pas është deportuar dy herë, por nuk po kthehet dot në Shqipëri për shkak se Ministria e Brendshme është shprehur se duhet të presë derisa të gjykohet kërkesa e tij për azil.

Videoja e fundit vjen pas asaj me Ferrari, mjet me të cilin shqiptari qarkullonte nëpër rrugët e Londrës. Puka ka treguar më parë edhe makina të tjera luksoze duke përfshirë një Porsche Cayenne 75,000 £, një Mercedes G-Wagon 130,000 £, Bentley Bentayga 155,000 £, një BMW X5 55,000 £, një Mercedes AMG 46,000 £ dhe një Mercedes AMG 35,00 £ dhe një XuarF 35,00 £.

Si nisi kalvari i tij në Britaninë e Madhe?

Puka fillimisht u burgos për 9 muaj në vitin 2016 dhe u deportua një vit më pas pasi tentoi sërish që të bënte një grabitje. Por pronari i banesës e pikasi nga kamerat e sigurisë edhe pse ishte me pushime në Francë. Edhe pse Policia u lajmërua, shqiptari nuk u kap dot nga efektivët. Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur si civilë, të cilët po patrullonin në Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit, pas një rritje të vjedhjeve lokale. Ai kishte veshur një orë të shtrenjtë, të cilën e kishte vjedhur në një nga banesat ku edhe kishte hyrë. 

Pasi u arrestua, ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg. Gjatë kohës që ai vuante dënimin, "fitoi famë" sepse në qeli përdorte aparatin celular dhe ende postonte në rrjetet sociale. Madje postoi foto nga qelia duke pozuar përkrah kreut të një grupi kriminal që po vuante dënimin prej 12 vitesh për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Puka, pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, shkoi sërish në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë dhe ia doli që të hynte sërish në Britaninë e Madhe në dhjetor të vitit 2020. Edhe këtë herë ai ka paraqitur një kërkesë për azil dhe tani pret vendimin e Gjykatës. Ndërkohë që pret, nuk ngurron që të postojë foto dhe video nga pushimet që po bën në Carbis Bay pranë St Ives, Cornëall.

Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMW X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF.

Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por shpenzimet, duken të pajustifikuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB