Aktualitet

Vendoste gjoba në Shkodër, kush është Zikjan Lela që kërcënoi me armë dy vëllezërit

Pavarësisht se dy vëllezërit pretendojnë se Zikjan Lika i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, deri më tani mësohet se arma nuk është gjetur

F.I
Vendoste gjoba në Shkodër, kush është Zikjan Lela që
Zikjan Lela

SHKODËR-Zikjan Lela u vodhi celularin dy vëllezërve në Shkodër dhe më pas i mashtroi, duke u thënë se do t’ua kthente në këmbim të parave. Mësohet se 32-vjeçari u kap duke bërë gati çantën, për t’u larguar drejt Tiranës. Ai akuzohet se vendoste ‘gjoba’ në qytetin e Shkodrës.

Sipas Policisë, 32-vjeçari dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe më pas 32-vjeçari, u ka kërkuar 200 mijë lekë të vjetra për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Pavarësisht se dy vëllezërit pretendojnë se Zikjan Lika i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, deri më tani mësohet se arma nuk është gjetur nga uniformat blu. Policia e Shkodrës ka sekuestruar vetëm shumën e parave dhe celularin.

Mbi 32-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB