
TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos do të dërgohet për mjekim më të specializuar në Athinë. Kjo për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. 95-vjeçari, i cili ndodhej në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, ka shfaqur përkeqësim. Kështu, u dërgua me avion në Athinë pasi iu vu në dispozicion një avion i Forcave Ajrore.
Sipas informacioneve të "Protothema", Janullatos do të shtrohet në spitalin “Evangelismos”. Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, edhe pse ka raportime se ka pasuar hemorragji gastrike.
*Gjakderdhja e stomakut është shpesh një gjendje kërcënuese për jetën. Gjakderdhja në stomak zakonisht ndodh në bazë të ulcerave për shkak të përdorimit të pakontrolluar të barnave. Ky çrregullim, për të cilin ndërhyrja e hershme është jashtëzakonisht e rëndësishme, në përgjithësi është më e zakonshme tek të moshuarit.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital privat në Shqipëri pak ditë më parë dhe më pas u bë e ditur se ai ishte infektuar me një virus sezonal. Por edhe pse u raportua se gjendja e tij ishte e mirë, me kalimin e ditëve pësoi përkeqësim. Ndaj dhe u vendos që të dërgohet në Athinë, në spitalin “Evangelismos”, ku në vitin 2020 u kurua pasi ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit.
Janullatos, i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1991./ZËRI