
TIRANË– Çdo mbrëmje, Ergys Katiaj ngarkon video në TikTok duke u kujtuar klientëve se dyqani i tij në Tiranë shpërndan patatina, cigare dhe alkool gjatë natës. Telefoni i tij gumëzhin nga porositë që i shtojnë rreth 1000 euro fitim. Por Katiajt së shpejti do t'i duhet të gjejë një mënyrë të re për të tërhequr klientelën e tij. Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndalojë përdorimin e aplikacionit për 1 vit në mënyrë që të reduktojë përmbajtjen e dhunës tek të rinjtë. Por që grupet e të drejtave dhe pronarët e bizneseve thonë se ky vendim u kërcënon tregtinë dhe lirinë e fjalës, sidomos përpara zgjedhjeve parlamentare të majit.
"Do të ketë një ndikim të madh në biznesin tim, sepse shumica e shitjeve janë falë marketingut falas të TikTok,"- tha Katiaj teksa bënte dërgesat nëpër periferi të kryeqytetit.
Kryeministri Edi Rama shpalli ndalimin më 21 dhjetor pasi një djalë 14-vjeçar u godit me thikë në nëntor nga një nxënës tjetër, një krim për të cilin mediat vendase raportojnë se ndodhi pasi djemtë u përplasën në rrjetet sociale. Masa vjen pas ndalimeve ose ndalimeve të pjesshme në të paktën 20 vende për shkak të shqetësimeve për video të papërshtatshme dhe shqetësimeve të lidhura me sigurinë e kompanisë mëmë "ByteDance", me bazë në Kinë, dhe afërsinë e kësaj kompanie me qeverinë kineze.
Në Shqipëri, Rama tha se vendimi erdhi pas diskutimeve me prindërit dhe mësuesit, por kundërshtarët shqetësohen se kjo mund të jetë është pjesë e goditjes së kryeministrit ndaj disidencës politike pas një viti trazirash.
"Kjo krijon një precedent të rrezikshëm që në çdo moment qeveritë mund të mbyllin platforma të ndryshme,"- tha Orkidea Xhaferaj, nga SCiDEV me qendër në Tiranë. Pas publikimit të vendimit, TikTok tha se po kërkonte "sqarim" nga qeveria shqiptare duke theksuar se rasti i vrasjes ndodhi për shkak të një sherri të nisur në një platformë tjetër, jo në TikTok.
Nga ana tjetër, Shqipëria pati protesta të dhunshme vitin e kaluar kundër burgosjes së kundërshtarëve politikë të kryeministrit Edi Rama. Demonstruesit hodhën bomba me benzinë në ndërtesat qeveritare dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare, Sali Berisha i Partisë Demokratike dhe Ilir Meta i Partisë së Lirisë, akuzohen për korrupsion, por të dy i mohojnë akuzat duke pretenduar se janë "politike".
Arlind Qori, kreu i partisë politike "Bashkë" të formuar në vitin 2022, tha se ndalimi i TikTok shkurton një mjet të fuqishëm komunikimi të opozitës.
"Ai dëshiron të na mbyllë gojën,"- tha Qori nga zyra e tij ku mbështetësit e partisë vazhdonin dhe diskutonin lidhur me planet e tyre të fushatës. Por ndryshe nga sa pretendohet, Rama këmbëngul se masa ka për qëllim mbrojtjen e të rinjve.
“Brenda TikTok-ut të Kinës nuk sheh huliganizëm, perversitet, dhunë, bullizëm, krim. Ndërsa në TikTok jashtë Kinës vetëm llum dhe poshtërsi ka. Pse na duhet kjo?"- e mbylli fjalën e tij kryeministri./ZËRI
Marrë nga Reuters