Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shtrohet në spital! Kisha Orthodhokse: Shkak viroza sezonale!

Anastas Janullatos, është shtruar në sot në një spital privat në kryeqytet.

k.m.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shtrohet në spital! Kisha Orthodhokse:

TIRANË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar në spital. Kisha Orthodhokse thotë se Fortlumturia e tij ndodhet i shtruar në një spital privat pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Por nuk lajmërojnë se ka probleme më të rënda me shëndetin.

Përkundrazi, sipas Kishës, gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët janë optimistë.

“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë,"- informon Kisha Ortodokse në një konferencë me median.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos vetëm pak kohë më parë festoi 95-vjetorin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB