Aktualitet

Zgjaten me tre muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn

GJKKO ka pranuar kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mbajtur në ambientet e paraburgimit edhe për pak kohë, të paktën deri në muajin mars.

k.m.
Zgjaten me tre muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqja

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për zgjatjen e afateve të paraburgimit për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorin e tij, Ermal Kurtulajn. GJKKO ka pranuar kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mbajtur në ambientet e paraburgimit edhe për pak kohë, të paktën deri në muajin mars. Gjatë seancës, ish-drejtori i SASPAC Ilir Beqaj dhe avokati i tij mbrojtës Ermal Yzeiraj ishin dakord me zgjatjen e afateve hetimore, madje kërkuan të kryhen disa hetime shtesë. Por kërkuan edhe masën ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë që u rrëzua.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 16.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 238, 263 dhe 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 731, datë 30.12.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me Nr. 731 regjistri themeltar, datë regjistrimi 16.12.2024, me kërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 2. Zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024, vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 190 të vitit 2023, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

3. Zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024, vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 190 të vitit 2023 , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

4. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 30.12.2024

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por ende SPAK nuk e ka një shifër ekzakte. Por aktualisht, SPAK ka sekuestruar 14.3 mln lekë, 15 mijë e 500 euro dhe 42 mijë e 300 $, që iu përkisnin shtetasve Ilir Beqaj, Gazment Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe Elton Marini./ZËRI

Poll

MOS HUMB