
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar disa të dhëna të tjera lidhur me një adoleshent tjetër që ka qenë pjesë e konfliktit tek shkolla "Fan Noli", ku edhe humbi jetën Martin Cani. Në një status të gjatë të Berishës, kryedemokrati pretendon se adoleshenti ishte mbajtur i fshehtë nga Policia e Shtetit për shkak të pozitës së dy prindërve të tij. Gjithmonë duke iu referuar pretendimeve të kryedemokratit, prindërit e tij punojnë njëri (Maksim Bekaj) si oficer në Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa nëna, Nevila Bekaj është sekretare në SPAK. Madje Berisha pretendon se ka edhe fotot e personave të dyshuar që kanë marrë pjesë në ngjarje, por ka zgjedhur që të mos i publikojë.
“SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it” shkruan Berisha duke vazhduar me publikimin e një mesazhi tjetër, që thotë: “Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes!”
Emri i adoleshentit tjetër të përfshirë ka dalë nga dëshmia e Luis Meçes nga spitali, i cili pretendon se është qëlluar nga dy bashkëmoshatarë. Po ashtu, tregon se në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka qenë dhe një person i rritur, i cili gjithashtu e ka sulmuar fizikisht, por këtë të fundit nuk ka mundur që ta identifikonte pasi nuk e kishte parë kurrë më parë.
I mituri tregoi me emra se personat që e kishin qëlluar me dy thika të ndryshme ishin dy bashkëmoshatarë. Megjithatë Kledjon Bekaj sapo është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës dhe pritet që të nisin hetimet edhe për rolin e tij në ngjarje.
Statusi i plotë i Berishës:
SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it. Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit. Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital! Te dy prinderit e te miturit te dyte te dyshuar per vrasjen e minorenit jane punonjes te Spakut te Partise… E jema sekretare ne SKAP babai Maksim Bejkaj eshte agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal. Pershendetje Dr policia fsheh personin e dyte qe ka marre pjese ne vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rende te Luizit. Ai eshte nxenesi K.B. i ati i tij eshte oficer i BKH. Kurse burri qe ka ngritur per krahesh Martinin para se ta sulmonin me thike eshte babai i Marios por per shkak te lidhjeve me partine dhe pozicionin qe ka hetuesit e fshehin. Mirembrama Dr Luizi eshte ne gjendje te rende ka marre gjashte thika nga vrasesit e e Martinit kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbane per nje gervishtje prej nje jave ne spital privat. Pershendetje doktor: Skandal Shtetror,ne vrasjen e 14 vjecarit dhe plagosjen rend te shokut te tij ka qene edhe nje person i tret i cili quhet Kledjan Bekaj,policia e nipit te enverit dje doli me nje deklarat zyrtare qe nuk eshte i perfshire personi qe permendet ne media,nga i Ati i te plagosurit,por ne fakt jo qe ka qene i perfshire por edhe personi kryesor qe ka bere masakren por ky emer jo pa qellim nuk eshte ne dosjen e policise apo prokurorise: Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes! SHËNIM: Qytetarët dixhital kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.
Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit./ZËRI