Politikë

Komisioni për Çështjet Ligjore, Rakacolli: Rialokim fondesh për pajisje të reja

Ajo kërkoi një rialokim fondesh për të blerë pajisje të reja.

I.F
Komisioni për Çështjet Ligjore, Rakacolli: Rialokim fondesh
Mira Rakacolli

TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Rakacolli tha se sistemi shëndetësor ka nevojë për aparatura ka dhe nga ato që janë dhe që duhet të zëvendësohen. Ajo kërkoi një rialokim fondesh për të blerë pajisje të reja.

“Në këtë projektligj kërkohet rialokim fondesh nga njëri komponent te tjetri, për faktin se ato aktivitete që ishin parashikuar në njërin nga këto komponentë janë realizuar nga struktura të tjera shëndetësore. Mendojmë që ajo vlerë monetare që ishte parashikuar për realizimin e këtij projekti të kalojë në një aktivitet tjetër dhe konkretisht për marrjen e pajisjeve mjekësore, që ne duam t’i blejmë. Menaxhimi dhe operimi i sistemit hekurudhor nga dy shoqëri aksionere

Pajisja që ne duam të blejmë është angeografi pipla që shkon për shërbimin neurovaskular në qendrën spitalore “Nënë Tereza” dhe që realizon vizualizimin e enëve të gjakut të trurit dhe bën ndërhyrje mini invazive, të cilat deri më sot nuk realizohen në sistemin tonë publik për shkak të mungesës së këtij aparati. Në vizionin tonë, vlera totale e kredisë nuk ndryshon, gjithashtu edhe interesi. Sistemi shëndetësor ka nevojë për aparatura ka dhe nga ato që janë dhe që duhet të zëvendësohen. Kjo kredi ka filluar në vitin 2015, kur kishte shumë mangësi në aparatura, por paratë u shpenzuan sipas prioriteteve, janë marrë skanera, ezhe, grafi të lëvizshme, inkubatorë etj. Angiografi sot nuk ofrohet në publik dhe nëse diagnostifikimi nuk bëhet brenda kohës së duhur, mund të çojë edhe në humbje jete të pacientëve. Blerja e kësaj aparature bën që pacientëve tu shërbehet në kohë reale dhe falas”, tha Rakacolli.

Komisioni për Çështjet Ligjore i drejtuar nga kryetarja Klotilda Bushka e hodhi në votim dhe projektligji u miratua me 15 vota pro dhe asnjë kundër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB