
TIRANË- Deputetët Dashamir Shehi dhe Dash Sula u përfshinë në një debat sot në lidhje me datën e zgjedhjeve. Të ftuar në emisionin “Opinion” në "News24", dy debutetët debatuan në lidhje me konsultimet që u zhvilluan nga presidenti Bajram Begaj. Shehi tha se Partia Demokratike duhej të shkonte në konsultime, ndërsa Sula u shpreh se Presidenti nuk e meriton që t’i ulësh në të njëjtën tavolinë me të.
Pjesë nga debati:
Shehi: PD duhej të kishte shkuar në konsultime me Presidentin. Zoti President e ka në dorë që të heqi dyshimet që ka opozita, por Presidenti nuk i hep dot kriminelët nga zgjedhjet. Ato mund t’i heqë Edi Rama, drejtësia, SPAK. Është në nderin e Presidentit që të bënte gjestin e konsultimeve. Edhe më budallai e kupton këtë. A po shkojmë në zgjedhje ne? A po shkojmë me të gjithë këto dhunime përpara? Pse po e bëjmë këtë? Për të respektuar procesin. A do të shkoni ju në zgjedhje në datën e caktuar nga Presidenti
Sula: Ai si President nuk e meriton të ulesh me të, ai e kam emrin Bajram, por e meriton Haram. Ka emër të shenjtë, ka pak integritet burri. Edi Rama është më i mirë se ky, sepse të shikon në sy, ndërsa Presidenti nuk të sheh në sy. Është kryer puna, data 11 maj do jenë zgjedhjet, e ka vendosur. Ai edhe kur ikën në shtëpi merr leje a të shkoj apo jo.
Shehi: A do të shkoni ju në zgjedhje në datën e caktuar nga Presidenti?
Sula: E ka caktuar ai datën, ka marrë fund data 11 maj do jetë. Pse zgjodhi ai datën 11 maj, që e caktoi PS dhe jo 3 datat e tjera që ishin në dispozicion? Nëse ai nuk cakton datën 11 maj, unë do i ulem në gjunjë do i them më fal. Ky President krijoi debatin edhe për datën e zgjedhjeve, turp i zi. /ZËRI