Politikë

Begaj pret Von der Leyen në Presidencë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në fund të 2027 (VIDEO)

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet një prej objektivave strategjikë të vendit.

M.K.
Begaj pret Von der Leyen në Presidencë: Shqipëria synon mbylljen
Ursula von der Leyen dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur në Presidencë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me të cilën ka diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian reformat e ndërmarra dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjatë takimit Begaj vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet një prej objektivave strategjikë të vendit. Sipas tij, integrimi evropian nuk lidhet vetëm me anëtarësimin, por edhe me forcimin e institucioneve demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Presidenti theksoi se Shqipëria ka bërë përparim në procesin negociues dhe se rezultatet e Planit të Rritjes integrimit në SEPA dhe programit EU4Schools janë shembuj konkretë të përfitimeve që sjell ky proces.

“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”,  theksoi Presidenti Begaj.

Në vijim të bisedës Kreu i Shtetit vuri në dukje rëndësinë e sundimit të ligjit reformës në drejtësi dhe forcimit të institucioneve demokratike. Ai theksoi se rruga drejt BE-s duhet të mbështetet në rezultate konkrete dhe në zbatimin e standardeve evropiane.

“Ne besojmë, -u shpreh Presidenti Begaj,  se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vëtëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”.

Gjatë takimit u nënvizua gjithashtu rëndësia e kontributit të Shqipërisë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Begaj riafirmoi angazhimin e vendit për të vijuar rrugën evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuar në mënyrë aktive në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës./ZËRI

Poll

MOS HUMB