Politikë

"Shqipëria do ta bëjë BE-në më të fortë", Von der Leyen në Tiranë: Jeni në vendet kryesuese të anëtarësimit

Në këtë kuadër ajo bëri me dije se Shqipëria pritet të përfitojë pagesa të tjera nga BE-ja në javët e ardhshme pas rezultateve të arritura deri tani.

M.K.
"Shqipëria do ta bëjë BE-në më të
ursula von der leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Von der Leyen tha se Shqipëria është tashmë mes vendeve që po ecin më përpara në procesin e integrimit duke nënvizuar progresin e bërë në kuadër të reformave dhe zbatimit të Planit të Rritjes.

Sipas Von der Leyen, reformat nuk duhet të mbeten vetëm në nivelin e miratimit, por duhet të zbatohen në mënyrë të plotë. Ajo përmendi në mënyrë të veçantë drejtësinë kuadrin zgjedhor dhe mbrojtjen e mjedisit si fusha ku kërkohet vijim i punës.

Kreu i Komisionit Evropian u shpreh gjithashtu se zbatimi i reformave po ndikon në përafrimin gradual të ekonomisë shqiptare me tregun e përbashkët evropian. Në këtë kuadër ajo bëri me dije se Shqipëria pritet të përfitojë pagesa të tjera nga BE-ja në javët e ardhshme pas rezultateve të arritura deri tani.

Fjalimi i Von der Leyen
“Vërtet është një kënaqësi shumë e madhe që të jem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që Shqiptarët e mbajnë gjithmonë Europën në zemër. Shqipëria është në vendet kryesuese të procesit tonë të anëtarësimit. Unë vij rregullisht dhe bëj gjykim. Shqipëria ka bërë një ecuri fantastike.

Ky është një përparim shumë i rëndësishëm. Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë. Prandaj dëshiroj që t’iu përçoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe europianë, që Shqipëria do e bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Drejtësia, kuadri zgjedhor dhe mbrojtja e mjedisit, miratimi i reformave është i rëndësishëm, por edhe më i rëndësishëm është që ato reforma të zbatohen tërësisht.

Mesazhi ka të bëjë me rezultatet tona të planit të rritjes. Ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ju miratoni dhe ndërmerrni reforma. Ekonomia juaj mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët europian. Ju po ecni shumë mirë me planin e rritjes. Në javët në vijim priten pagesa të tjera. Ne kemi arritur rezultate shumë të mira me tre reformat”, tha Von der Leyen./ZËRI

Poll

MOS HUMB