Politikë

Përgjegjësi politike për emërimet? Rama: E imja është vetëm një, ajo e...(VIDEO)

Kreu i qeverisë u shpreh se ata që shkelin ligjin apo “tradhtojnë qëllimin e përbashkët” duhet të përballen me pasojat përmes institucioneve të pavarura të drejtësisë.

zh.ll
Përgjegjësi politike për emërimet? Rama: E imja
edi rama

TIRANË- Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në drejtësi dhe çështja e përgjegjësisë politike ishin në fokus të konferencës së përbashkët të Presidentes së KE, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës, Rama u pyet për përgjegjësinë politike lidhur me zhvillimet e fundit, emërimet e bëra nga qeveria referuar Vlora Hysenit në krye të SHISH, ndërsa kryeministri theksoi se prioriteti i tij është vijimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. 

Kreu i qeverisë u shpreh se ata që shkelin ligjin apo “tradhtojnë qëllimin e përbashkët” duhet të përballen me pasojat përmes institucioneve të pavarura të drejtësisë.

"Përgjegjësia politike, është një avaz i përsëritur në pafundësi, në mjedisin e diskutimit publik. Unë nuk pretendoj që të bëni të ndryshoni kuptim, por vetëm mund të përsëris, që përgjegjësia ime është një vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërcënimet që i bëhen shtetit, të zhvillohet gjithnjë dhe më shumë si mision i sistemit. Gjërat që ndodhin sot dhe që bëhet sot, as që mund të imagjinoheshin, derisa bëmë reformën në drejtësi. Nëse pyetja juaj se për përgjegjësitë individuale të njëri apo të tjetrit, të përgjigjemi si në komunizëm, atëherë atë sistem e kemi ndryshuar...Ne kemi detyrë të përcaktojmë objektivat, të tregojmë çfarë duam të bëjmë me mbështetjen dhe fondet që mblidhen nga taksat dhe të japim llogari për mënyrën se si qeverisim. Ata që tradhtojnë qëllimin e përbashkët duhet të përballen me pasojat përmes sistemit të pavarur gjyqësor”, deklaroi kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB