Politikë

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Pas miratimit të firmave, nisma do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila do të vendosë nëse qytetarëve do t’u jepet mundësia të shprehen përmes votës për ruajtjen e bashkisë së tyre.

M.K.
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh
Poliçan

POLIÇAN- Banorët e Poliçanit janë një hap më pranë mundësisë për të vendosur me votë për të ardhmen e bashkisë së tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar nënshkrimet e mbledhura nga grupi nismëtar, i cili kërkon zhvillimin e një referendumi kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan.

Pas miratimit të firmave, nisma do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila do të vendosë nëse qytetarëve do t’u jepet mundësia të shprehen përmes votës për ruajtjen e bashkisë së tyre.

Në rast se Gjykata Kushtetuese miraton zhvillimin e referendumit, data e votimit do të caktohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Sipas ligjit, alternativa fituese duhet të marrë shumicën e votave të vlefshme, ndërsa votat në favor të saj duhet të përbëjnë të paktën 33.33% të zgjedhësve të regjistruar.

Tashmë, gjithçka mbetet në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të përcaktojë nëse beteja e banorëve të Poliçanit për mbajtjen e bashkisë do të shkojë deri në kutitë e votimit./ZËRI

MOS HUMB