Politikë

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Në listën e 35 subjekteve të përfshira ndodhet Këshilli i Myslimanëve të Evropës dhe degët e tij, së bashku me një numër organizatash dhe institucionesh islame në vende të ndryshme evropiane.

F.I
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në
foto ilustruese

EGJIPT-Egjipti ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 subjekte që veprojnë në vende të ndryshme të Europës, mes tyre edhe organizata shqiptare ne tre shtete. Vendimi është marrë nga Gjykata Penale e Kajros, në zbatim të një procedure gjyqësore të regjistruar pranë Prokurorisë së Lartë për Sigurinë e Shtetit, me numër 11108 të vitit 2026.

Sipas agjencisë egjiptiane të lajmeve MENA, vendimi është publikuar në numrin 250, shtojcë, të Gazetës Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të kërkesës nr. 1 të vitit 2026 për përfshirjen e organizatave dhe personave në listat përkatëse.

Në listën e 35 subjekteve të përfshira ndodhet Këshilli i Myslimanëve të Evropës dhe degët e tij, së bashku me një numër organizatash dhe institucionesh islame në vende të ndryshme evropiane.

Mes tyre përmenden Fondacioni “Myslimanët e Francës”, Shoqata Islamike e Britanisë, Liga Myslimane e Zvicrës, Bashkësia Islame Gjermane, shoqata islame në Suedi, Itali, Spanjë, Irlandë, Poloni, Rumani, Hungari dhe Finlandë, si dhe organizata të tjera në Austri, Holandë, Belgjikë, Danimarkë dhe Norvegji. Në të njëjtën listë është përfshirë edhe Shoqata Kulturore “E Ardhmja”, e identifikuar në dokumentin e publikuar si subjekt nga Shqipëria.

Masat përfshijnë ndalimin e veprimtarisë, mbylljen e ambienteve të përdorura prej tyre, ndalimin e organizimit të takimeve, si dhe ndalimin e financimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Gjithashtu, parashikohet ngrirja e fondeve, pronave dhe aseteve që zotërohen ose kontrollohen nga subjektet e përfshira në listë.

Lista e 35 organizatave të përfshira:

Këshilli i Myslimanëve të Europës dhe degët e tij.
Myslimanët e Francës.
Shoqata Myslimane e Britanisë.
Liga Myslimane e Zvicrës.
Komuniteti Islamik Gjerman.
Shoqata Islamike në Suedi.
Shoqata Islamike në Itali.
Shoqata Islamike për Dialog dhe Bashkëjetesë (Spanjë).
Shoqata Islamike Irlandeze.
Shoqata Islamike në Poloni.
Shoqata Islamike dhe Kulturore (Rumani).
Shoqata Myslimane e Hungarisë.
Shoqata “Al-Hikma” për Shkencë, Miqësi dhe Bashkëpunim (Turqi).
Shoqata Kulturore “Al-Mustaqbal” (Shqipëri).
Këshilli i Myslimanëve të Ukrainës.
Liga Myslimane e Belgjikës.
Shoqata AKOS për Edukim dhe Kulturë (Bosnjë-Hercegovinë).
Unioni i Organizatave Islamike në Rusi.
Shoqata e Rinisë Islame (Maqedonia e Veriut).
Shoqata Islamike në Finlandë.
Shoqata Islamike në Norvegji.
Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Edukim (Kosovë).
Këshilli Islamik Danez.
Kompleksi Kulturor Islamik (Austri).
Shoqata Islamike Holandeze.
Shoqata Kulturore Islamike “Al-Salam” (Moldavi).
Qendra Arabo-Greke për Kulturë dhe Qytetërim.
Unioni i Studentëve Myslimanë (Çeki).
Këshilli Europian për Fetva dhe Kërkime.
Këshilli Europian i Imamëve.
Këshilli Europian për Familjen Myslimane.
Këshilli Europian për Kuranin e Shenjtë.
Këshilli Europian për Gratë Myslimane.
Forumi Europian i Studentëve Islamikë.
Instituti Europian i Shkencave Humane dhe degët e tij.

MOS HUMB