FIER- 29 vjeçari Bexhet Myftari, punonjës në një fast food në Fier ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17;20 në lagjen 'Konferenca e Pezës'.
I mituri dyshohet se e ka goditur 29vjeçarin me thikë në bark dhe më pas eshtë larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar 17-vjeçarin dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.
Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.
Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./ZËRI