Aktualitet

Operacion antidrogë në Shkodër, 77 kg kanabis, armë dhe kamera vëzhgimi, 2 vëllezër në pranga

Arrestimi i tyre ka ardhur pas 4 muajsh hetime në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. 

F.I
Operacion antidrogë në Shkodër, 77 kg kanabis, armë dhe
droga e sekuestruar

SHKODËR- Dy vëllezër, Gjovalin Sheja, 49 vjeç, dhe Kujtim Sheja, 57 vjeç janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Polinomi”, ndërsa është shpallur në kërkim djali 24-vjeçar i njërit prej tyre, Kristjan Sheja. Arrestimi i tyre ka ardhur pas 4 muajsh hetime në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. 

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 77 kilogramë Cannabis Sativa, një pistoletë me municion, një pushkë pneumatike, municione për armë zjarri dhe gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular). Sipas policisë, tre personat dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të goditur pak ditë më parë gjatë operacionit “Polinomi”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”.  Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

-Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).           

Vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB