Aktualitet

37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë te Trauma

Si pasojë e sulmit të dy prindërit 72 dhe 69 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

M.K.
37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në
foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull në Manëz të Durrësit ku një 37-vjeçar ka dhunuar fizikisht prindërit e tij duke i goditur me sende të forta.

Si pasojë e sulmit të dy prindërit 72 dhe 69 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën, me gjendje shëndetësore të stabilizuar. Ndërsa babai i cili ka marrë dëmtime në kokë ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur përballë banesës së familjes, ndërsa 37 vjeçari raportohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.

Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

MOS HUMB