Aktualitet

U arrestua për vrasje të dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali pranon dhe dy vrasje në Shqipëri! Ja 2 identitetet e dyshuara

Sipas mediave greke, 44-vjeçari, i cili qarkullonte me identitet të rremë, dyshohet se ka pranuar gjatë marrjes në pyetje edhe përfshirjen në dy vrasje të tjera, të cilat raportohet se kanë ndodhur në Shqipëri përpara vitit 2002.

zh.ll
U arrestua për vrasje të dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali
nikolin pali

GREQI- Shqiptari Nikoli Pali u arrestua sot në Greqi, 6 vite pasi dyshohet se vrau ish-të dashurën e tij ukrainase dhe të dashurin e saj. Sipas mediave greke, 44-vjeçari, i cili qarkullonte me identitet të rremë, dyshohet se ka pranuar gjatë marrjes në pyetje edhe përfshirjen në dy vrasje të tjera, të cilat raportohet se kanë ndodhur në Shqipëri përpara vitit 2002.

Dyshime për dy vrasje të tjera në Shqipëri-në kërkim nga INTERPOL

Hetimet pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të shqiptarit Nikolin Pali, kanw marrw tjetwr drejtim. Nga dëshmia e tij, raportohet se dy vrasje të tjera, Nikolin Pali dyshohet se i ka kryer në Shqipëri.

Dy vrasjet që ai ka pranuar dyshohet se kanë ndodhur përpara vitit 2002. Për t’i shpëtuar ndëshkimit, ai ishte larguar drejt Greqisë. Megjithatë, në Shqipëri është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një njoftim të kuq përmes INTERPOL-it, për tentativë grabitjeje me armë në bashkëpunim.

Dyshohet se kryente vrasje me pagesë, policia heton edhe dy atentate të tjera

Sipas policisë greke, 44-vjeçari, i cili u arrestua në zonën e Patisionit, qarkullonte me dokumente identifikimi të falsifikuara dhe dyshohet se po përgatitej të kryente një tjetër sulm. Ai konsiderohet nga policia si një person me precedentë të rëndë penalë, i cili merrte përsipër vrasje me pagesë.

Aktualisht po hetohet përfshirja e tij në dy vrasje konkrete, të cilat kanë karakteristikat e atentateve me pagesë.

Ndaj tij ishin në fuqi gjashtë vendime dënimi për veprat penale të vrasjes me dashje dhe në mënyrë të përsëritur, grabitjes në mënyrë të përsëritur dhe shkatërrimit të pronës së tjetrit me zjarrvënie.

Identitet e dyshimta

Ndërkohë, burimet ngrenë dyshime se Nikolin Pali mund të jetë në të vërtetë Fran Preldakaj, i njohur edhe si Zef Preldakaj, 44 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Shqipëri, dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale të tentativës së grabitjes në bashkëpunim.

Autoritetet shqiptare kishin publikuar edhe një njoftim kërkimi, ku bëhej me dije se personi në fjalë ishte dënuar me 22 vite burg për vrasje.

U arrestua për vrasje të dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali

Arrestimi

Për lokalizimin e tij, policia shfrytëzoi informacione të mbledhura nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë Personale, në Drejtorinë e Nënvarur për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës. Më pas u organizua një operacion i koordinuar policor në një apartament në zonën e Kato Patisionit.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në praninë e një prokurori dhe me ndihmën e njësisë speciale EKAM, 44-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua. Bashkë me të u arrestua edhe një 41-vjeçare, dyshohet si e dashura.

Më konkretisht, vendimet e dënimit kishin të bënin me një vrasje të dyfishtë, e ndodhur në natën mes datave 10 dhe 11 tetor 2020, në një shtëpi pushimi në Loutraki të Korinthit.

I arrestuari dyshohet se kishte vrarë me sëpatë ish-partneren e tij me origjinë ukrainase dhe partnerin e saj të atëhershëm, një farmacist nga zona. Më pas, ai u kishte marrë viktimave para dhe bizhuteri. Në vijim, kishte transportuar automjetin e gruas në një vend të izoluar dhe i kishte vënë flakën./ZËRI

MOS HUMB