ELBASAN-Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor dhe ka arrestuar autorin e vendosjes së tritolit në automjetin e punonjëses së Bashkisë, Alba Duhanxhi.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 nëntorit në lagjen “28 Nëntori”, ku lënda plasëse ishte vendosur në gomën e automjetit tip 'Volkswagen'. Si pasojë e shpërthimit u dëmtua dhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi të makinës së Duhanxhiut.
Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia njofton se ka arritur të zbardhë plotësisht dinamikën e ngjarjes, të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar. Zhvillimet e mëtejshme lidhur me identitetin e personit të arrestuar, motivet dhe rrethanat që e çuan atë drejt këtij veprimi pritet të bëhen të ditura përmes informacionit të plotë zyrtar të Policisë./ZËRI
