Politikë

'Një derë e hapur drejt Europës', Rama nga Dublini: Negociatat synojmë t’i mbyllim në 2027

Gjatë një vizite në Dublin të Irlandës kreu i qeverisë deklaroi se objektivi i Shqipërisë është përmbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 edhe pse e pranoi se bëhet fjalë për një synim ambicioz.

M.K.

 'Një derë e hapur drejt Europës', Rama nga Dublini:

Kryeministri Edi Rama

DUBLIN- Kryeministri Edi Rama e konsideron anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian një mundësi reale, duke e cilësuar periudhën aktuale si një moment përcaktues për të ardhmen europiane të vendit. Gjatë një vizite në Dublin të Irlandës kreu i qeverisë deklaroi se objektivi i Shqipërisë është përmbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 edhe pse e pranoi se bëhet fjalë për një synim ambicioz.

Rama ishte i ftuar në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku zhvilloi një diskutim me ekspertë të Europës dhe Ballkanit si dhe diplomatë mbi temën 'Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi'.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh optimist për ecurinë e procesit të integrimit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet përballë një mundësie që deri pak kohë më parë dukej e vështirë për t'u arritur.

“Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë. Shohim një derë të hapur si një mundësi reale të vërtetë, për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje europiane. Është një moment që është shndërruar në një moment kulmor, ku gjërat që dukeshin të pamundura, tani janë të mundura. Mund të bëhemi pjesë e kësaj familjeje më në fund. Duhet të bëjmë maksimumin që të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër. Sigurisht që Europa ka një proces të ndërlikuar vendimmarrjeje. Ajo që është më e rëndësishme është që t’ja dalim me sukses të përmbyllim kapitujt e negociatave. Sot çdo gjë po ecën sipas rregullave dhe jemi dakord edhe me komisionin për këtë." tha Rama./ZËRI

MOS HUMB