BURREL- Një punonjës i Policisë së Burgjeve është dëmtuar pas një sulmi nga një i dënuar në burgun e Burrelit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar gjatë turnit të tretë.
Efektivi i identifikuar si Agron Bebja ka marrë dëmtime nga goditja dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Përgjegjës për sulmin dyshohet të jetë i dënuari Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër, në vitin 2017.
Krimi ndodhi në mesnatën e 1 korrikut 2017 në lagjen 'Qemal Stafa' ku mjeku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Pas ngjarjes Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa në 2 qershor 2021 u vetëdorëzua në polici.
Aktualisht, ai vijon të vuajë dënimin në burgun e Burrelit ku ndodhi edhe incidenti i fundit.
Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka sulmuar një punonjës të Policisë së Burgjeve./ZËRI
