Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Dyshohet se dogji banesën dhe furgonin e një bashkatdhetari

Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në zonën e Vareses, ku shënjestër kanë qenë një banesë në ndërtim dhe furgoni në pronësi të një 32-vjeçari shqiptar sipërmarrës në sektorin e ndërtimit.

M.K.
Arrestohet shqiptari në Itali/ Dyshohet se dogji banesën dhe furgonin
foto ilustruese

ITALI- Një 40 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në provincën e Vareses në Itali i dyshuar për dy zjarrvënie të qëllimshme ndaj pronës dhe automjetit të një bashkatdhetari të tij.

Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në zonën e Vareses, ku shënjestër kanë qenë një banesë në ndërtim dhe furgoni në pronësi të një 32-vjeçari shqiptar sipërmarrës në sektorin e ndërtimit.

Arrestimi është kryer gjatë natës mes 25 dhe 26 tetorit në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjyqtari i Hetimeve Paraprake pranë Gjykatës së Vareses.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave 40vjeçari është dërguar në burgun e Busto Arsizios ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë italiane.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e dy episodeve dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e tij penale./ZËRI

MOS HUMB