LEZHË- Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës, ku prej orës 10:00 të paradites vijon të jetë i ndërprerë furnizimi.
Ndërprerja ka prekur fshatrat Kolsh, Manati, Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen, Gajush dhe Pllanë duke vështirësuar aktivitetin e përditshëm të familjeve dhe bizneseve që operojnë në këto zona.
OSHEE bën me dije se shkak është një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa grupet e punës janë angazhuar për riparimin e tij dhe rikthimin e furnizimit. Megjithatë, deri më tani situata vijon të mbetet e pandryshuar, me zonat e prekura ende pa energji elektrike./ZËRI