Aktualitet

Nga festa e Halloween në urgjencë! Mbi 300 të rinj përfundojnë në QSUT, dyshime për përdorim të Raping Drugs

Sipas raportimeve paraprake, mbi 300 të rinj kanë shfaqur shqetësime shëndetësore

F.I

TIRANË- Ajo që supozohej të ishte një natë festive për Hallween në Tiranë përfundoi për qindra të rinj duke marrë trajtime mjekësore në urgjencën e QSUT.

Sipas raportimeve paraprake, mbi 300 të rinj kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, ndërsa rreth 230–240 persona raportohet se janë paraqitur në urgjencë brenda një harku kohor prej vetëm tri orësh. 

Mbi 80 vajza dyshohet se kanë shfaqur simptoma të lidhura me helmimin nga substanca të njohura si “Rape Drugs”, të cilat mund të jenë përzier me pijet alkoolike gjatë festimeve. Substanca mund të shkaktojnë marramendje, çorientim, humbje të kujtesës dhe, në raste më të rënda, humbje të vetëdijes.

Lidhur me rastin ende nuk ka një raportim nga institucionet shëndetësore apo detaje lidhur me gjendjen e të rinjve.

MOS HUMB