Aktualitet

Niveli i Fierzës zbret në 260 metra, dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër

Ky fenomen është regjistruar dy herë brenda dhjetë muajve të fundit.

F.I

 

Niveli i Fierzës zbret në 260 metra, dalin sërish në
PAMJE NGA NGJARJA

 

KUKËS-Liqeni i Fierzës vijon të humbasë nivel. Sipas të dhënave më të fundit, kuota e ujit është 260 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet shënojnë me pak se 45 metër kub ujë në sekondë.

Situata hidrike mbetet e njëjtë ndërsa hidrocentrali i Fierzës është jashtë pune për shkak të rënies së nivelit të ujit në liqen. Niveli i liqenit ndikohet nga reshjet, prurjet e lumenjve dhe menaxhimi i rezervave ujore. Shfaqja e rrënojave të Kukësit të Vjetër është një tjetër tregues i tërheqjes së ujërave.

Ky fenomen është regjistruar dy herë brenda dhjetë muajve të fundit. Ecuria e reshjeve dhe prurjeve në ditët në vijim do të jetë vendimtare për rikuperimin e rezervave ujore dhe rikthimin në punë të hidrocentralit të Fierzës.

Liqeni artificial i Fierzës u ndërtua mbi shtratin e lumit Drin gjatë periudhës së regjimit komunist, në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit të Fierzës. Ai ka një kapacitet ujëmbajtës prej rreth 2.7 miliardë metra kub ujë, çka e bën atë rezervuarin më të madh hidroenergjetik në vend.

Ky hidrocentral luan një rol kyç në sistemin energjetik kombëtar, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për menaxhimin e prurjeve të lumit Drin, për të shmangur rrezikun e përmbytjeve në zonat e ulëta të veriut./ZËRI

MOS HUMB