LIVE UPDATES

Vrasja e boksierit Besar Nimani në Gjermani. I vëllai: Ka pasur konflikte

➤ Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në qytetin e Biefeldit në Gjermani. ➤ 38-vjeçari shqiptar është qëlluar nga persona ende të panjohur teksa ndodhej jashtë ambienteve të një lokali. ➤ Teksa autorët, janë larguar më pas me shpejtësi duke përdorur një skuter. ➤ Një nga autorët është vetëdorëzuar, ndërsa 2 të tjerët janë në arrati. ➤Dyshohet se boksieri shqiptar u vra nga një irakian (identiteti i të cilit nuk dihet), por ende nuk dihen arsyet. Ai la pas vetës tre fëmijë dhe gruan. ➤I vëllai i viktimës, Berat Nimani tha se i vëllai ka pasur konflikte. ➤ Por nga mediat gjermane u zbulua se shqiptari ishte shënjestër e një atentati bashkë me të vëllanë edhe në vitin 2013. ➤ Shkak për përplasjen ishte një konflikt mes grupeve shqiptaro-turke në Gjermani. ➤ Megjithatë nuk dihet nëse vrasja e tij ka lidhje me konfliktin e 11 viteve më parë. ➤ Sipas Prokurorisë, në të gjithë zonën po zhvillohet një operacioni i madh kërkimor për kapjen e autorëve.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Lufta mes klaneve shqiptaro-turke/ Ky ishte atentati i 3 ndaj boksierit Nimani

Vrasja e boksierit Besar Nimani në Gjermani. I vëllai: Ka pasur
Besar Nimani

GJERMANI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Dje, shqiptari u vra me armë zjarri nga 3 persona, ende të paidentifikuar nga Policia gjermane. Por kjo nuk është hera e parë që ka pasur probleme. Një atentati i ka shpëtuar edhe në vitin 2013, kohë kur ai dhë vëllai u përplasën me një person të tretë, i cili nxorri armën dhe i qëlloi. Identitetin e këtij të fundit, mediat gjermane nuk e kanë bërë me dije. Por shtuan se autori u dënua me 18 muaj burg për shkelje të ligjit për armët, pasi u provua se kishte vepruar në vetëmbrojtje sepse dy vëllezërit e kishin qëlluar me shishe "Coca Cola" në kokë.

Vrasja e boksierit Besar Nimani në Gjermani. I vëllai: Ka pasur
Besar Nimani në 2013

Sipas gazetës gjermane "nius.de", boksieri ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, pasi bëhej fjalë për betejë për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld. Në atë kohë ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare dhe atyre me prejardhje turke. Por, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Gjermanisë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ngjarje e para një dekade.

Gjithashtu 3 vite më parë, i vëllai i viktimës, Berati zbuloi se i vëllai ishte përleshur fizikisht tri vite më parë në një market në Gjermani. Por nuk ishte përplasja e vetme, pasi edhe 6 muaj më parë, shqiptari i Kosovës ishte dënuar me gjobë për lëndim trupor. Në të dyja rastet, Nimani tha në atë kohë se sulmuesit e tij donin t'i zhvatnin paratë.

Kësaj herë, duket se kundërshtarët e tij kanë marrë masa për të eliminuar boksierin, i cili po shkonte në përkujtimoren e një miku të tij, kur 3 persona i prenë rrugën. Besar Nimani u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në qytetin e Biefeldit në Gjermani, ndërsa 2 persona janë ende në arrati, pasi një prej autorëve vendosi që të vetëdorëzohej. Edhe pse Berat Nimani e ka pranuar se boksierin e ndjerë kishin tentuar ta vrisnin disa persona, mohon faktin që mund të jetë ndonjë prej të larpërmendurve, ndërsa Policia gjermane ka kryer disa kontrolle në disa apartamente në Bielefeld për të vendosur në pranga autorët e ngjarjes. Deri më tani nuk kanë pasur rezultat, por megjithatë, sipas Prokurorisë, një operacioni i madh ka nisur dhe ende vijon./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i boksierit Besar Nimani, flet i vëllai: E di kush e vrau, ka pasur konflikte!

Vrasja e boksierit Besar Nimani në Gjermani. I vëllai: Ka pasur
Besar Nimani

GJERMANI- Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë mbrëmjen e djeshme ka dhënë më shumë detaje që mund të zbardhin shkakun e vrasjes të së vëllait në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Edhe pse me mort në familje, Berati ka gjetur kohën për të dhënë detaje për ngjarjen tragjike duke dhënë prononcime për mediat e Kosovës. Në një prononcim për "Paparaci", Berati bëri me dije se në momentin e vrasjes, Besari po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.

“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin,”- tha Nimani.

Më tej, shtoi se i vëllai kishte pasur një konflikt 3 vite më parë me një nga të dyshuarit, por nuk dha detaje të tjera.

“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka nxjerrë jashtë lokalit duke e qëlluar me shuplaka,”-shtoi ai. Ndërkaq sipas Beratit, një nga të dyshuarit është dorëzuar në Polici, ndërsa dy të tjerët janë ende në arrati. Megjithatë për kapjen e tyre në zonë është duke u zhvilluar një operacion i madh policor, për t'i vendosur para drejtësisë. Autorët e krimit, sipas medias gjermane "nius.de", me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të paditur.

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur. Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të ëBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRI/ Vritet në Gjermani ish-boksieri shqiptar

Vrasja e boksierit Besar Nimani në Gjermani. I vëllai: Ka pasur
Besar Nimani

GJERMANI- Besar Nimani, 38 vjeç nga Kosova është ekzekutuar një natë më parë në Gjermani, pasi ra pre e një atentati me armë zjarri. Raportohet se Nimani, ishte një ish-boksier që jetonte prej vitesh në Gjermani. Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 të së shtunës.

Autorët e ngjarjes, të cilët dyshohet të jenë më shumë se një janë ende në arrati dhe Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. 38-vjeçari sipas Policisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të shumta. Autoritetet po punojnë për kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB