LIVE UPDATES

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë zjarri në Itali! Zbardhen DETAJE

➤ Kasem Kasmi, 27 vjeç është viktima e atentatit të mbrëmshëm në Itali, ku mbetën të plagosur dhe tre shqiptarët të tjerë. ➤ Raportohet se masakra u shkaktua pas prishjes së pazareve të drogës mes dy bandave shqiptare. ➤ Kasmi dhe tre shokët e tij ishin ulur në një lokal në qendrën Via Aldo Moro në Frosinone, ku u qëlluan me breshëri plumbash. ➤ 27-vjeçari vdiq në vend, ndërsa tre shokët e tij mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. ➤ Dy prej tyre janë identifikuar si Giuliano D. dhe Elia D. ➤ Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, Policia italiane ka arrestuar një nga autorët, 23-vjeçarin Mikea Zeka. ➤ Vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

6 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

DETAJE të reja, cilët janë shqiptarët e përfshirë në masakrën e Fosinones

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
Kasem Kasmi

ITALI- Kasem Kasmi u vra dje në Frosinone. Ishte 27 vjeç dhe me kombësi shqiptare. Ai shkonte shpesh në Romë, Kasem Kasmi. Ai e donte jetën e mirë, varkat dhe makinat sportive. Në kryeqytetin Ciociaria ai njihej me pseudonimin "Carletto", por jetën ia mori dje një plumb në qafë. Në pranga për vrasjen ka përfunduar bashkëkombasi i tij, shqiptari 23-vjeçar Mikea Zaka. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 kur Kasem Kasmi, vëllai i tij Ervini dhe disa miq të tyre mbërritën në “Shake Bar” në rrugën “Aldo Moro”. Autori Mikea Zaka ishte ulur në një tavolinë jashtë restorantit në shoqërinë e dy miqve të tij të identifikuar si Giuliano D. dhe Elia D., të dy shqiptarë. Të dy grupet filluan të debatonin me fjalë të cilat më pas ua lanë vendin plumbave.

Ndërsa plumbat i kanë marrë jesën Kasmit, një tjetër nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Identiteti i të plagosurit nuk është bërë me dije, por nga mediat e huaja është zbuluar se ai është operuar nga një frakturë e femurit që ia ka shkaktuar një plumb. I gjithë sherri ka nisur për një grua. Kjo e fundit, sipas asaj që pretendon autori, fillimisht ka qenë e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është bashkuar me Mikean, vrasësin. Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasen që e kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t'u mbrojtur.

Pasi kreu vrasjen, armën e hodhi në lumin Cosa./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur i riu vret Kasmin për një fjalë gojë...

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Kasem Kasmi u vra mbrëmjen e djeshme për një fjalë gojë. Vrasja e shqiptarit në Frosinone në Itali është e dokumentuar në një video e kapur nga kamerat e një restoranti, shumë pak metra pranë vendit të ngjarjes. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "ZËRI", duket qartë momenti kur nis sherri midis grupeve të shqiptarëve, derisa disa sekonda më vonë Mikael Zaka nxjerr armën qëllon me armë 27-vjeçarin Kasem Kasmi, vëllanë e tij, Ervin Kasmin dhe dy shqiptarë të tjerë.

E gjithë ngjarja, ka tmerruar klientet e restorantit, të cilët janë struktur në një cep. Nga të shtënat, 27-vjeçari vdiq në vend, ndërsa tre shokët e tij mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore.  Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, Policia italiane ka arrestuar një nga autorët, 23-vjeçarin Mikea Zeka./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vrau Kasem Kasmin/ DËSHMIA e autorit: Qëllova për vetëmbrojtje! Kisha konflikt për një vajzë

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
Mikea Zaka, pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Zbardhet dëshmia e Mikea Zakës, 23-vjeçarit, i cili qëlloi për vdekje një natë më parë Kasem Kasmin dhe plagosi tre të tjerë, një prej të cilëve vëllai i viktimës. Ai ka thënë para oficerëve të policisë së ka qëlluar për vetëmbrojtje si dhe ka treguar versionin e tij sa i përket dinamikës së ngjarjes. Në prani dhe të avokatit ai ka thënë se ka qenë i ulur në një tavolinë me miqtë e tij kur i është afruar Kasmi, me të vëllain dhe dy të tjerë.

Në këtë moment vazhdon ai ka nisur një sherr verbal me fjalë kërcënuese dhe përleshje fizike. Pas kësaj ai ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë. Ndërkohë ndër të tjera ai ka treguar se me viktimën ka pasur një mosmarrëveshje të vjetër që kishte të bënte me një vajzë.

Mikea Zaka: Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese. Me Kasemin kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze. Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ky është Kasem Kasmi, i cili u ekzekutua mbrëmë në Itali

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
KASEM KASMI

ITALI- ZËRI ka siguruar foton e 27-vjeçarit Kasem Kasmit, i cili mbeti i vrarë pas përplasjes me armë zjarri mes bandave shqiptare në Itali. Kasem Kasmi u qëllua për vdekje pas përlasjes me armë zjarri të dy bandave shqiptare mbrëmjen e djeshme në Itali. Ende nuk dihet motivi, por po hetohet pista e një përplasje për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
KASEM KASMI

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shtetas shqiptar, Mikea Zeka, 23-vjeç. I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, identifikohet autori dhe viktima (EMRAT)

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
Kasem Kasmi dhe Mikea Zeka

ITALI- Janë identifikuar viktima dhe autori i ngjarjes së mbrëmshme në Frosinone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.

Dy bandat shqiptare kanë qenë në ambjentet e një lokali në Frosinone. Në një moment pala kundërshtare ka hapur zjarr duke lënë të vdekur bashkëkombasin dhe duke lënë të plagosur tre të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zeka gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Sulmi i përgjakshëm në Itali, mediat: Ishte përplasje mes bandave shqiptare! Arrestohet një nga autorët

EMRAT+FOTO/ Këta janë viktima dhe autori i masakrës me armë
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me sulmin e përgjakshëm të një nate më parë në Itali, ku një shqiptar u ekzekutua në një lokal, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Mediat italiane raportojnë se nuk kemi të bëjmë me një përplasje mes bandave shqiptare dhe atyre marokene, siç u raportua në fillim, por me një përplasje mes dy bandave shqiptare. Mësohet se grupi kundërshtar, i përbërë nga pesë persona, ndodhej në të njëjtin lokal me viktimat.

Në një moment ata kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur bashkëkombasin dhe duke lënë të plagosur tre të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë Policia ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB