Ç'shkakton sulmi me drone dhe raketa nga Irani? "Sytë" nga Netanyahu dhe Amerika

TEL AVIC- Izraeli po sulmohet nga Irani. Më shumë se 100 dronë mendohet se po shkojnë drejt Tel Avivit, si kundërpërgjigje nga Teherani. Por jo vetëm kaq, pasi mediat iraniane, raportojnë se drejt Izraelit janë nisur edhe raketa balistike. Por ky version nuk është konfirmuar as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as nga Izraeli. Raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) kanë aftësinë për të arritur dhe shkatërruar qytete si Londra apo Uashingtoni. ICBM-të mund të arrijnë shpejtësinë maksimale rreth 10 minuta pas lëshimit.
Eksperti i mbrojtjes, gjenerali Sir Richard Barrons, tha për Sky Newës: Koka e raketës në pjesën e përparme të saj ka një rendiment midis 300 dhe 800 kiloton [ekuivalenti i TNT]. 300 kiloton janë të mjaftueshëm për të shkatërruar Uashingtonin, Londrën apo Parisin.
Për dronët, dëmi nuk mund të përllogaritet saktësisht pasi nuk dihet se çfarë lloji kanë përdorur. Vendi prodhon "Shahed-136", të cilat i ka eksportuar edhe në Rusi për luftën në Ukrainë. Shahed-136 (Geran-2) është një lloj droni vetëvrasës. Municioni është krijuar për të sulmuar objektivat tokësorë nga një distancë. Shtigjet e fluturimit normalisht janë të para-programuara dhe mund të jenë mjaft komplekse, dhe Shaheds shpesh përdorin një kombinim të sofistikuar të sistemeve të navigimit amerikan, rus dhe kinez për t'i bërë ato më të vështira për t'u bllokuar.
Por çfarë armësh ka Irani?
Pjesa më e madhe e fuqisë raketore me rreze të gjatë veprimi të Iranit qëndron në modelet "Fateh, Khaebar dhe Dezful", të cilat të gjitha kanë një rreze veprimi prej 1000 kilometrash ose më shumë. Irani gjithashtu ka zbuluar së fundmi një model të ri droni me rreze të gjatë, Mohajer 10, për të cilin pretendon se është i aftë të bombardojë Izraelin dhe, gjithmonë sipas tyre, ta kthejnë në "epokën e gurit".
Edhe dronët kapin rreze rreth 1700 kilometra. Sot është mundësia ta testojnë.
Si do t'i përgjigjet Izraeli kërcënimeve të Iranit?
Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, ka të ngjarë të konsiderojë një përgjigje në natyrë nëse objektivat ushtarake ose qeveritare izraelite do të goditeshin nga Irani. Këtu përfshihen objektiva si selia e IRGC-së në Teheran.
Në pamje të parë, një luftë Iran-Izrael mund të duket se është në favor të Iranit për shkak të numrit shumë më të lartë të trupave. Por kur bëhet fjalë për tanke, Izraeli ka 3000 - dyfishi i rezervave të Teheranit. Duke qenë se lufta po zhvillohet në qiell, dy kombet janë të ndarë nga Siria, Iraku, Jordania dhe Arabia Saudite. Dy vendet e fundit nuk kanë asnjë interes të lejojnë që konflikti të depërtojë në territorin e tyre.
Irani mund të përpiqet potencialisht të dërgojë trupat e tij për të pushtuar Izraelin nëpërmjet Irakut, ku zotëron ndikim të rëndësishëm politik dhe aleatit kryesor, Sirinë. Izraeli mendohet se ka një forcë ajrore më të madhe dhe më të fuqishme se Irani, megjithëse Irani është përpjekur të marrë avionë të rinj luftarakë nga Rusia në këmbim të armatosjes së Moskës me dronë për të luftuar Ukrainën. Por Izraeli, ka SHBA në anën e tij./ZËRI
Irani "lan hesapet" me Izraelin: Morëm hak! E mbyllim këtu, SHBA të qëndrojë larg

IRAN- Misioni i Iranit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara ka bërë me dije se sulmi me drona u krye në bazë të fuqisë së nenit 51 të Kartës së OKB-së. Po ashtu, sqaruan se e gjitha është kundërpërgjigje e sulmit të 1 prillit të Izraelit ndaj ambasadës në Damask, Siri. Por me kaq duan që të mbyllin "punë".
"Me sulmin e sotëm çështja mund të konsiderohet e përfunduar,”- thotë Irani.
REAGIMI I PLOTË:
Sulmi i kryer në fuqinë e nenit 51 të Kartës së OKB-së në lidhje me mbrojtjen legjitime, veprimi ushtarak i Iranit ishte në përgjigje të agresionit të regjimit kundër objekteve tona diplomatike në Damask. Çështja mund të konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cilim SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!/ZËRI
"Operacioni Premtimi i vërtetë", ky është kodi i sulmit të Iranit

IRAN- Ka pasur shumë nga deklarata ushtarake iraniane deri më tani, por sot ndodhi sulmi i parë ndaj Izraelit. Burime nga qeveria bëjnë me dije se sulmi i kësaj mbremje ka lidhje me "krimet e përsëritura" të Izraelit (ato që i cilëson Irani si të tilla) - duke përfshirë kështu edhe sulmin e 1 prillit në konsullatën iraniane për të cilën Irani ka fajësuar Tel Avivin.
Në të njëjtën deklaratë thuhet se sulmi është koduar: Operacioni Premtimi i Vërtetë.
Por nuk jepen sumë detaje të tjera lidhur me ngjarjen./ZËRI
Shtëpia e Bardhë përcjell mesazhin e parë të Biden: Mbështetja për Izraelin është e hekurt

UASHINTON- Irani ka filluar një sulm ajror kundër Izraelit që ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh. Presidenti i SHBA, Joe Biden po "përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare" dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë. Kështu tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.
“Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë,”- thotë ajo.
E po ashtu ka përcjellë edhe një mesazh të ri nga presidenti.
"Mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë popullit të Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani. Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është "e hekurt". Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”./ZËRI
Media iraniane: Kemi lëshuar raketa balistike drejt Izraelit

IRAN- Teherani ka lëshuar valën e tij të parë të raketave balistike drejt Izraelit. Lajmin e konfirmoi për CNN një burim për agjencinë shtetërore të lajmeve të Iranit, IRNA.
"Raketat u qëlluan në objektiva "thellë" në vend,"-bëri me dije burimi. Madje publikuan edhe një grafik që tregon rrezen e raketave balistike të Iranit. Deri më tani nuk dihet se cila raketë është lëshuar drejt Izaelit./ZËRI
Përllogatitja: Irani ka 'sulur' drejt Izraelit më shumë se 100 dronë

IZRAEL- Një zyrtar ushtarak izraelit tha në një konferencë se më shumë se 100 dronë ishin nisur drejt Izraelit nga Irani. Zyrtari tha se Izraeli po vëzhgonte "aparatet" e tjera që Irani mund të niste drejt tyre, duke nënkuptuar raketat ballistike.
"Qasja e dronëve ndaj Izraelit po gjurmohet dhe po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin. Ne po ndjekim aftësitë e tjera që Irani ka në këtë moment. Nuk mund të konfirmoj asgjë pozitive në lidhje me municionet e tjera përtej dronëve shpërthyes që Irani ka nisur ndaj nesh,”- tha zyrtari.
Zyrtari shtoi se dronët pritej të mbërrinin në orët në vijim, më konkretisht rreth orës 2 të mëngjesit/ZËRI
Sulmi i Iranit/ Ministria e Jashtme thirrje SHQIPTARËVE në Izrael: Na telefononi për çdo nevojë

TIRANË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve që ndodhen në Izrael, teksa vendi po pret një sulm të madh me dronë dhe raketa nga Irani. Në njoftimin zyrtar, MEPJ shtoi se në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael, por edhe me gjithë shqiptarët që jetojnë atje.
"U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase,"- njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
DEKLARATA E PLOTË:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase. Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe ëhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601./ZËRI
Sulmi me drona nga Irani, Izraeli mbledh kabinetin e luftës, MASAT e para

IZRAEL- Përgatitjet kanë nisur për të "përballuar" sulmin me dronë. Izraeli ka mbledhur urgjentisht kabinetin e luftës në selinë e Forcave të Mbrojtjes në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv. Shkollat, universitetet dhe kampet izraelite janë mbyllur. Zyrtarët izraelitë po u thonë banorëve që të mos panikohen dhe të kenë kujdes./ZËRI
ME VIDEO- Irani nis dronë drejt Izraelit, bien këmbanat e alarmit

IZRAEL- Dalin pamjet e para nga sulmi me dronë të nisur nga Irani drejt Izraelit. Dronët iranianë, që mendohet se janë rreth 50, pritet të arrijnë objektivin e tyre në orën 2:00 të mëngjesit. Gjithmonë nëse nuk rrëzohen nga sistemet anti-raketore!
Iranians drones.#Iran
— Arslan Baloch (@balochi5252) April 13, 2024
pic.twitter.com/nvCW69hQfd
Ashtu si Izraeli, edhe Jordania, edhe vetë Irani që ka nisur sulmin, kanë mbyllur hapësirën ajrore.

Kjo masë do të vazhdojë deri në orën 7 të mëngjesit. Kërcënimi i Iranit po rrit më tej tensionet në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, në një klimë të tillë tensionesh të shtuara dhe nën frikën e sulmeve të kërcënuara, vende si SHBA, Britania e Madhe, India, Australia, paralajmëruan qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në Izrael dhe Iran./ZËRI
Dronët iranianë pritet të mbërrijnë në Izrael në orën 02:00, Teherani: I nisi Jemeni, jo ne

IZRAEL- Daullet e luftës po bien në Lindjen e Mesme, pasi sulmi i Iranit, i cili pritej në orët e fundit, ka nisur të ndodhë kundër Izraelit. Teherani ka nisur sulmet me dhjetëra e ndoshta qindra dronë, të cilët pritet të mbërrijnë në 'destinacion' në orën 02:00 në Izrael. Por Garda Revolucionare pretendon se nuk ka lidhje dhe se dronët janë nisur edhe nga Jemeni.
Ushtria izraelite konfirmoi, nga ana e saj, se dronët janë nisur drejt Izraelit, duke deklaruar se "IDF" (Ushtria) është në gatishmëri të plotë.
Aeroplanët luftarakë të SHBA-së dhe aleatëve thuhet se do të përpiqen të neutralizojnë dronët iranianë përpara se të arrijnë në Izrael. Këto dronë mbajnë secili 20 kilogramë eksploziv, por gjenerali izraelit në pension Amos Yadlin dhe se mbrojtja ajrore e Izraelit është e përgatitur për t'i rrëzuar ato./ZËRI
Irani sulmon Izraelin, Shtëpia e Bardhë: Biden po ndjek gjithçka

SHBA- Shtëpia e Bardhë bëri njoftimin e saj të parë menjëherë pasi u konfirmua se Irani kishte nisur një sulm me dron ndaj Izraelit. Lajmin e ka zyrtarizuar edhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu, i njëjti person, pretendon se presidenti Joe Biden përditësohet rregullisht për situatën. Për shkak të emërgjencës, anuloi një takim që kishte planifikuar në Delawere, duke ndryshuar kurs për në Uashtingon. Vetëm pak ditë më parë, Biden, paralajmëroi Iranin që të mos sulmonte duke përdorur vetëm një fjali: Mos!
Por paralajmërimi i tij, nuk u mor aspak parasysh. Mbrëmjen e sotme, Irani ka nisur rreth 50 drona drejt Izraelit që pritet të arrijnë brenda disa orësh. Për shkak të klimës së tensionuar mes dy vendeve, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që e kanë bërë edhe Irani edhe Jordania. Edhe pse vetë kanë sulmuar, edhe Irani e ka mbyllur gjithashtu hapësirën e tij ajrore./ZËRI
Po ndodh! Irani nis mbi 50 drone në Izrael, Netanyahu: Jemi të përgatitur për në sulm

TEHERAN- Daullet e luftës kanë nisur që të bien në Lindjen e Mesme, pasi Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit. Sipas raporteve nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë, Teherani ka nisur dhjetëra sulme me të paktën 50 dronë që pritet të arrijnë në Izrael brenda disa orësh. Për shkak të klimës së tensionuar mes dy vendeve, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që e kanë bërë edhe Jordania. Edhe pse vetë kanë sulmuar, edhe Irani e ka mbyllur gjithashtu hapësirën e tij ajrore. Në orët e fundit klima e tensionit është rritur në mënyrë të rrezikshme në Lindjen e Mesme, e cila është reflektuar në stafin e qeverisë amerikane. E gjitha ka nisur pas kapjes së anijes izraelite nga Garda Revolucionare.
Menjëherë pas dhënies së lajmit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte i përgatitur për një "sulm të drejtpërdrejtë nga Irani" pas kërcënimeve për hakmarrje.
"Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm,"-tha ai në një deklaratë televizive, duke shtuar se Izraeli kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe "shumë" vendeve të tjera.
Zyrtari i lartë i sigurisë kombëtare i Joe Biden ka folur me homologun e tij izraelit ndërsa kërcënimi i një sulmi iranian vazhdon. Jake Sullivan tha se ai foli me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Izraelit, Tzachi Hanegbi për të diskutuar ngjarjet në Lindjen e Mesme. Ndërkohë në një deklaratë televizive, kundëradmirali Daniel Hagari, ashtu si Netanyahu, bëri me dije se Izraeli është "mirë i përgatitur" për sulmin.
"Ne jemi përgatitur për skenarë të ndryshëm paraprakisht. Ne do të përpiqemi t'i pengojmë dronet që të arrijnë territorin izraelit, kjo është detyra jonë,"-tha ai.
Po ashtu, siç është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare, duke cituar informacionet e fundit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ndërpreu udhëtimin e tij këtë fundjavë për t'u takuar me ekipin e tij të sigurisë. Biden po kthehet në Uashington nga Delaware ku ishte. Sipas Shtëpisë së Bardhë, lideri amerikan do të ketë bisedime intensive me zyrtarët e tjerë për zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Disa ditë më parë, presidenti i SHBA Joe Biden, në një përpjekje për të paralajmëruar Teheranin për pasojat nëse do të niste sulmin, lëshoi një mesazh dramatik: Mos e sulmoni Izraelin. Mos e bëni! Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë Izraelin. Ne do ta mbështesim Izraelin dhe do të ndihmojmë në mbrojtjen e tij dhe Irani nuk do të ketë sukses. I pyetur se sa i menjëhershëm mund të jetë një sulm hakmarrës iranian kundër Izraelit, ai tha se nuk donte të hynte në informacione të klasifikuara, por besonte se do të ndodhte herët a vonë.
Kërcënimi i Iranit po rrit më tej tensionet në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, në një klimë të tillë tensionesh të shtuara dhe nën frikën e sulmeve të kërcënuara, vende si SHBA, Britania e Madhe, India, Australia, paralajmëruan qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në Izrael dhe Iran./ZËRI