LIVE UPDATES

PAMJET/ 5 të vrarë nga sulmi me thikë në Sydney! Mes të plagosurve dhe një foshnjë. Policia vret autorin

➤ Pesë persona kanë mbetur të vrarë këtë të shtunë në Sydney, pas një sulmi të përgjakshëm me thikë, në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction. ➤ Ndërkohë dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një foshnjë 6-muajshe, e cila u qëllua pa mëshirë nga agresori. ➤ Ky i fundit u vra nga një efektive policie. Autori tentoi ta godasë me thikë, por efektivja qëlloi drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. ➤ Autoritetet ende nuk kanë një deklaratë zyrtare në lidhje me shkaqet e sulmit, por nuk përjashtohet mundësia e një akti terrorist.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VIDEO/ I riu australian zbraps agresorin! Parandaloi përshkallëzimi e tragjedisë

PAMJET/ 5 të vrarë nga sulmi me thikë në Sydney! Mes të
Momenti kur autori zbrapset

AUSTRALI- Pamjet që po shihni tregojnë momentin ku një i ri arrin të zbrapsë sulmuesin me thikë nga qendra tregtare Westfield Bondi Junction në Sydney, duke shpëtuar jetën e dhjetëra të tjerëve që mund të ishin “shënjestra” e radhës pasi kishte vrarë pesë persona të tjerë. Ai mban në dorë një objekt metalik dhe e kërcënon agresorin, ky i fundit duket se më në fund zbrapset. Si përfundim ai u qëllua për vdekje nga një oficere policie./ZËRI

1 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA nga sulmi në Sydney, viktimat të shtrirë në dyqan, policja i jep ndihmën e parë

PAMJET/ 5 të vrarë nga sulmi me thikë në Sydney! Mes të
Pamje nga vendi i ngjarjes

AUSTRALI- Pamjet që po shihni janë regjistruar pak minuta pas sulmit fatal me thikë në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në Sydney. Siç shihet autori ka goditur qytetarët që ndodheshin në qendër dhe më pas është larguar. Në pamje shihet një efektive që tenton t'i japë ndihmë e parë një personi të shtrirë brenda një dyqani por, ishte e kotë, pasi për të ishte tepër vonë. 

Nga sulmi kanë mbetur të vrarë 6 persona, mes tyre dhe agresori, i cili u neutralizua nga një efektive policie. Autori tentoi ta qëllonte, por ajo e qëlloi më shpejt duke e lënë të vdekur në vend. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia në lidhje me ngjarjen, por nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terroristë./ZËRI

1 VITE ME PARE

PAMJET/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sydney, 6 të vrarë dhe disa të plagosur

PAMJET/ 5 të vrarë nga sulmi me thikë në Sydney! Mes të
Pamje nga vendi i ngjarjes

SYDNEY- Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në Sydney, Australi, pasi  një burrë me thikë sulmoi një grup personash. Sipas informacioneve, gjashtë persona janë vrarë, mes tyre dhe sulmuesi.

Dëshmitarët thonë se një burrë po ndiqte dhe godiste me thikë njerëz përpara se kompleksi Westfield në periferinë lindore të Sidneit të evakuohej dhe mbyllej. Sipas informacioneve, autorët ishin dy. Njëri u vra nga Policia ndërsa tjetri arriti të shpëtonte. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një police ka imobilizuar autorin.

Fotoja e parë e personit të armatosur që vrau dhe plagosi shumë njerëz në Bondi Junction, Sydney, Australi

Video tregon momentet kur sulmuesi kalon nëpër qendrën tregtare ndërsa njerëzit vrapojnë për të shpëtuar.

Një dëshmitare e re e cila sot është mbyllur brenda një dyqani, ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe britma.

"Ne jemi absolutisht të tmerruar," tha ajo.

Më herët, në një video të postuar në rrjetet sociale, u panë njerëz të panikuar duke vrapuar në urën e këmbësorëve jashtë qendrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB