LIVE UPDATES

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! (Zhvillimet-Mesazhet)

➤ Tirana priti sot liderët evropianë për të zhvilluar Samitin e Procesit të Berlinit, për herë të parë, duke kthyer sytë e të gjithë botës nga Shqipëria. ➤ Samiti u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë ku u bë dhe pritja, për të vazhduar më pas te Piramida, atje ku qëndruan deri në orën 19:00 e më pas zhvilluan konferencën për media. ➤ Në Samit është i pranishëm Albin Kurti, ndërkohë që nga Serbia merr pjesë kryeministrja Brnabiç, e cila shmangu dhe foton familjare. ➤ Presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në Tiranë vetëm në orët e pasdites, para përfundimit të samitit, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni mori pjesë online, për shkak të agjendës së ngjeshur. ➤ Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të realizohet brenda 2030-ës. ➤Kryeministri Edi Rama kërkoi mbajtjen e premtimeve dhe për mbështetjen ekonomike. ➤Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e vuri theksin tek çështja ‘Beleri’ dhe kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të betohet dhe që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë miqësore, në të kundërt Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE. ➤ Liderët dhanë mesazhe dhe për marrëdhënien mes Kosovës e Serbisë si dhe të luftës që pozhvillohet në Izrael. ➤Vetë kryeministri I Kosovës Albin Kurti kërkoi që sumi terrorist i realizuar nga Serbia më 24 shtator të mos mbetet pa ndëshkuar.

38 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Kosova/ Kurti-Ramës: Veriu është i yni! Brnabiç s’donte të firmosnin marrëveshje. Liderët: Presim hetimet

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË- "Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës", kjo ishte deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në përgjigje të homologut shqiptar Edi Rama. Ky i fiundit në një intervistë për "Financial Time" u shpreh se Veriu është "Tokë e askujt" dhe se NATO duhet të marrë kontrollin atje. 

Gjatë një prononcimi për mediat pas Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur për herë të parë në Tiranë, kreu i qeverisë së Kosovës tha se i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Brnabiç të nënshkruajë një marrëveshje bazike dhe atë të Ohrit por sipas tij kjo nuk është marrë parasysh.

Po ashtu gjatë fjalës së Kurtit nuk munguan as "thumbat" për Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë. 

Albin Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. I kërkova Brnabiç të nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe të Ohrit, por presidenti është i zënën në Kinë në takimet me superfuqitë në zonë lindore dhe veri lindore, le të nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin. Scholzit i jam shumë mirënjohës.

Çfarë tha Rama

Edi Rama: Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen u shpreh se sa i përket sulmit të 24 shtatorit duhet të ketë një hetime të plota dhe BE po pret përfundimin e tyre.

Ussula Von der LeyenDuhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas.

Nga ana tjetër Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte më i prerë në qëndrimin e tij sa i përket 24 shtatorit duke deklaruar se Gjermania a e dënon sulmin në Banjskë dhe se hetimet për zbardhjen e ngjarjes duhet të kryehen nga autoritetet e Kosovës. Nga pala serbe kërkoi bashkëpunim. 

Sipas tij ka ardhur koha që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen një herë e mirë. 

Olaf ScholzTa dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë. Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosvës më 24 shtator

Sulmi terrorist i 24 shtatorit do të rikthente dhe njëherë në start marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë. Një grup prej 30 personash të armatosur deri në "dhëmbë", mes tyre dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç (Mik i presidentit serb Aleksandër Vuçiç) hapën zjarr mbi një patrullë të Policisë së Kosovës duke lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy kolegët e tij. Pas kësaj, Forcat Speciale të Kosovës morën situatën në kontroll, duke vrarë tre pjesëmarrës në sulm e duke arrestuar 6 të tjerë, të cilët ishin strehuar në Manastirn e Banjskës. Kjo ngjarja do të shtonte tensionet mes dy vendeve dhe do e kthente Veriun sërish në një "pikë të nxehtë" e duke ndarë kështu dhe ndërkombëtarët në qëndrime. Kosova ka kërkuar vazhdimisht sansksionim e Serbisë nga SHBA dhe BE ndërsa Beogradi zyrtar mohon të ketë lidhje me sulmin. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kanë deklaruar gjithmonë se presin të përfundojnë hetimet për të folur për hapat që vijnë më pas./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Ç'po 'gatuajnë'? Rama e Mitsotakis ndahen nga grupi, takim kokë më kokë

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis kanë zhvilluar një takim 'kokë më kokë'. Siç shihet edhe në foto, Rama e Mitsotakis janë ndarë nga grupi i liderëve dhe po bisedojnë me njëri-tjetrin. Ajo që shihet nga shkrepja është kryeministri shqiptar po flet me gjestikulacione, ndërsa tema e bisedës mes tyre nuk dihet cila mund të ketë qenë. 

Në Tiranë, u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Vuçiç nuk ishte i pranishëm, ndërsa Serbia përfaqësohej nga kryeministrja Anna Brnabiç./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Samiti/ Rama: S’jemi tranzit për emigrantët. Scholz: Sa më shpejt në BE. Von Der Leyen: I kemi sytë në Izrael

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Kryeministri Rama, në konferencë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryetaren e KE-së, Von Der Leyen

TIRANË - Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Von der Leyen, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se është falënderues, që Samiti i Procesit të Berlinit u zhvillua në Tiranë.  Rama deklaroi se Samiti kishte diskutime, që rezultuan të frytshme.

Edi Rama shtoi se Shqipëria nuk është vend tranzit, për emigrantët nga Lindja e Mesme. Kreu i qeverisë vlerësoi se vendi ynë sidoqoftë, ka qenë gjithmonë mikpritës ndaj njerëzve, që kanë ikur nga vendi i tyre, për shkak të luftrave apo regjimeve. 

“I jam mirënjohës Zotit, për këtë ditë të mrekullueshme për Shqipërinë. Nuk do gjeja dot fjalët, për të falënderuar kancelarin, që ishte kaq i hapur, për ta sjellë Samitin e Procesit të Berlit në Tiranë. Nuk do gjeja fjalët për të falënderuar gjithashtu edhe presidenten e Komisionit të Europës. Ky është një moment aspak i lehtë. Gjërat rreth nesh nuk po shkojnë mirë, duke pasur parasysh se në Lindjen e Mesme, kanë nisur vatra konfliktesh. Ne kemi farkëtuar bashkëpunimin me BE-në dhe gjithë Ballkani Perëndimor e sheh të ardhmen drejt Bashkimit Europian. 

Ne nuk jemi një vend tranzit, për emigrantët nga Lindja e Mesme. Nuk jemi problematikë në këtë drejtim. Shqiptarët janë shembuj të mikpritjes. Shqipëria ka pritur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shpëtuar nga ferri nazist, kemi pritur shqiptarët e Kosovës kur ikën nga diktatura e Slobodan Millosheviçit, pastaj pritëm edhe afganët, kur pushtetin në Afganistan e morën talebanët. Jemi gati të mikpresim, sa herë është e nevojshme",tha Rama.

Në fjalën e saj, presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen deklaroi se synim i BE-së, është që të dyfishojë ekonominë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Von Der Leyen theksoi se pavarësisht entuziazmit, Shqipëria dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet që të përparojnë me reformat.

Presidentja e KE-së Der Leyen foli edhe për konfliktin mes Izrelit dhe Gazës, duke theksuar se sytë e Europës e botës janë në Lindjen e Mesme. Ajo u shpreh se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare, duke shtuar se duhet siguruar edhe jeta e civilëve në Gaza. Presidentja e KE-së tha se BE do të ndajë 75 milionë euro për Rripin e Gazës. 

“Unë kam thënë se Samiti i Procesit të Berlinit do të jetë në duar të mira dhe besoj se kam pasur të drejtë. Pavarësisht optimizmit, ka shumë punë për të bërë. Duam që të rrisim potencialin dhe ekonominë në Ballkanin Perëndimor. Duhet që në BE të hapemi fillimisht me njëri-tjetrin e më pas të hapim totalisht ekonominë. 

Dua të përmend këtu edhe luftën mes Izraelit dhe Gazës. BE nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Ne nuk duam krizë humanitare në Izrael apo Gaza. Ne kemi ndarë një fond 75 milionë euro, për banorët në Gaza”, deklaroi Von Der Leyen.

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se marrëveshjet e nënshkruara mes vendeve në Samit, janë të rëndësishme që të zbatohen. Scholz shtoi se duhen zgjidhur problemet e brendshme, që Shqipëria e rajoni të integrohen në Bashkimin Europian.

“Ne e dimë dhe e kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor. Rajoni duhet të shikojë nga e ardhmja e jo nga e shkuara. Duhet që gjitha problemet që janë këtu, të zgjidhen.

Nuk mund të ketë integrim në BE, pa zgjidhur problemet që gjenden këtu. Ne vlerësojmë reformat që janë ndërmarrë dhe bëjmë thirrje për vazhdim të reformave të mëtejshme”, deklaroi Scholz.

Në Tiranë, u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Samiti/ Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Momenti i firmosjes

TIRANË- Sot u nënshkrua marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).

Firmat u hodhën gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të mbajtjes së Samitit të Berlinit në Tiranë. Kjo marrëveshje vjen një vit pasi Shqipëria dhe BE firmosën për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Në Tiranë, u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Vuçiç nuk ishte i pranishëm, ndërsa Serbia përfaqësohej nga kryeministrja Anna Brnabiç./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Përurohet Kolegji i Europës në Tiranë, Rama: S’do reshtim kurrë së dashuri BE-në

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama

TIRANË- Kolegji i Evropës në Tiranë është përuruar këtë pasdite me ardhjen e liderëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Samit të Berlinit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ishte e pranishme gjatë ceremonisë tha se ky hap e afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian. E njëjta gjë u shtuadhe nga Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

“Pas hapjes së këtij Kolegji, do të kemi studentë nga Shqipëria dhe nga i gjithë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Do hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes. Ky kolegj do jetë dega e tretë sepse të parin e kemi hapur në Belgjikë, ndërsa të dytin në Poloni. Hapja e këtij Kolegji në Poloni u bë para se vendi të futej në BE dhe jam e bindur që kjo gjë do të ndodhë dhe me Shqipërinë,”- tha Von Der Leyen.

“Është mbresëlënëse gjithçka që kemi bërë për nëntë muaj. Ky përurim është simbolik dhe Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë Evropiane. Ky kampus do t’ju ndihmojë për tu përgatitur për Europën. Ky Kolegj e sjell Rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit. Do të jetë një burim frymëzimi për brezat nga rajoni dhe nga bota,”- shtoi Michel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se BE-ja është një bekim për Rajonin dhe po e ndihmon të mësojë se si ndërtohet institucionet. Kreu i qeverisë shtoi se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh dhe se dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE-ja u ka dhënë vendeve.

“BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Prandaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh. Dija është dhurata më e madhe që BE na jep ne. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk janë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës. Duke na mësuar diçka, që nuk ka nevojë që të gjithë të biem dakort me njëri tjetrin për të jetuar mirë. Për ne shqiptarët, është një dhuratë që e çmojmë shumë pasi u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe nuk patëm mundësi të zgjidhnim me kë të rreshtoheshim. Na keni gjithmonë me vete dhe s’do reshtim kurrë së dashuri juve,”- u shpreh kryeministri Rama.

Në Tiranë, u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Vuçiç nuk ishte i pranishëm, ndërsa Serbia përfaqësohej nga kryeministrja Anna Brnabiç./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Samiti i Berlinit në Tiranë ‘jehonë’ në mediat ndërkombëtare, grekët vënë theksin tek ‘Beleri’

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Artikujt

TIRANË- Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë ka bërë që kryqyteti shqiptar të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Associated Press, krah fotos që bëri bashkë të gjithë liderët e BE-së, shkruan se ky takim ka hapur tregun e përbashkët rajonal dhe ofron një një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Artikull

I njëjti lajm është publikuar dhe në Washington Post, Bussines Insider dhe AbcNews.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Artikulli
Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Artikulli

Pjesë nga artikulli:

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të integrimit në bllok. Serbia dhe Mali i Zi ishin vendet e para të Ballkanit Perëndimor që nisën negociatat e anëtarësimit disa vite më parë, pasuar nga Shqipëria dhe Maqedonia vitin e kaluar, ndërsa Bosnja dhe Kosova kanë filluar vetëm hapin e parë të procesit të integrimit.

Scholtz tha se procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm për të çliruar potencialin e plotë të bashkëpunimit rajonal, por edhe për të përshpejtuar integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka vënë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në krye të axhendës së bllokut 27-vendesh. BE-ja po përpiqet të ringjallë të gjithë procesin e zgjerimit, i cili ka ngecur që nga viti 2013, kur Kroacia u bë vendi i fundit që u bashkua. BE-ja e bëri një kërkesë që Ballkani Perëndimor të reformonte ekonomitë dhe institucionet e tyre politike përpara se të anëtarësohej.

Von der Leyen përmendi një plan të ri rritjeje për vendet e Ballkanit Perëndimor: hapjen e rrugëve të reja tregtare në fusha të veçanta të tregut të përbashkët të BE-së për vendet e Ballkanit, si lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, transporti rrugor, energjia, energjia elektrike dhe e vetme dixhitale. tregu. Të gjashtë vendet duhet të zbatojnë reforma të shpejta që nga ana e tyre do të shoqërohen me investime.

Tirana u bë për një ditë kryeqyteti i Europës. Prania e liderëve të kontinentit tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i bënë jehonë një samiti, që nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.

“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Edi Rama liderëve të Europës.

Edhe Radio France Internationale del me titullin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”, teksa vendos një foto ilustruese të presidentit francez me numrin 1 të qeverisë shqiptare. Ndërkohë, mediat greke janë më të fokusuara tek çështja e Himarës, teksa vendosin në okelio, që prania e Mitsotakis në Tiranë kushtëzohet me betimit e Fredi Belerit që rruga drejt BE-së të shpejtohet.

TV shtetëror i Kosovës, RTK gjen rastin të tregojë mundësinë që i jepet Albin Kurtit për të takuar kancelarin Sholz, e po ashtu ta raportojë samitin si një ceremoni festive që ka lënë shije të mirë në gjithë kontinentin. Nga ana tjetër, media serbe Tanjug, gjen me vend të pasqyrojë mesazhin se “Serbia mbështet konceptin e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal”, duke cituar kryeministren Brnabiç.

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është se mediat greke e kanë vënë fokusin tek çështja ‘Beleri’.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Artikull

“Mitsotakis nga Tirana: Është e nevojshme të zgjidhet çështja Beleri për të rënë dakord për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- shkruhet në një prej artikujve.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Artikull

“Mitsotakis në Tiranë – Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe çështja Beleri,”- shkruhet në tjetrin.

1 VITE ME PARE

Çfarë ndodhi?! Rama, Abazoviç dhe Kovaçevski 'shkrihen' së qeshuri

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama, Dritan Abazoviç dhe Dimitar Kovaçevski

TIRANË- Edi Rama, Dritan Abazoviç dhe Dimitar Kovaçevski nuk janë përmbajtur dot duke shpërthyer në të qeshura teksa shkonin në ambientet ku duhet të konsumonin drekën pas Samitit.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Zëri.ai, të tre duket se janë në mes të një bisedë shumë miqësore me njëri-tjetrin, e nuk janë përpmbajtur dot pa bërë disa batuta. Ndërkohë që të qeshurat nuk kanë munguar, por arsyeja nuk dihet. Kush ia shkakton vallë të qeshurat "grupit"?/Zëri.ai

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

1 VITE ME PARE

Thyhet perimetri i sigurisë në Samit, të rinjtë ngrenë banderolën për Ramën e Vuçiç (Foto)

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Banderola

TIRANË- Tre të rinj kanë thyer perimetrin e sigurisë që është vendosur gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Ata kanë ngritur një banderolë përshëndetëse për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në foto shihet dhe banderola e ngritur prej tyre në të cilët shkruhet: Sanksiononi Ramën dhe Vuçiç!

Në këtë çast kanë ndërhyrë dhe forcat e policisë, që kanë bërë shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.

1 VITE ME PARE

Mungoi në Samitin e Procesit të Berlinit, Vuçiç-Kurtit: Të kthehet në dialog

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Vucic në Kinë

PEKIN- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Pekin të Kinës, ka komentuar edhe situatën në Kosovë.

Vuçiç ka kritikuar Kurtin, duke thënë se kryeministri i Kosovës nuk po pranon që të kthehet në dialog. “Është e rëndësishme për ne që të ulemi në tryezë të bisedimeve. Na duhet të flasim, edhe nëse nuk arrijmë asgjë. Por, Albin Kurti po refuzon të hyjë në dialog”, tha kreu i shtetit serb.

Aleksandër Vuçiç u shpreh se nesër do të nënshkruajë marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Kinën. Ai, në prani edhe të presidentit kinez Xi Jinping, deklaroi se marrëveshja mes Kinës dhe Serbisë, do hyjë në fuqi në maj ose qershor 2024.

Në Tiranë, u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Vuçiç nuk ishte i pranishëm, teksa Serbia përfaqësohej nga kryeministrja Anna Brnabiç./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Vuçiç flet nga Kina: S’jam pronar i jetës të serbëve në Kosovë

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Vucic

PEKIN – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një prononcim për mediat, në kuadër të forumit “Belt and Road”, që po zhvillohet në Pekin të Kinës, ka përsëritur thirrjen, që serbët në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarët e komunave veriore, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Vuçiç tha se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak se tashmë rrethanat kanë ndryshuar. “Unë jam me popullin tim, kur ai është në vështirësi. Mbështes çdo iniciativë të serbëve të Kosovës. Unë nuk imponoj askënd, nuk jam pronar i jetës së askujt. Thjesht tani kanë ndryshuar rrethanat”, deklaroi Vuçiç.

Më tej, Vuçiç tha se është i interesuar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e BE-së, teksa ka akuzuar Kurtin, se po bojkoton këtë proces.

Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Italisë e Francës do të shoqërojnë Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi, në një kohë kur tensionet mes palëve janë rritur, pas sulmit të disa serbëve ndaj Policisë së Kosovës./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Shmangu foton? Mediat pranë Vuçiç: Brnabiç pozoi me liderët e BE, gënjeshtra!

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Ana Brnabiç

BEOGRAD- Media serbe ka sqaruar mungesën e kryeministres Ana Brnabiç në foton familjare të Samitit të Procesit të Berlinit. Pas publikimit të lajmit, media pranë qeverisë, "Alo!" ka nxituar që sqarojë se çfarë ka ndodhur, madje duke e vendosur lajmin ndër më kryesorët e ditës.

DEKLARATA E QEVERISË SERBE: 

Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të bëjë një foto me liderët e tjerë gjatë pjesëmarrjes në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Gjegjësisht, kryeministrja Ana Brnabiç mori pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk udhëheq asnjë politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut.

Vendosja e gënjeshtrave të tilla në publik dëmton edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendit tonë. Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, theksojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me vetë qëndrimin e kryeministrit në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politikës së integrimin, bashkëpunimin dhe lidhjet rajonale.

Ndërkohë që në Tiranë, u pa qartë që ajo nuk mori pjesë në foton familjare, mes liderëve të vendeve të Bashkimit Europian, e atyre të Ballkanit Perëndimor. Deri më tani mendohet se ka ndodhur për shkak të flamurit të Kosovës. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Kështu që mund të jetë një nismë e ndërmarrë nga Serbia për të bojkotuar çdo takim ky shfaqet edhe Kosova. Megjthatë deri më tani ky version po mohohet nga pala serbe./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Kurti para liderëve në Tiranë: 24 shtatori s'mund të kalojë pa u ndëshkuar

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur si shqetësim sulmin terrorist të 24 shtatorit, teksa ndodhet në Tiranë dhe po merr pjesë në samitin e Procesit të Berlinit. Kurti e ka konsideruar një akt të lig të sponsorizuar nga Serbia, duke shtuar se diçka e tillë nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Sipas Kurtit, qytetarët në Ballkanin Perëndimor nuk të jetojnë nën frikën se në një të nesërme mund të nisë një konflikt, por duhet të bëhen bashkë për të punuar për një të ardhme.

Fjalimi i plotë i tij:

Është më vend që Samiti i Procesit të Berlinit, i themeluar për të rritur bashkëpunimin dhe për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor – po mbahet në Tiranë. Falënderoj kryeministrin Rama dhe kancelarin Scholz për organizimin e këtij samiti. Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Të dashur miq, qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku. Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces. Vitin e kaluar, ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Përderisa që e vlerësoj progresin, ai do mund të ishte edhe më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës.

E mirëpres marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinarë, mamitë dhe farmacistët, dhe mirëpres marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira. Ne mbështesim “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së. Ne jemi të vetëdijshëm për hendekun thelbësor të standardeve të jetesës me BE-në, i cili do të kërkojë kohë për t’u mbyllur. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës.

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Shtyu me disa orë vizitën në Tiranë, zbardhet axhenda e Macron

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të mbërrijë pasditen e sotme në Shqipëri, por vetëm pasi të ketë mbaruar takimi në kuadër të Procesit të Berlinit. Presidenti francez shtyu axhendën e tij për shkak të një sulmi që ndodhi disa ditë më parë në Francë. Nesër do të nisë takimet e tij zyrtare, duke e nisur me homologun e tij, presidentin Bajram Begaj.

Axhenda

Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez. Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

‘O baba i kombit’, batuta mes Ramës dhe Abazoviçit

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përshëndetur ndryshe kreun e qeverisë shqiptare. Në momentin që zbriti nga mjeti para godinës së Kryeministrisë, Abazoviç i është drejtuar Ramës duke i thënë: Po ku je o baba i kombit?

Ndërsa fillimisht, kyeministri qeshi duke ia kthyer me batutë: O ma i miri i të tanëve!/Zëri.ai

MOMENTI ME VIDEO: 

1 VITE ME PARE

Nën masa të rrepta sigurie, si po ruhen liderët e BE dhe BP në Tiranë

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Samiti

TIRANË – Në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit dhe siguria fizike e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, është parësore.

Siguria në institucione paraqitet në nivele të larta. Siç mund të shikohet dhe në pamjet e LSA, efektivët gjenden në një godinë të lartë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Policë në kullat e bulevardit Dëshmorët e Kombit
Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Efektivë, të vendosur në kullat e larta të Bulevardit Dëshmorët e Kombit

Efektivët përdorin dhe dylbi, për të garantuar sigurinë e zyrtarëve të lartë, të pranishëm në Samit.

Ndërsa, truprojat shihet se mbajnë syze të zeza dhe kufje, për t’u koordinuar, në lidhje me çdo situatë të mundshme. Liderët e BE dhe të BP, aktualisht janë te Piramida.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Polic me dylbi në kullat e bulevardit Dëshmorët e Kombit

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Këngë e valle/ Shqiptarët dhe minoritetet performojnë para liderëve europianë

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Pamje nga performanca

TIRANË- Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën para Piramidës së Tiranës për të realizuar foton familjare. Fill pas fotos familjare, para tyre u mblodh një grup valltarësh, që performuan për liderët europianë. Ishin artistë të komuniteteve minoritare, që përmes kërcimit përcollën kulturën dhe traditën e vendit.

Megjithatë mes tyre nuk mungonin as kërcimtarët e Ansamblit. 

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Pamje nga performanca

Ndryshe nga dhjetori i vitit të shkuar, kur liderët e Bashkimit Evropian erdhën në Shqipëri, kësaj here të përfshirë në kërcim ishin edhe minoritetet që jetojnë në Shqipëri, përfshirë atë: grek; maqedonas; malazez; egjiptian; romë; etj. 

Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë prezantuar kulturën e tyre, duke marrë duartrokitje nga të gjithë, sidomos nga përfaqësuesit e vende nga kanë orgjinën./Zëri.ai

PAMJET: 

 Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

1 VITE ME PARE

Kurti takon Roth në Tiranë: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Albin Kurti dhe Michael Roth

TIRANË – Gjatë zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Kryeministria e Kosovës njoftoi se Kurti dhe Roth kanë biseduar për zhvillimet e fundit, por edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Në lidhje me dialogun, që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kurti i ka bërë të qartë Roth, se negociatat me Serbinë, nuk mund të vijohen, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kryeministria e Kosovës thekson se dialogu për normalizimin e raporteve duhet ta ketë parasysh, veprimin agresor të Serbisë, përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Sipas Kryeministrisë së Kosovës, ka fakte të pakundërshtueshme, se pas sulmit, fshihet Serbia.

“Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, thuhet në njoftim.

Më tej, njoftimi thotë se u bisedua edhe për mundësinë që Kosova të anëtarësohet në organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për krijimin e marrëdhënieve më të ngushta mes Kosovës dhe Gjermanisë. Kurti falënderoi Michael Ruth, për mbështetjen gjermane të Kosovës. Kurti dhe Ruth ishin takuar dhe më herët, më 11 shtator, në Prishtinë.

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Vetë do takohet me Putin! Vuçiç sjell Brnabiç në Tiranë, kryeministrja bojkoton foton familjare

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur që të "bojkotojë" mbledhjen e Samitit për Procesin e Berlinit që është mbledhur për herë të parë në Tiranë. Ndaj dhe Serbia u përfaqësua nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç. Që në zbritjen e saj nga mjeti, ajo është shfaqur e vrenjtur në fytyrë, madje për asnjë sekondë nuk ka buzëqeshur. Megjithatë duket se qëndrimin e ka vazhduar, duke mos marrë pjesë në foton familjare, mes liderëve të vendeve të Bashkimit Europian, e atyre të Ballkanit Perëndimor. Shpjegimin zyrtar për mungesën e saj në foto, nuk e ka dhënë ende.

Por deri më tani mendohet se ka ndodhur për shkak të flamurit të Kosovës. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Kështu që mund të jetë një nismë e ndërmarrë nga Serbia për të bojkotuar çdo takim ky shfaqet edhe Kosova.  

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së tij kanë zgjedhur që të "braktisin" Ballkanin dhe BE-në, duke udhëtuar drejt Kinës. Vuçiç do të marrë pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe Rrugë” në datat 17-18 tetor, ku paralajmëroi takime të ndryshme dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën.

“Unë pres nënshkrimin e shumë marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ajo marrëveshje do të thotë shumë për fermerët, si dhe për industrinë e verës,”-ka thënë ai. Ndërsa i pyetur më herët nëse do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ai tha se nuk janë lanifikuar bisedime dypalëshe, por sigurisht që do ta takojë atë, si shumë liderë të tjerë.

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Shi Xhinping në Kinë këtë javë, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë Rusisë dhe rajoneve që kontrollohen nga Moska zyrtare./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Paralajmëroi protestë ditën e samitit, Berisha bën hapa pas, urimi: U varros Ballkani i Hapur

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Ish kryeministri Sali Berisha

TIRANË – Pasi kishte paralajmëruar protestë për ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka ulur tonet dhe ka dhënë mesazhe mikpritjeje për Samitin e Procesit të Berlinit.

Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi se Samiti i Procesit të Berlinit është një nga ngjarjet me të rëndësishme, të ndodhura gjatë viteve të demokracisë në vend.

“PD mbështet dhe përshëndet Samitin e sotëm të liderëve të vendeve anëtarë të BE dhe BP në Tiranë, si një ngjarje nga më të rëndësishmet, pas Samitit të Selanikut, mbajtur 20 vite më parë. Samiti i sotëm në Tiranë dëshmon vullnetin e BE-së dhe liderëve të vendeve anëtare, për të mbështetur perspektivën europiane të vendeve të rajonit tonë, për mbështetjen e procesit të integrimit të këtyre vendeve në BE.

PD, si lokomotivë e proceseve integruese euro-atlantike, garanton pjesëmarrësit e Samitit, se ajo mbetet e përkushtuar me programin e saj, të bëjë gjithçka për të avancuar procesin e rëndësishëm të integrimit në BE, si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve, por dhe popujve të tjerë, në paqe, begati dhe zhvillim”, deklaroi Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se Samiti i Procesit të Berlinit varrosi Ballkanin e Hapur, që sipas tij, ishte projekt ruso-serb. Deklarata e Berishës, vjen pasi ai paralajmëroi demonstrata disa ditë më parë, gjatë mbajtjes së Samitit.

Më datë 9 tetor, duke folur nga selia blu, Berisha la të kuptohej se opozita do të zhvillonte protesta ditën e Samitit të Procesit të Berlinit.

“Kemi të bëjmë me një regjim, i cili për konjukturat gjeopolitike të kohës, pret me 16 tetor, Samitin e Berlinit. Ne e mirëpresim samitin, pa diskutim, por ne do bëjmë gjithçka për të paraqitur para audiencës së nderuar evropiane, të vërtetat e Edi Ramës dhe regjimit të tij”, deklaroi Berisha.

Disa ditë më pas, në një deklaratë të datës 13 tetor, Berisha duket se moderoi qëndrimin e opozitës, teksa tha se nuk do të ketë protesta, ditën e mbajtjes së Samitit të Berlinit në Tiranë.

"Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat, në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës. Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR-it dhe ne jemi shumë të kënaqur me raportin objektiv profesional që ata kanë publikuar." - tha Berisha.

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Kush është diplomati i lartë që erdhi me paterica në Tiranë

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama dhe Artur Lorkowski

TIRANË- Diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski, edhe pse me paterica, nuk ka zgjedhur që të mungojë në Samitin e Bashkimit Evropian që po mbahet sot në Tiranë. Ai është filmuar teksa përshkon tapetin e kuq dhe shtrëngon duart me kryeministrin Edi Rama, që është dhe pritësi i liderëve. Arsyeja e dëmtimit të këmbës së djathtë se Lorkowskit nuk dihet ende.


Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Presidenti i KE-së i përgjigjet Ramës me batutën e tij: Dasma në 2030, vazhdoni me reformat

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Rama dhe Michel

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke folur me fjalët e Ramës, për një ‘dasmë’ që pritet të realizohet sipas tij në vitin 2030. E këtu i referohej integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Michel kërkoi që vendet e Ballkanit të përparojnë me reformat dhe nga ana tjetër vetë BE do të bëhet gati që të mirëpresë anëtarë të rinj.

“Unë vetë bëra pyetjen a është BE e kënaqur vetëm të menaxhojë kriza apo duam të udhëheqim? Në fakt pati përgjigje të fortë, duam të udhëheqim. Zgjerimi është pjesë e kësaj përgjigje sepse është investim në paqe, qoftë të BE ashtu dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Ky proces luan rol të rëndësishëm për të nxituar bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian duke patur integrimin në BE si dritën integruese.

Natyrisht na duhet të bëjmë shumë që të jemi gati nga të dyja palët. Partnerët në rajon, ju e dini që duhet të realizoni angazhimet tuaja e ne duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarë të rinj. Besoj që duhet të jemi gati të dyja palët deri në 2030 për t’u zgjeruar dhe di që ky afat është hasur me skepticizëm sepse keni pritur për kohë të gjatë dhe e keni krahasuar zgjerimin me një nuse dhëndri i të cilit nuk vjen asnjëherë në dasmë.

Megjithatë ne po e përgatisim këtë dasëm. Duhet të bëjmë gjërat të lëvizin nëpërmjet bërjes së reformave nga ana juaj. Duhet të bëhemi gati për zgjerimin e ardhshëm. Asnjëherë më shumë se sot duhet të rrimë krah për krah me njëri-tjetrin. Do të jemi më të fortë për të vendosur standarde rdhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta”, deklaroi Michel. 

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mitsotakis i "prerë" për çështjen 'Beleri': Shpresoj ta zgjidhim në mënyrë miqësore

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Kyriakos Mitsotakis, Kryeminister i Greqise

TIRANE- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ishte i prerë në qëndrimin e tij në hyrje të nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit. Pasi shtrëngoi duart me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Mitsotakis tha se do ti kërkojë Ramës që të lejojë betimin e Fredi Belerit në krye të bashkisë Himarë. 

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis për A2CNN. 

Ky është i disati qëndrim i fortë i kryeministrit grek që kërkon lirimin dhe betimin e Fredi Belerit dhe paralajmëron se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

'Përdhunimi i Europës'/ Kuptimi i pikturës që zgjodhi Rama për liderët e BE

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Piktura

TIRANË- Arti është mënyra më e mirë për të shprehur mesazhe. E duket se kryeministri Edi Rama e ka pasur qëllim këtë në Samitin e Procesit të Berlinit. Në sallën e pritjes së Kryeministrisë, ku u futën me radhë nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian e jo vetëm, kreu i shtetit kishte zgjedhur një pikturë që mori vëmendje. Bëhet fjalë për një telajo të krijuar me bojëra vaji nga Gian Domenico Cerrini, i cili krijimin e tij e quajti: Përdhunimi i Europës! (Rape of Europa).

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Piktura

Cerrini (1609–1681), i quajtur edhe Gian Domenico Cerrini ose il Cavalier Perugino, ishte një piktor i periudhës baroke, që frymëzimin për pikturën e kishte marrë nga mitologjia greke. Sipas mitologjisë, Zeusi ishte i mbushur me dashuri për Evropën dhe vendosi ta joshte. Ai u shndërrua në një dem të zi, të zbutur dhe u përzier me kopetë e babait të saj. Ndërsa Europa dhe ndihmësit e saj po mblidhnin lule, ajo pa demin, e përkëdhelte krahët e tij dhe përfundimisht iu ngjit në shpinë. Zeusi shfrytëzoi këtë mundësi dhe vrapoi në det me të në shpinë, në ishullin e Kretës. Më pas, ai zbuloi identitetin e tij të vërtetë dhe Europa u bë mbretëresha e parë e Kretës. Europa ishte nëna e mbretit Minos të Kretës. Dhe minoanët u bënë qytetërimi i parë i arsimuar në Evropë.

Aktualisht në ditët e sotme, piktura vlerësohet me çmimin €60,000 - €80,000.

Përveç pikturës, Rama duket se kishte përgatitur një tjetër surpizë për të ftuarit. Midis gjithë liderëve u performua një koreografi e vogël. Të vendosur në rreth, ata kanë shijuar një performancë baleti dhe më pas, të gjithë u drejtuan për tek ambientet e Piramidës./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Scholz me porosi për vendet e BP: Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen!

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Kancelari gjerman Olaf Scholz

TIRANË- Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e tij në Samitin e Procesit të Bërlinit që po mbahet në Tiranë, tha se krizat dhe konfliktet që po ndodhin mes shteteve të ndryshme, kanë vënë në alert BE-në që situata të tilla të shmangen në Ballkanin Perëndimor. Scholz çmoi nevojën që marrëveshjet e nënshkruara në samite të mëparshme të Procesit të Berlinit të zbatohen nga të gjitha shtetet.

Scholz dhe më pas Charles Michele vendosën theksin te ratifikimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve, që deri tani është bërë nga 4 shtete të Ballkanit Perëndimor. 2 shtetet që nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen për lëvizjen e lirë janë Kosova dhe Bosnje Hercegovina, e fundit që e miratoi ishte Serbia.

Kancelari Scholz: Kërkohet më shumë se kurrë bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, fakti që ne jemi të ulur këtu është se ne e dimë që kemi situata të reja, siç është dhe konflikti më i fundit që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës. Edhe krizat e shumëfishta në rajon kanë theksuar që ne duhet të punojmë më shumë, ka ardhur koha që ti tejkalojmë këto konflikte.

Përshkallëzimet në Veri të Kosovës theksojnë domosdoshmërinë e marrëveshjeve që ne kemi nënshkruar. Integrimi brenda për brenda rajonit është i rëndësishëm, ju keni marrë disa hapa madhore për marrëveshjet e lëvizshmërisë, jam shumë mirënjohës që ato janë ratifikuar nga 4 nga 6 shtetet. Qytetarët mund të kalojnë nga një vend në tjetër vetëm përmes kartave të identitetit, kjo është shumë e rëndësishme.

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

SIMBOLIKAT/ Nga përzgjedhja e Piramidës te baleti për Europën, koreografi: Edi je i çmendur!

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Simbolikat e Rames ne Samitin e Tiranes

TIRANË- Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, i pari në një vend jo anëtar të BE-së, mbart në vetvete një sërë simbolikash, nga përzgjedhja e ish-Piramidës si vend pritës për liderët e BE-së, te një balet dhe pikturë që iu prezantuan të pranishmëve në nisje të takimit.

Përzgjedhja e Piramidës, këtë 16 Tetor përkon dhe me datën e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha. Në të njëjtën datë kur 115 vite më parë lindi një prej diktatorëve më të egër në Europën Lindore, Shqipëria e post diktaturës e sheh veten, tashmë në një vend kandidat për anëtarësim në BE, dhe mikpritëse të një Samiti të nivelit të lartë.

Koregrafia e baletit

Në nisje të Samitit, pjesëmarrësit shijuan një performancë baleti nga koreografi Anxhelo Perlocaj, ndërsa ky i fundit e quajti kryeministrin “të çmendur” që kërkonte një realizim të tillë për 24 orë.

Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.

“Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi”, e cilësoi Rama koreografin, ndërsa shtoi edhe simbolikën që baleti kishte: “I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani perëndimor pikturon, BE-ja vallëzon”.

“Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël, i thashë, Edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi këtu dhe dje nisëm të punonim, u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi”, u shpreh Perlocaj, ndërkohë që arti i tij u duartrokit nga të pranishmit.

Piktura që prezantoi Rama

Bëhet fjalë për një telajo të krijuar me bojëra vaji nga Gian Domenico Cerrini, i cili krijimin e tij e quajti: Përdhunimi i Europës! (Rape of Europa).

Cerrini (1609–1681), i quajtur edhe Gian Domenico Cerrini ose il Cavalier Perugino, ishte një piktor i periudhës baroke, që frymëzimin për pikturën e kishte marrë nga mitologjia greke. Sipas mitologjisë, Zeusi ishte i mbushur me dashuri për Evropën dhe vendosi ta joshte. Ai u shndërrua në një dem të bardhë të zbutur dhe u përzier me kopetë e babait të saj.

Ndërsa Europa dhe ndihmësit e saj po mblidhnin lule, ajo pa demin, e përkëdhelte krahët e tij dhe përfundimisht iu ngjit në shpinë. Zeusi shfrytëzoi këtë mundësi dhe vrapoi në det me të në shpinë, në ishullin e Kretës. Më pas, ai zbuloi identitetin e tij të vërtetë dhe Europa u bë mbretëresha e parë e Kretës. Europa ishte nëna e mbretit Minos të Kretës. Dhe minoanët u bënë qytetërimi i parë i arsimuar në Evropë.

Aktualisht në ditët e sotme, piktura vlerësohet me çmimin €60,000 - €80,000.

Tirana pret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë krerët e BE-së, si dhe drejtuesit e shteteve kryesore të saj. Në takim mungon kryeministrja italiane Meloni, për shkak të axhendës së ngjeshur, ndërkohë që presidenti francez, Macron do ti bashkohet pasdite Samitit. Punimet e samitit do të zgjasin deri në orën 19 të pasdites./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama-liderëve të BE: Premtimet s'janë realizuar të gjitha

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në nisje të sesionit të parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Në nisje të Samitit, në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, Rama u shpreh se sfida më e madhë shtë kapërcimi i ndarjes së vendve të Bashkimit Europian, me ata që nuk janë anëtarë të unionit. Ndaj edhe theksoi se premtimet e Procesit të Berlinit, sidomos ato ekonomike, nuk janë realizuar të gjitha. Sipas tij, vetëm 10% e fondeve janë grante dhe pjesa tjetër janë hua.

Ai shtoi se ndarja klasore është “e frikshme” sa i përket të ardhurave, duke shtuar se duhet të punohet më shumë pë zhdukjen e diferencave, kjo para se Europa të dëmtohet.

"Në kuadër të planit të investimet për Balkanin perëndimor vetëm 10% janë grante dhe 90% janë hua. Nuk po kërkoj fitime të pabarabarta për vendet jo anëtare. Ajo që po them është se në peizazhin që po zhvillohet shpejt në kohën e sotme, ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të ngushtuar hendeqet ekzistuese dhe të merremi me këtë ndasi para se të dëmtojmë Europën nga brenda. Shqipëria ka luajtur rolin e saj, me përpjekjet për heqjen e tarifave dhe të tjera, por procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Për të folur mbi këtë fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, ndërsa vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto janë dëshmi e ndarjes së frikshme klasore që ka thelluar ndarjen në shtëpinë e Europës,"-tha Rama ndër të tjera.

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Samitin e Berlinit:

Sot Shqipëria ka kënaqësinë të mirëpresë për herë të dytë Samitin e Berlinit në Tiranë. Kjo tregon jo vetëm se sa të aftë jemi në aspektin e sigurisë për të zhvilluar mbledhje të tilla, por dhe sa të angazhuar jemi për të hyrë në rrugën europiane pas dhjetra vjetësh përgatitjesh e reformash. Të nderuar pjesëmarrës, tema e sesionit të parë ka të bëjë me integrimin e rajonit në një treg të vetëm dhe më pas integrimin e tij në atë të Bashkimit Europian. Më lejoni të tregoj shkurtimisht se si Shqipëria ka arritur brenda pak vitesh ta realizojë këtë njehsim këtu, për t’iu vërtetuar se jemi tërësisht të aftë të integrohemi jo vetëm në rajon por dhe në BE. Vitet e fundit ne kemi arritur të sigurojmë një bashkëveprim të jashtëzakonshëm mes kompanive që bëjnë biznes këtu pa patur asnjë problem dhe përplasje. Në Tiranë kemi lënë disa kompani që të kenë eksluzivitetin të ndërtojnë kulla, disa për pallate e rezidenca banimi e disa për komplekese me vila. Dy – tre firma të tjera i kemi lënë që të bëjnë kulla hotel, disave iu falëm taksat dhe disave tokë, të gjithë të kënaqur dhe çdo gjë me konsensus. Këta të hoteleve kanë dhe të drejtë ligjore të kenë kazino, por licencat nuk ia kemi lënë atyre por dy-tre të tjerëve. Te rrugët qeveria ka investuar një buxhet shumë të lartë në dy mandatet e fundit. Dhe këtu gara është e pastër dhe efiçente. Ne nuk mundojmë biznesin me kosto në kohë dhe para për përgatitjen e dokumentacionit, por shpallim kriteret dhe ata e kuptojnë se kujt i takon. Kemi specializuar dhe rritur kompani për autostrada, disa për ura, ca për tunele, rrugë rurale, asfalt, me pak fjalë ka për të gjithë. Edhe te nafta tregun e kemi konkurrent, plot 5 kompani që dominojnë në pjesën e furnzimit me shumicë. Që kostot te konsumatori të transmetohen sa më të ulta, i kemi dhënë dhe pakicën bashkë me portet për ngarkim- shkarkimin e lëndëve në mënyrë që të mos mbajnë disa duar fitime dhe të abuzojnë në dëm të qytetarëve. Është e vërtetë që ka patur protesta dhe shqetësime për çmimet e larta dhe ne kemi patur vullnetin ta hetojmë. Autoriteti i Konkurrencës ka investiguar dhe ka arritur në konkluzionin se nuk ka as oligopol dhe as abuzim. Si te ky treg kemi në vëmendje dhe atë të miellit, vajit, sheqerit, prodhimit të betonit, ilaçeve etj. Kemi lejuar pjesëmarrjen e kompanive nga e gjithë bota, dhe e dini ç’ka ndodhur? Konkurrenca e lartë ka arritur që të fiksojë çmimet. Nuk ka askush arsye të lodhet e të kërkojë në dhjetë vende për të blerë gjërat bazike siç sorrollaten qytetarët europianë. Me mund ne kemi arritur të afrojmë dhjetra kompani të huaja në Shqipëri, që nga lindja e largët në Kinë, për të shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Qipro, ishujt Kajman e deri në Delaware të SHBA-ve. Të huajt dominojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, prodhimin e naftës, energjinë, telekomunikacionin, portet dhe bankat. Jemi në tentativa për të zbuluar në këto vende dhe krahë të kualifikuar pune për tregun tonë gjithnjë e në rritje.
Me ndihmën e sipërmarrësve tanë kemi arritur të ndërtojmë themelet për zhvillimin e ekonomisë në të ardhmen, duke u përqëndruar te sektori i turizmit. Edhe këtu çdo gjë e kemi ndarë me konsensus dhe pa hatërmbetje. Në Dhërmi po ndërtojnë një pjesë, në Palasë një tjetër dhe në fshatin lart një tjetër. Që të kenë para për investime, qeveria i ka dhënë dhe disa punë publike që ndihmojnë ata, komunitetin dhe infrastrukturën për turistët. Të gjithë janë të kënaqur. Kush me porte, kush me aeroporte, kush me rrugë e kush me kulla, ekonomia po zhvillohet dhe ecën përpara! Shumë shkurt do të ndalesha te investimet dhe rritja e gjelbër. Jo vetëm ne si qeveri, por dhe ato të shkuara kanë qënë konsistente për të mbështetur këto politika. Kemi prishur qindra fabrika e uzina që ndotnin mjedisin të trashëguara nga e shkuara dhe së fundi qeveria Rama arriti të shkrijë rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh, për të ndërtuar një park që prodhon energji nga dielli. Thënë këtë nuk do të thotë se ne do të mbetemi të pazhvilluar nga bota. Ka kulla në New York do të ketë dhe në Tiranë, ka vila në Marbella do të ketë dhe në Vlorë, ka pallate në Miami do të ketë dhe në Sarandë e Durrës. Do të bëjmë dhe aeroport që të vijnë turistët dhe rrugë e tunele siç i keni bërë ju. Se ju i bëtë, pastaj thatë duam mjedisin, tani na lini t’i bëjmë dhe ne dhe do themi dhe ne që e duam mjedisin! Në fund diskutimet do të jenë për tranzicionin digjital, pikë kjo ku ne kemi arritur shumë dhe që pa frikë e them që ju kemi kaluar dhe juve. Unë jam në mandatin e tretë në krye të Shqipërisë dhe një pjesë e mirë e punës dhe komunikimit publik është shprehur përmes përdorimit të platformave digjitale. Për çdo vendim që marr e komunikoj me publikun dhe e pyes përmes një platforme të quajtur “Këshillimi Kombëtar”, duke realizuar modelin e demokracisë të drejtpërdrejtë për herë të parë që nga koha e Greqisë së lashtë. Përditë dal në mediat kombëtare dhe lokale për t’i sqaruar dhe shpejguar qytetarët për punën që bën qeveria për ta. Për më të rinjtë ne jemi kudo dhe komunikojmë në rrjete sociale me një skuadër të madhe nëpunësish publikë. Projektet i prezantojmë gjithnjë me figurë dhe video madje përpara se të përfundojnë, në mënyrë që publiku të njihet me to. Kur projektet nuk mbarojnë në kohë, videot dhe punimet 3D i krijojnë idenë se po i përdorin veprat dhe po përfitojnë nga asetet publike. Këtë model tashmë nuk e kemi shtrirë vetëm në objekte të caktuara, si rrugë, shkolla, porte, shëtitore, por dhe në krijimin e bindjes dhe perceptimit se po përjetojmë zhvillim, siç ishte krijimi i boom-it turistik këtë vit. Këtë e bëmë që njerzit të investojnë dhe blejnë në këtë industri sepse duhet krijuar njëherë mendimi, që pastaj të vijë veprimi. Unë ju falenderoj që keni ardhur në vendin tonë dhe ju kërkoj ndjesë që e zgjata sepse zakonisht jam fjalëpak e punëshumë. Në emër të qytetarëve e sidomos të banorëve të kryeqytetit, dua t’iu shpreh mirënjohjen e jashtëzakonshme që jeni në Shqipëri. Se sa e duan shqiptarët Europën, këtë e tregon më së miri fakti që sot ata kanë vendosur të mos dalin nga shtëpitë në mënyrë që të lehtësojnë punën e samitit dhe të rrinë të gozhduar përpara televiziorit për të ndjekur punimet. Se sa e do qeveria Europën këtë e tregon më së miri puna që ju rendita më lart!

1 VITE ME PARE

Në mes Samitit, kush e 'bezdisi' Ramën në telefon?

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholtz, të fundit liderë që ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Por sapo është futur në ambientet e kryeministrisë, mikun e ka lënë në shoqërinë e liderëve të tjerë, për të përdorur celularin e tij. 

Me gotë uji në dorë, kreu i qeverisë bëri disa ecje nëpër sallë me telefon në dorë, e duke i shqetësuar. Mesa duket është në tension lidhur me mbarëvajtjen e organizimit. Ose ka marrë një mesazh të rëndësishëm në celular, që e ka pasur të pamundur ta linte pa asnjë përgjigje./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

FOTOT- Mëria u la pas krahëve! Takimet e 'sikletshme' të Ramës...i kaloi me buzëqeshje

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot një më një të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Teksa liderët zbrisnin nga mjetet e tyre të buzëqeshur, disa nuk ishin në humor shumë të mirë. Ndoshta për shkak të përplasjeve të fundit që kanë patur me kreun e qeverisë shqiptare. 

Përshembull, jo shumë e lumtur është shfaqur kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila ka dalë me humor jo të mirë nga mjeti.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

E menjëherë sapo ka bërë fotot e rastit me kryeministrin Edi Rama, i është bashkuar homologëve të saj. Me të njëjtin humor është shfaqur edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili duket se është zbutur më pas, pas batutave që ka shkëmbyer me kryeministrin shqiptar.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

Mesa duket 'mëria' për arrestimin e Fredi Belerit është lënë pas dhe sot kanë vendosur që të jenë të fokusuar vetëm për ecurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. 

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

Në fundit, me mbërritjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u ndje tensioni mes tyre. Megjithatë i fshehën debatet në distancë që kanë pasur së fundmi me një buzëqeshje për kamerat./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Lapsusi i Ramës/ Ngatërron pozicionet e ministrave

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Rama dhe kancelari Olaf Scholz

TIRANË- Pasi ka pritur dhjetëra pjesëmarrës të Samitit të Berlinit që mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka pasur një lapsus gjatë prezantimit të ministrave në sy të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Teksa po prezantonte ministrat, Rama tha se Igli Hasani ishte ministri i ri i financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë. Kryeministri menjëherë ka kapur situatën duke sqaruar keqkuptimin. Pas pritjes që iu bëri të gjithë personaliteteve në tapetin e kuq, Scholz ishte i fundit që mbërriti në kryeministri, ku të pranishmit tashmë janë duke ndjekur dhe disa vepra arti.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që është duke u mbajtur në Tiranë, mungon presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, ndërkohë që përfaqësuese është kryeministrja Ana Brnabiç.

Të gjithë personalitetet e pranishëm në Samit janë pritur nga vetë kryeministri Edi Rama në tapetin e shtruar në hyrje të kryeministrisë.

Në takim do të jenë pjesë personalitete të larta të BE-së, kancelari gjerman, dhe presidenti francez që pritet të vijë në Tiranë vetëm në orët e pasdites.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të jetë pjesë e Samitit online, për shkak të agjendës së ngjeshur.

Kryeministri grek Mitsotakis vjen në Shqipëri me kushtin për të liruar Fredi Belerin në mënyrë që të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës, në të kundërt Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Unioni pritet të ndihmojë Shqipërinë në disa projekte të rëndësishme si Bypassi i Tiranës, hekurudha Tiranë-Durrës, si dhe rehabilitimin e liqenit të Fierzës.

Samiti i Procesit të Berlinit është një nismë gjermane që synon integrimin e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin ekonomik./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030! (Zhvillimet-Mesazhet)



1 VITE ME PARE

Procesi i Berlinit/ Von der Leyen për DW: Investimet e BE varen nga reformat

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen, në vigjiljen e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) që zhvillohet sot, (16 tetor) në Tiranë, deklaroi që "zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive të BE. Duam që partnerët, fqinjët tanë, të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë Bashkimin Europian”.

"Kjo është në interesin tonë sepse në këtë mënyrë BE-së do t'i jepet pesha, forca, kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Europën më të madhe, më të guximshme, më të fortë në një botë që po ndryshon kaq shpejt dhe kaq shumë”, theksoi ajo në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në mbrëmjen e të dielës, (15.10). Kryeministri Rama tha se ndër temat e bisedës me Presidenten e KE ishte "domosdoshmëria e një ecjeje të përbashkët të të gjithë vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit.”

Plan investimesh për afrimin e ekonomisë me BE

Lidhur me konvergjencën, afrimin e ekonomive të BP me atë të BE, që pritet të jetë kryefjala e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ajo vlerësoi kontributin që po jep Plani i Investimeve të BE për BP i  lanҫuar 3 vjet më pare, me një vlerë prej 30 miliardë eurosh. “Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobilizuar 1.4 miliardë euro në projekte shumë të rëndësishme si ai i Hidrocentralit të Fierzës, lidhja hekurudhore me Malin e Zi me anën e korridorit 10,” tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt afrimit me BE. “Objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për grup-kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE po formësohet. Ajo po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE, ka arritur tashmë vërtet shumë dhe procesi i analizimit të legjislacionit, „screening“, po ecën pa probleme,” theksoi Ursula von der Leyen.

Plani i ri i rritjes i BE për BP

Këtë plan Presidentja e BE, Von der Leyen, e cilësoi si një "fazë të re veprimesh që në rast se vihet në zbatim ashtu siç duhet, pritet të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së Shqipërisë brenda këtij 10-vjeçari dhe të inkurajojë konvergjencën me ekonominë e BE. Në disa fusha të caktuara Shqipëria do të ketë qasje në tregun e vetëm të BE, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime, që të hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të BP”, theksoi ajo.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit ukur në një tavolinë të rrumbullakët me një buqetë të madhe lulesh në mesMinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit ukur në një tavolinë të rrumbullakët me një buqetë të madhe lulesh në mes

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në përgatitje të samitit të Procesit të BerlinitFotografi: Thomas Koehler/photothek/picture alliance

Financimet e Planit të ri të Rritjes-kushtëzohen nga reformat

Në përgjgje të pyetjes së DW, Tiranë lidhur me kriteret e përfitimit të financimeve të Planit të rritjes nga secili vend i Ballkanit Perëndimor, Presidentja von der Leyen tha se "plani i rritjes kërkon të sjellë stimuj për të përshpejtuar dhe përdorur këtë moment të caktuar të kësaj situate për të përfituar të gjithë. Janë të domosdoshme reformat, që duhen bërë sa më parë në mënyrë që përfitimet që ato sjellin të vijnë sa më herët. Ideja është të japim stimuj për këto reforma. Dhe bashkë me reformat vijnë dhe investimet.”  

"Do të ketë korridore të reja tregtie, mundësi për biznes më shumë nga njëra anë dhe nga ana tjeter kërkesat për reforma në vende të caktuara të BP. Investimet do të vijnë në mënyrë specifike për të mbështetur këto reforma dhe ky është thelbi i planit të rritjes,” sqaroi Presidentja e Komisionit Eropian, Ursula von der Leyen.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, pyetjes së DW se ҫfarë do të bëjë qeveria e drejtuar prej tij për të përftuar financime nga Plani i ri i Rritjes për BP iu përgjigj se duhen plotësuar detyrat brenda vendit. "Ky plan është një mundësi e re financimi. Ne duhet t'i bëjmë detyrat e shtëpisë sa më mirë që të marrim sa më shumë financime. Në këtë sens ky plan është një incentiv shumë pozitiv, një risi shumë e madhe që vjen nga fryma gjeopolitike që ka KE. Ai do të na ndihmojë të bëjmë edhe më shumë përpjekje nëse BE kërkon dhe nxit që Procesi i Berlinit të materializohet brenda perimetrit të vendeve tona si proces ku rriten 4 liritë: lëvizja e njerëzve, e kapitaleve, e mallrave dhe e shërbimeve. Nëse thotë "ju mund të keni akses më shumë në tregun e përbashkët”, ne duhet ta harrojmë që mund të shkojmë në tregun e përbashkët pa plotësuar detyrën tonë këtu, në raport me rajonin.” DW

 

 

1 VITE ME PARE

Rama dhe Kurti lënë pas mosmarrëveshjet, shfaqen të buzëqeshur në nisje të Samitit

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Rama dhe Kurti

TIRANË- Kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart së bashku në nisje të procesit të Berlinit, i cili mbahet për herë të parë në një shtet jo të BE-së. Pavarësisht përplasjeve që kanë pasur së fundi, Rama dhe Kurti shihen të buzëqeshur në pritjen në tapetin e kuq.

Në Samitin e sotëm në Tiranë nuk pritet që të ketë një deklaratë në lidhje me përplasjen mes Serbisë dhe Kosovës, edhe pse në një nga sesionet e punimeve të ditës së sotme do të diskutohet në lidhje me parimet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

Në Samitin e Procesit të Berlinit që është duke u mbajtur në Tiranë, mungon presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, ndërkohë që përfaqësuese është kryeministrja Ana Brnabiç.

Të gjithë personalitetet e pranishëm në Samit janë pritur nga vetë kryeministri Edi Rama në tapetin e shtruar në hyrje të kryeministrisë.

Në takim do të jenë pjesë personalitete të larta të BE-së, kancelari gjerman, dhe presidenti francez që pritet të vijë në Tiranë vetëm në orët e pasdites.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të jetë pjesë e Samitit online, për shkak të agjendës së ngjeshur.

Kryeministri grek Mitsotakis vjen në Shqipëri me kushtin për të liruar Fredi Belerin në mënyrë që të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës, në të kundërt Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Unioni pritet të ndihmojë Shqipërinë në disa projekte të rëndësishme si Bypassi i Tiranës, hekurudha Tiranë-Durrës, si dhe rehabilitimin e liqenit të Fierzës.

Samiti i Procesit të Berlinit është një nismë gjermane që synon integrimin e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin ekonomik./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Axhendë e ngjeshur/ Giorgia Meloni nuk vjen në Tiranë për Samitin

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Giorgia Meloni

TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk do të jetë e pranishme në Tiranë, për samitin e procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në Shqipëri. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai, se Meloni ka preferuar që të jetë e pranishme online në samit, për shkak të axhendës së saj të ngjeshur. Ndërkohë që po dje u raportua se edhe presidenti francez Emanuele Macron, nuk do të jetë i pranishëm në nisjue të samitit që do të mbahet këtë të hënë, duke nisur nga ora 11. Ndërkohë që një tjetër mungesë pritet të jetë ajo e presidentit serb Aleksandër Vuciç, i cili në dallim nga samitet e tjera, në Tiranë nka dërguar kryeministren Brnabiç.

Axhenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Eli Fara dhe Ansambli! 'Zëri' zbulon surprizën, performanca surprizë për liderët e BE-së

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

TIRANË- Shqipëria pret sot Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbledhë në vendin tonë krerët më të rëndësishëm të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian. "Zëri.ai" ka nisur raportimin nga terreni që shumë herët nga mëngjesi i sotëm, duke kapur detaje nga eventi i sotëm. Por rastësisht kemi zbuluar një surprizë për të gjithë politikanët. 

Ashtu si në mbledhjen e Samitit të Bashkimit Europian në Tiranë, edhe kësaj here do të ketë një performancë. 

vijon...

1 VITE ME PARE

Nga bypassi i Tiranës, te rehabilitimi i Fierzës/ Çfarë do të përfitojë Shqipëria nga Samiti i Procesit të Berlinit

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Samiti i Procesit te Berlinit

TIRANË- Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, një prej pikave të tij më të rëndëesishme ka ekonominë, dhe mbështetjen që iu jepet vendeve të ballkanit, në kuadër të përparimit të përbashkët për t’u integruar drejt BE-së. Nga marrëveshjet që pritet të firmosen do të përfitojnë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë do mund të tërheqin investime në drejtim të projekteve infrastrukturore, energjetike, turizëm dhe bujqësi.

Projektet që lidhen me Shqipërinë kanë të bëjnë kryresisht me Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, e cila pritet që të marrë një mbështetje prej më shumë se 90 milionë eurosh.

Qëllimi i projektit është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit, si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas

Një tjetër projekt është By-Pass i Tiranës, i cili ka marrë miratimin që në Samitin e Sofjes, të mbajtur vitin 2020. Ky projekt investimi parashikon ndërtimin e një unaze të gjatë 21.5 km përreth kryeqytetit, e cila përfshin katër ndërkalime, një urë dhe nënkalime e mbikalime. Projekti është tashmë i përfunduar në shumicën dërrmuese të tij.

By pass-i është njëkohësisht pjesë e dy korridoreve rrugore që përshkojnë vendin: Korridorit Adriatiko-Jonian, që do të lidhë Triesten në Itali me Kallamatën në Greqi dhe Korridorin VIII, që lidh Maqedoninë e Veriut me territorin shqiptar, me dalje në Portin e Durrësit dhe detin Adriatik.

Vlera e projektit është 150.9 milionë euro. Bashkimi Evropian ka dhënë kredi prej 31.9 milionë euro, ndërsa BERZHi ka mundësuar një kredi prej 109.2 milionë euro. 2.5 milionë euro janë grante dhe kontributi i qeverisë shqiptare është 7.3 milionë euro.

By-pass i ri po ndërtohet në rajonin dhe nyjën më të populluar të sistemit rrugor të vendit. Ai ka lidhur rrugë që tashmë janë të ndërtuara, si autostradat Tiranë-Durrës me Tiranë-Elbasan.

Një tjetër projekt që pritet të marrë mbështetje ekonomike në këtë samit është rehabilitimi i HEC-it të Fierzës. Projekti për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës është i dyti propozim shqiptar i miratuar në Samitin e Sofjes. Projekti ka një vlerë totale investimi prej 42.7 milionë eurosh, nga të cilat 27.2 milionë euro është kredi nga Fondi Gjerman i Zhvillimit KfË, 8.4 milionë euro financim i BE-së dhe 7.1 milionë euro financim nga qeveria shqiptare.

Projektet e Shqipërisë:

Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës 150.9 mln euro

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës 91.5 mln euro

Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut 70 mln euro

Internet broadband (me bazë të gjerë) 40 mln euro

Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit 62.4 mln euro

Rehabilitimi HEC i Fierzës 42.7 mln euro

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Samiti i Procesit të Berlinit, ‘paralizohet’ Tirana! Rama: Jemi gdhirë si Europa e Ballkanit

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!
Pamje nga Tirana

TIRANË- Mbahet sot në Tiranë, për herë të parë në një vend jo anëtar të BE-së, Samiti i Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë personalitete të larta të BE-së si dhe krerë shtetesh. Masa të shumta sigurie janë marrë në 24 orët e fundit, ndërkohë që këtë mëngjes shumica e rrugëve në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit kanë qenë të bllokuar, duke sjellë një trafik të rënduar në të gjitha lagjet.

Gazetarët dhe operatorët e Zëri.ai kanë vëzhguar në orët e para të mëngjesit disa prej akseve kryesore të qytetit, ku pavarësisht se ishte njoftuar bllokimi i rrugëve, shumë prej qytetarëve e kanë gjetur veten në trafik.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një pamje nga brenda ambienteve të Piramidës ku do të zhvillojë punimet Samiti, në të cilën shkruan: Mirëmëngjes, dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë!

Të gjitha rrugët që janë bllokuar që nga mbrëmja e djeshme dhe do të qëndrojnë të tilla deri në fund të Samitit:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Ukraina e lirë”.

Në këto akse rrugore deri në përfundim të Samitit, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë do të jenë të mbyllura. Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:

•Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
•Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
•E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
•Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!Samiti i Berlinit në Tiranë/ Liderët: BP integrohet brenda 2030!

E para që ka mbërritur në vendin tonë gjatë ditës së djeshme ka qenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj si dhe me kryeministrin Edi Rama. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo ceku disa pika të rëndësishme, duke u ndalur më gjatë mes Kosovës dhe Serbisë. E pyetur se çfarë ndodh me 'marrëveshjen e Ohrit', të arritur në mars mes Kosovës dhe Serbisë, Ursula von der Leyen tha se ajo është rruga ku duhet ecur drejt Bashkimit Evropian. 

Ndërsa Rama nga ana e tij tha se ka hapësirë për takime, por nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët për dialogun mes dy vendeve dhe se asnjë nuk duhet të presë zgjidhje nga Samiti i sotëm. Kjo pasi pritet që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe homologia e tij serbe Ana Brnabiç, të ulen të hënën në një tryezë për herë të parë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Axhenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB