Politikë

'Përdhunimi i Europës'/ Kuptimi i pikturës që zgjodhi Rama për liderët e BE

Në sallën e pritjes së Kryeministrisë, ku u futën me radhë nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian e jo vetëm, kreu i shtetit kishte zgjedhur një pikturë që mori vëmendje.

k.m.
'Përdhunimi i Europës'/ Kuptimi i pikturës që
Piktura

TIRANË- Arti është mënyra më e mirë për të shprehur mesazhe. E duket se kryeministri Edi Rama e ka pasur qëllim këtë në Samitin e Procesit të Berlinit. Në sallën e pritjes së Kryeministrisë, ku u futën me radhë nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian e jo vetëm, kreu i shtetit kishte zgjedhur një pikturë që mori vëmendje. Bëhet fjalë për një telajo të krijuar me bojëra vaji nga Gian Domenico Cerrini, i cili krijimin e tij e quajti: Përdhunimi i Europës! (Rape of Europa).

'Përdhunimi i Europës'/ Kuptimi i pikturës që
Piktura

Cerrini (1609–1681), i quajtur edhe Gian Domenico Cerrini ose il Cavalier Perugino, ishte një piktor i periudhës baroke, që frymëzimin për pikturën e kishte marrë nga mitologjia greke. Sipas mitologjisë, Zeusi ishte i mbushur me dashuri për Evropën dhe vendosi ta joshte. Ai u shndërrua në një dem të zi, të zbutur dhe u përzier me kopetë e babait të saj. Ndërsa Europa dhe ndihmësit e saj po mblidhnin lule, ajo pa demin, e përkëdhelte krahët e tij dhe përfundimisht iu ngjit në shpinë. Zeusi shfrytëzoi këtë mundësi dhe vrapoi në det me të në shpinë, në ishullin e Kretës. Më pas, ai zbuloi identitetin e tij të vërtetë dhe Europa u bë mbretëresha e parë e Kretës. Europa ishte nëna e mbretit Minos të Kretës. Dhe minoanët u bënë qytetërimi i parë i arsimuar në Evropë.

Aktualisht në ditët e sotme, piktura vlerësohet me çmimin €60,000 - €80,000.

Përveç pikturës, Rama duket se kishte përgatitur një tjetër surpizë për të ftuarit. Midis gjithë liderëve u performua një koreografi e vogël. Të vendosur në rreth, ata kanë shijuar një performancë baleti dhe më pas, të gjithë u drejtuan për tek ambientet e Piramidës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB