Politikë

Përjashtimi i deputetëve të PD, Komisionet mbeten pezull, opozita: Turp!

Çupi dhe Korreshi braktistën mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke shtuar se veprimet e maxhorancës janë një turp që do të sjellin rrëzimin e Komisioneve Hetimore dhe bllokimin e Reformës Zgjedhore.

F.m
Përjashtimi i deputetëve të PD, Komisionet mbeten pezull,
Klotilda Bushka, Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve! Deputetët e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi, e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend përjashtimin e kolegëve të tyre. Çupi dhe Korreshi braktistën mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke shtuar se veprimet e maxhorancës janë një turp që do të sjellin rrëzimin e Komisioneve Hetimore dhe bllokimin e Reformës Zgjedhore.

“Është turp kjo që ndodh. Sot jam vetëm në komision, pasi, me akte të turpshme, keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, nuk e doni zërin e opozitës. Siç e keni në traditë, doni institucione moniste. Është e turpshme, pasi ju zonja Bushka keni firmosur përjashtimin e opozitës. Jeni ju që nuk lejoni as reformën zgjedhore. Nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë,”- tha Çupi.

“A është normale apo ligjore të na njoftoni për mbledhjen 45 minuta para dhe materialin na e dërgoni 10 minuta para? Ky është turp! Nuk jepni asnjë përgjigje institucionale,”- shtoi Korreshi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Deputetët e Opozitës e braktisën mbledhjen, kështu që diskutimi u shty.

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 8 deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit. Sipas njoftimit, tetë deputetët, me sjelljet e tyre thyen Rregulloren dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.

Deputetët e përjashtuar janë:

1. Elda Hoti
2. Albana Vokshi
3. Bledion Nallbati
4. Zheni Gjergji
5. Lefter Gështenja
6. Asllan Dogjani
7. Luan Baçi
8. Gazment Bardhi

Përjashtimi erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, të cilët theksonin se deputetët e opozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës, më 5 tetor.

Poll

MOS HUMB