LIVE UPDATES

SPAK tund prangat! 'Fati' i Sali Berishës në 'dorën' e deputetëve

➤ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar zyrtarisht këtë të martë nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit për kryedemokratin Sali Berisha, për ti hapur rrugë në këtë mënyrë arrestimit të tij. ➤ Shkresa e dorëzuar në Kuvend mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani. ➤ “Fati” i Bërishës do të vendoset të hënën e 18 dhjetorit në orën 12:00 kur dhe do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. ➤ Nëse Kuvendi voton për heqjen e imunitetit atëherë SPAK ka të drejtë të arrestojë kreun e PD në lidhje me akuzat e ngritura më herët ndaj tij për ish-klubin “Partizani”. ➤ Mbetet ende e paqartë nëse Sali Berisha do të paraqitet personalisht në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve apo do të përfaqësohet vetëm nga avokatët e tij. ➤ Ndërkohë ka deklaruar se ai do të zbatojë çdo vendim që do të marrë Kuvendi ndaj tij. ➤ Sali Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij si Kryeministër asokohe, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit (dhëndrit të tij), i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Mandateve mblidhet të hënën

SPAK tund prangat! 'Fati' i Sali Berishës në
Sali Berisha

TIRANË- “Fati” i Sali Berishës tashmë është në dorën e kolegëve të tij deputetë. Këshilli i Rregulloreve dhe Mandateve do të mblidhet të hënën e 18 dhjetort për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kërkohet ashpërësimi i masës së sigurisë ndaj kryedemokratit. Masa nuk përjashton as arrestin me burg ndaj Berishës për akuzat ndaj tij në lidhje me ish-klubin sportiv “Partizani”.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kuvendi, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë Berisha, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të jetë i pranishëm në mbledhjen që pritet të zhvillohet apo do të dërgojë avokatët e tij.

Po ashtu enigmë mbetet vota e tij në seancën plenare ku do të votohet për heqjen e imunitetit. Më herët gjatë kësaj të marte, Sali Berisha u shpreh se do të pranojë çdo vendim të Kuvendit ndërsa shtoi se është i gatshëm të votojë çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se nuk i ndali akuzat ndaj SPAK.

Sali Berisha: Çfarëdo vendimi që pas autorizimit të Kuvendit, do ta respektoj pa asnjë hezitim. Qëndrimi im i përsëritur këtu, juve ua kam thënë; ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesha një njëri që nuk zbaton kushtetutën. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Do ta respektoj pa asnjë diskutim. Jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën. Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshtim. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist. Tani Parlamenti të vendosë si të dojë. Une vetë po e përgatisja ta çoja në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por jam pa asnjë kusht për hetimin. Që ky vendim është i drejt apo i padrejtë është tjetër qëndrim. Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë.

Po këtë të hënë grupi parlamentar demokrat u mblodh për të diskutuar vijimin e axhendës parlamentare. Por u diskutua po ashtu dhe se si do të procedohet në rastin ku SPAK tashmë kërkon zyrtarisht nga Kuvendi arrstimin e Sali Berishës.

Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD u tregua i rezervuar dhe i matur në përgjigje, pavarësisht se deklaroi se mbështet SPAK në punën e tij. Por si Sali Berisha ashtu dhe Gazment Bardhi, nuk paralajmëruan një seancë të qetë, pasi sipas tyre aksioni opozitar vijon dhe se kusht për kthimin e normalitetit është votimi i Komisioneve Hetimore nga ana e mxhorancës.

Gazment BardhiSot jemi në një regjim. Dua t’i bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë inceneratorin e Tiranës. Është e papranueshme që sot janë në burg 2 specialistë, se nuk kanë shënuar në regjistër pronarët përfitues të inceneratorëve, ndërsa firmosen çdo ditë miliona euro. Veliaj firmos çdo ditë për të përfituar mafiozët e inceneratorëve, që janë sot në arrati. Çdo çështje tjetër, hidhet në tryezë që të shfokusojë vëmendjen nga skandali i shekullit. Rama e Veliaj herat a vonë do mbajnë përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Fakti që SPAK iu drejtua Kuvendit, është një lajm i mire, pasi së paku e dinka se ku qenka parlamenti. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë. Ne si opozitë do i kthehemi normalitetit, vetëm nëse na respektohen të drejtat tona. Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Është lajm i mirë që e dinte adresën e kuvendit që do të duhej të marrë dhe njeh detyrimin kushtetues që për çdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet ti drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur autorizimin. Qëndrimi jonë por dhe i Berishës është votë pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar këtë të martë zyrtarisht përmes një shkrese Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe dhënien e miratimit për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. Sipas SPAK, Berisha nuk ka zbatuar vendimin e dhënë më herët nga akuza për masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, duke mos u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj. Kjo, sipas SPAK, bën që ndaj Berishës të kërkohet një masë më e fortë sigurie. Kërkesa drejtuar Kuvendit është firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani.

Sali Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani. Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./ZËRI

1 VITE ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Kreu i PD: Duan të asgjesojnë opozitën! Bardhi: Jemi në regjim

SPAK tund prangat! 'Fati' i Sali Berishës në
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANÊ- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sërish pas mbledhjes së grupit të PD se ai do të respektojë vendimin e Kuvendit në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që kërkon ashpërësim të masës së sigurisë ndaj tij. Për mediat, kryedemokrati tha se ai do të zbatojë vendimin e kolegëve deputetë, por nuk premtoi një situatë të qetë në seancën plenare ku do të diskutohet kjo, pasi sipas tij mosbindja e opozitës vijon.

I pyetur nga gazetarët nëse ka mbështetjen e grupit parlamentar në lidhje me këtë situatë ku SPAK kërkon deri dhe arrestimin e tij, Sali Berisha tha vetëm se aksioni opozitar vijon. Nuk munguan akuzat për SPAK ndërsa këtë situatë e cilësoi si një ‘sulm” për të asgjesuar opozitën. Ndërkohë e cilësoi si antiligjore përjashtimin e deputetëve për 2 muaj nga punimet e Kuvendit në rast të incidenteve në Parlament.

Po ashtu pas përfundimit të mbledhjes kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi u shpreh se çështjet që hidhën në “tavolinë” tani shërbejnë vetëm për të larguan vëmendjen nga dosja e inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, grupi i PD ashtu si dhe Sali Berisha do të votojnë pro ndaj çdo kërkese që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Por për këtë votë ka një ‘’kusht’’. Sipas Bardhit fillimisht maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama duhet të miratojnë kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Prononcimi i Sali Berishës:

Sali Berisha: Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprejren e përkohshnme të mandatit të deputetëve, përjashtimin për dy muaj dhe ''de facto'' heqjen e mandatit dhe ndalimin e çdo lloji veprimtarie të deputetit. Kjo është faza drejt asgjesimit tw opozitës në parlament dhe kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për vendosjen e pluralizmin politik në Parlament. Vendosmëria është e palëkundër.

Vendimi i SPAK

Sali Berisha: Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor të SKAP-it dhe gjykatëse të shkarkuar nga Sali Berisha më 8 shkurt në vitin 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para një ore, vitin 2012 personalisht jam angazhuar në një nismë bashkë me Qeverinë dhe maxhorancën e kohës për agrovimin e nenit kushtetues që jep imunitet për veprimet e gjyqësorit për deputetët. Nuk kam ndryshuar asnjëherë vendim. Në këtë kontest venmdim i parlamentit do të respetohet nga unë. Kushtetushmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë lidhjen Kushtetutën dhe të vendosë që të mos ketë mbrojtje për deputetët.

Pyetje: Keni mbështetje nga grupi i PD?

Sali Berisha: Asnjë ndryshim në strategjinë tonë nuk do të ketë për shkak të kësaj çështjeje. Ne vzhdojmë me mosbindjen.

Pyetje: Do votojë kundër grupi?

Sali Berisha: Nuk do marrë pjesë.

Pyetje: Do jeni në Këshillin e Mandateve?

Sali Berisha: Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. Jam i sigurt që Kryesia e Parlamentit do më dorëzojë relacionin.

Pyetje: Pse keni ndryshuar qëndrim?

Sali Berisha: Unë nuk thashë jo, unë thashë do zbatoj vendimin e Kuvendit. Asnjë ndryshim nuk ka zonjë. Unë thashjë do zbatoj vendimin e Kuvendit. E bëra këtë me qëllim që askush të mos i marrë pushtetin Kuvendit. Gjykatës të pëndërgjegjës, prokurorë opolitik i lejuan vetes të shktruajnë në tavolinë nenet e Kushtetutës.

Prononcimi i Gazment Bardhit: 

Gazment Bardhi: Sot jemi në një regjim. Dua t’i bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë inceneratorin e Tiranës. Është e papranueshme që sot janë në burg 2 specialistë, se nuk kanë shënuar në regjistër pronarët përfitues të inceneratorëve, ndërsa firmosen çdo ditë miliona euro. Veliaj firmos çdo ditë për të përfituar mafiozët e inceneratorëve, që janë sot në arrati. Çdo çështje tjetër, hidhet në tryezë që të shfokusojë vëmendjen nga skandali i shekullit. Rama e Veliaj herat a vonë do mbajnë përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Fakti që SPAK iu drejtua Kuvendit, është një lajm i mire, pasi së paku e dinka se ku qenka parlamenti. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë. Ne si opozitë do i kthehemi normalitetit, vetëm nëse na respektohen të drejtat tona. Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Është lajm i mirë që e dinte adresën e kuvendit që do të duhej të marrë dhe njeh detyrimin kushtetues që për çdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet ti drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur autorizimin. Qëndrimi jonë por dhe i Berishës është votë pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ditën e sotme SPAK ka kërkuar autorizim në Kuvend për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Do të jetë Komisioni i Mandateve në Kuvend ai që do të vendosë më pas nëse Berishës duhet t’i hiqet apo jo imuniteti./ZËRI

1 VITE ME PARE

SPAK kërkon arrestimin, Berisha: Do zbatoj vendimin e Kuvendit

SPAK tund prangat! 'Fati' i Sali Berishës në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkoi ndryshimin e masës së tij, nga ajo e detyrimit të paraqitjes në masën "arrest shtëpie". Berisha deklaroi për mediat se ai do të zbatojë vendimet kushtetuese. 

Ish-kryeministri tha se do ta lexojë shkresën dhe se e voton që nesër, duke treguar se çfarë do vendimi të marrë Kuvendi do e respektojë. 

Berisha: Çfarëdo vendimi që pas autorizimit të Kuvendit, do ta respektoj pa asnjë hezitim. Qëndrimi im i përsëritur këtu, juve ua kam thënë; ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesha një njëri që nuk zbaton kushtetutën. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Do ta respektoj pa asnjë diskutim. Jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën. Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshtim. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist. Tani Parlamenti të vendosë si të dojë. Une vetë po e përgatisja ta çoja në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por jam pa asnjë kusht për hetimin. Që ky vendim është i drejt apo i padrejtë është tjetër qëndrim. Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë.

Ditën e sotme SPAK ka kërkuar autorizim në Kuvend për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Do të jetë Komisioni i Mandateve në Kuvend ai që do të vendosë më pas nëse Berishës duhet t’i hiqet apo jo imuniteti.

Dokumenti:

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

Të nderuar Deputetë të Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/ arrest shtëpie, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Githashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.

Akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani. Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./ZËRI

1 VITE ME PARE

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës, i çon shkresë Kuvendit

SPAK tund prangat! 'Fati' i Sali Berishës në
Sali Berisha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e masës për Sali Berishën, nga ajo e detyrimit të paraqitjes në masën "arrest shtëpie".

Kërkesa e SPAK për Kuvendin, e firmosur nga kryeprokurori Altin Dumani, vjen në një kohë që Berisha ka refuzuar që të zbatojë masën e detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj. Duke qenë se Berisha gëzon imunitetin e deputetit, për të lejuar një masë shtrënguese i duhet marrë më parë aprovim Kuvendit.

SPAK tund prangat! 'Fati' i Sali Berishës në
Pjesë nga dokumenti

Vetë Berisha ka deklaruar se në rast se kërkesa për masën ndaj tij do të paraqitej në Kuvend, ai do të binte dakord me çdo vendim të marrë.

E në këtë rast duket se SPAK ka zgjedhur të ndjekë rrugën e kërkuar prej tij. Do të jetë Komisioni i Mandateve në Kuvend ai që do të vendosë më pas nëse Berishës duhet t’i hiqet apo jo imuniteti.

Duke iu referuar nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rast që shkelet masa e sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë më të rëndë në drejtim të personit nën hetim.

“Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, thuhet në nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

Akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB