LIVE UPDATES

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me armë zjarri me efektivët. S'ka të plagosur

➤Banesa e Gim Himës, në fshatin Prush në Kombinat është tentuar të grabitet këtë mbrëmje nga tre persona ende të paidentifikuar. ➤Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:13 të kësaj mbrëmjeje dhe se qëllimi ka qenë grabitja e një makine. ➤Të tre autorët, të armatosur me kallashnikov, trokitën në derën e shtëpisë së Gim Himës, kur në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar. ➤Ata janë prezantuar si Policia e Shtetit dhe më pas kanë nisur të vënë në zbatim planin e grabitjes. Por, britmat e të moshuarve janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit. ➤ Autorët, sapo kanë parë uniformat blu, kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por deri më tani, bazuar në informacionet paraprake, nuk ka persona të plagosur. Një nga efektivët mësohet se është përplasur nga autorët me makinë. ➤Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve. Ata janë larguar me mjetin tip “Audi” me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG drejt Liqenit të Thatë.

9 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

DETAJE/ Tre personat tentuan të grabisnin një automjet në shtëpinë e Gim Himës

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Prush

TIRANË- Qëllimi i grabitësve këtë mbrëmja ka qenë të vidhnin një automjet në shtëpinë e Gim Himës në fshatin Prush të Tiranës. Por, nuk kanë mundur. Të tre, të armatosur me kallashnikov, trokitën në derën e shtëpisë së Gim Himës, rreth orës 19:13, kur në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar.

"Jemi policia", kanë thënë ata dhe më pas kanë nisur të vënë në zbatim planin e grabitjes. Skena është parë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Por, në momentin që kanë dëgjuar sirenat dhe kanë parë efektivët, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Gjatë arratisjes, kanë tërhequr zvarrë me makinë dhe një prej efektivëve e më pas janë larguar. Tre autorët ishin me një mjet top "Audi" me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA943SG, të cilat i kishin vjedhur. Ata janë larguar drejt zonës së Liqenit të Thatë, ndërsa Policia e Shtetit është vënë në kërkim të tyre. 

1 VITE ME PARE

"Jemi policia"/ Grabitësit u futën me uniforma blu e kallashnikovë në banesën ku ndodheshin dy të moshuar

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Prush

TIRANË- Tre personat e armatosur që tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Prush të Tiranës këtë mbrëmje janë prezantuar si efektivë policie. ZËRI ka mësuar se të tre kanë trokitur në derën e shtëpisë së Gim Himës, rreth orës 19:13, kur në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar.

"Jemi policia", kanë thënë ata që ishin veshur dhe me uniforma blu dhe më pas kanë nisur të vënë në zbatim planin e grabitjes. Skena është parë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Por, në momentin që kanë dëgjuar sirenat dhe kanë parë efektivët, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Gjatë arratisjes, kanë tërhequr zvarrë me makinë dhe një prej efektivëve e më pas janë larguar. Tre autorët ishin me një mjet top "Audi" me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA943SG, të cilat i kishin vjedhur. Ata janë larguar drejt zonës së Liqenit të Thatë, ndërsa Policia e Shtetit është vënë në kërkim të tyre. 

1 VITE ME PARE

EMRI/ Kujt i përket banesa që u tentua të grabitej në Prush

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Banesa në Prush

TIRANË- Gim Hima rezulton të jetë pronari i banesës që u tentua të grabitej këtë mbrëmje në fshatin Prush të Tiranës. Sipas bluve të Tiranës, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, tre persona të armatosur janë futur në banesën e Himës.

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Banesa në Prush

Efektivët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit, por tre grabitësit janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Gjatë arratisjes, ata kanë përplasur dhe një efektiv me makinë.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.

1 VITE ME PARE

Policia rrethon zonën, PAMJE nga vendgjarja në Prush

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Policia në Prush

TIRANË- Pamjet e mëposhtme vijnë nga fshati Prush, aty ku dështoi një grabitje këtë mbrëmje. Siç shihet edhe në video, zona është e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. 

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Sipas bluve të Tiranës, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, tre persona të armatosur janë futur në banesën e personit të identifikuar me inicialet G.H.. Efektivët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit, por tre grabitësit janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.

1 VITE ME PARE

Grabitja e dështuar në Prush, Policia: Autorët ishin tre, RENEA po kreh zonën

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me grabitjen e dështuar në Prush të Tiranës. Në njoftim bëhet me dije se autorët kanë qenë tre. Sipas bluve të Tiranës, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, tre persona të armatosur janë futur në banesën e personit të identifikuar me inicialet G.H.. Efektivët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit, por tre grabitësit janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga ngjarja në Prush, grabitësit përplasën një efektiv me makinë

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Foto Ilustruese

TIRANË- ZËRI ka zbardhur detaje nga grabitja e dështuar në Prush të Tiranës. Mësohet se autorët e ngjarjes, përpara se të largoheshin, kanë përplasur nhë efektiv policie me makinë. Më pas janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Ende nuk dihen detaje nga gjendja shëndetësore e efektivit që është aksidentuar. 

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Prush të Tiranës. Policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve.

1 VITE ME PARE

Përplasja me policinë në Prush, “Audi” ishte me targa të vjedhura

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Foto ilustruese

TIRANË- Mjeti i personave që u përplasën me armë zjarri me policinë këtë mbrëmje në Prush të Tiranës kishte targa të vjedhura. Ende nuk dihet se kujt i përkasun targa “AA943SG” që i ishin vendosur mjetit tip “Audi” që po kërkohet nga autoritetet. Ajo që dihet është se makina bashkë me autorët e ngjarjes, janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Prush të Tiranës. Policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve.

1 VITE ME PARE

Autorët e grabitjes u larguan drejt Liqenit të Thatë me “Audi” të bardhë (Targat)

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Foto ilustruese

TIRANË- Personat që kanë tentuar të grabisin mjë banesë në Prush të Tiranës janë larguar me një automjet top "Audi" me ngjyrë të bardhë. ZËRI ka mësuar se mjeti është me targa AA943SG. Autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Prush të Tiranës. Policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve.

1 VITE ME PARE

Grabitja e dështuar në Prush të Tiranës, autorët qëlluan sapo panë efektivët

Tentohet grabitja e banesës në Prush, autorët përplasen me
Foto Ilustruese

TIRANË- Nga përplasja me armë zjarri mes autorëve të një grabitjeje që u tentua të kryhej në një banesë në Prush të Tiranës dhe efektivëve të policisë, nuk ka asnjë të plagosur. ZËRI ka mësuar se policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por deri më tani, bazuar në informacionet paraprake, nuk ka persona të plagosur. Policia  e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve, të cilët, pavarësisht të shtënave, janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Poll

MOS HUMB