LIVE UPDATES

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i ekzekutimit

➤ Tronditet Fieri, ekzekutohet 41-vjeçari Elton Javori. ➤ Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen "16 prilli", e njohur gjithashtu edhe si Lagjia e Backallinjve. ➤ ZËRI ka zbuluar momentin me video të vrasjes së 41-vjeçarit, të cilit i del para Agim Gashi. Nga dritarja e mjetit të tij, ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar për vdekje 41-vjeçarin. Dyshohet se një plumb i marrë në qafë të ketë qenë fatal për 41-vjeçarin. ➤ Motivi i vrasjes është zbuluar nga ZËRI se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Para një javë në Gjermani, autori dhe viktima ishin përplasur me njëri-tjetrin, por 'hesapet' i kanë mbyllur në vendlindje. ➤ Megjithatë autori është identifikuar dhe janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit. ➤Aktualisht, Policia po punon për kapjen e tij ndaj edhe janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

9 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Publikohet FOTO/ Ky është Elton Javori, 41-vjeçari që u ekzekutua sot në Fier

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Elton Javori

FIER- Personi që shihni në foto është Elton Javori, 41-vjeçari, i cili u ekzekutua mesditën e kësaj të enjteje në Fier nga Agim Gashi, shumë pranë banesës së tij. Një plumb në qafë dyshohet të ketë qenë ai që i ka marrë dhe jetën ndërkohë që burime për ZËRIN thanë më herët se shkak i konfliktit mes tij dhe Gashit janë bërë pazaret e drogës në Gjermani. Viktima dhe autori janë konfliktuar disa javë më parë, por asgjë nuk ishte mbyllur aty. 

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Elton Javori

ZËRI ka siguruar eksluzivisht momentin kur Agim Gashi qëllon për vdekje 41-vjeçarin. Në pamje, viktima ndodhet në automjetin tip Porsche Cayene, ndërsa autori në makinën Mercedes Benz. Të dy ecin krah njëri -tjetrit dhe viktima hap xhamin. Ky është edhe momenti kur autori e qëllon nga makina Benz gri. Viktima ecën për disa metra, dhe sërish në pritë i del përpara një makinë tjetër Mercedes Benz, por pa lidhje me ngjarjen.

Ai ka ecur edhe për disa metra dhe më pas mësohet se aty nuk ka mundur të vazhdojë më rrugën për shkak të plagëve të marra në momentin që Gashi e ka qëlluar. 100 metra larg vendit që shihet në këtë video, Elton Javori ka ndërruar jetë. Trupi i tij në makinën e tij, Porsche Cayene e cila u gjet me derën e hapur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kush është Kujtim Kuçi, 'i forti' nga Fieri që bashkoi nipin me grupin e tij

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Agim Gashi

TIRANË- ZËRI ka zbuluar detaje të tjera lidhur me jetën e autorit të vrasjes së Elton Javorit në Fier. Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Në të shkuarën, i afërmi i tij ka përfunduar edhe në prangat e Policisë së Shtetit për disa vepra penale. Mes tyre, Policia ka listuar: Vrasje, rrëmbim personi, trafik kokaine e kanabisi. Ndaj dhe në vitin 2017, "Forca e ligjit" goditi në Fier. Policia publikoi pamjet e këtij operacioni, ku duket qartë se Kujtim Kuçi, asokohe 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, përfundoi në pranga bashkë me Bashkim Ahmeton (Kuçi) dhe Dritan Tushën. Ata janë prangosur gjatë kohës që ndodheshin në ambientet e një bar-kafe në qytetin e Fierit, ku u sekuestruan dhe armë bashkë me lëndë narkotike.

Grupit iu sekuestruan:

- 4 automjete, njëra e blinduar;
- 2 armë gjahu;
- 1 detektor valësh;
- shkop gome;
- 2 thika me përmasa të ndryshme;
- 8 telefona celularë;

Të gjithë anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit kokainë, keroinë dhe kanabis, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Grupi që operonte në zonën e Fierit ka qenë i njohur edhe për në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht. Megjithatë asnjë nga këto ngjarje nuk u zbardh edhe pas arrestimti të tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pse u vra Elton Javori? Sherri me autorin nisi në Gjermani, shkak pazaret e drogës

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Momenti i vrasjes

TIRANË- ZËRI ka zbuluar shkakun e sherrit mes Elton Javorit dhe vrasësit të tij, Agim (Agli) Gashi. Burime për ZËRI bëjnë me dije se motivi i vrasjes ka lidhje me pazaret e prishura të drogës. Jo më larg se një javë më parë, Gashi dhe Javori kishin pasur një konflikt që është përshkallëzuar. Por debati është lënë me aq dhe përplasja e vërtetë është vazhduar edhe në Shqipëri. Mesa duket Gashi kishte vendosur që 'hesapet' t'i mbyllnin në vendlindje./ZËRI

1 VITE ME PARE

VIDEO-EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier, autori me shënjestër precize, e qëllon viktimën në ecje e sipër

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Pamjet e vrasjes

FIER- ZËRI siguron pamjet ekskluzive të vrasjes së Elton Javorit në Fier. Siç shihet edhe në pamje, viktimës i ka dalë në krah makina ku ndodhej autori. Vrasja ndodhi paraditen e sotme në orën 11:00 në qytetin e Fierit në lagjen "16 prilli". Autori është identifikuar si Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet se autori e ka qëlluar Javorin nga makina tip Mercedes Benz ngjyrë gri.

MOMENTI I VRASJES: 

Në pamje, viktima ndodhet në automjetin tip Porsche Cayene, ndërsa autori në makinën Mercedes Benz. Të dy ecin krah njëri -tjetrit dhe viktima hap xhamin. Ky është edhe momenti kur autori e qëllon nga makina Benz gri. Viktima ecën për disa metra, dhe sërish në pritë i del përpara një makinë tjetër Mercedes Benz, por pa lidhje me ngjarjen.

Ai ka ecur edhe për disa metra dhe më pas mësohet se aty nuk ka mundur të vazhdojë më rrugën për shkak të plagëve të marra në momentin që Gashi e ka qëlluar. 100 metra larg vendit që shihet në këtë video, Elton Javori ka ndërruar jetë.

Trupi i tij në makinën e tij, Porsche Cayenne e cila është u gjet me derën e hapur.

Pse ndodhi vrasja? Burime për ZËRI sqarojnë se shkak për vrasje nuk është prishja e krushqisë por një sherr mes të dyve në Gjermani para një jave. Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Elton Javorit, del foto e autorit, u largua me Benz nga vendngjarja

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Agim Gashi, autori i dyshuar per vrasjen

FIER- Agim Gashi është autori i ekzekutimit të Elton Javorit, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Zëri ka siguruar dhe foton e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja me një benz në ngjyrën gri.

Makina me të cilën autori është larguar nga vendngjarja është "E class coupe' me targa shqiptare e prodhimit pas vitit 2011 me ngjyrë të errët. Vlera në treg e kësaj makine është 12- 15 mijë euro, ndërkohë që pamjet janë siguruar nga kamerat pranë zonës ku ka ndodhur vrasja.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit të Fierit, me qëllim kapjen e autorit.

Zëri ka siguruar dhe pamjet ekskluzive të vrasjes, ku shihet se si viktima qëllohet teksa është duke ecur me mjetin e tij.

Burime bëjnë me dije se ndryshe nga sa u raportua në disa media, ngjarja nuk ka ndodhur për marrëdhënie familjare, por për një sherr të ndodhur mes viktimës dhe autorit në Gjermani.

Viktima kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezulton me precedentë penalë, ndërkohë që autori Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

/Zëri 

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Elton Javorit për një krushqi të prishur? Fqinjët: Djalë i edukuar, familje shumë e mirë

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Vritet Elton Javori

TIRANË- Detaje të reja nga vrasja e ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që fqinjët e Javorit shprehen se familja ka qenë e qetë dhe pa probleme.

Ai jetonte së bashku me prindërit e tij në zonën e Backallinjve në Fier, ndërkohë që të vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani. Fillimisht u raportua se autori është djali i një të forti në qytetin e Fierit, por deri tani policia edhe pse ka identitetin nuk e ka bërë me dije.

“Unë jam rritur me të dhe farefisin e tyre. Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, familje e mrekullueshme, se nga i erdhi kjo nuk e di.

Sa u futa të pija kafe, dolëm vrap. Ai jetonte me familjen, vëllezërit i ka në Gjermani”, shprehet fqinji.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ato të FNSH-së Fier që po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp për një ngjarje tjetër theksoi se brenda një kohe të shkurtër do të vendoset para drejtësisë autori i krimit.

“Po kemi marrë njoftim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit. Kemi identifikuar autorin dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e tij. Ju sigurojmë që Policia e Shtetit brenda një kohe të shkurtër do të vendosë para drejtësisë autorin e krimit”, tha Rrumbullaku.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vrasja në Fier e kap 'live' kryepolicin, Rrumbullaku jep sqarime: E kemi identifikuar autorin

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth orës 11:00 të paradites së sotme në Fier. Edhe pse ngjarja u raportua kur Rrumbullaku ishte në një konferencë për mediat, ai u shpreh se autori i krimit të rëndë është identifikuar, ndërsa siguroi se brenda një kohe të shkurtër do të vihet para drejtësisë.

"Po kemi marrë njoftim lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit, tashmë e kemi të identifikuar. Po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në kryerjen e këtij krimi të rëndë,"-tha Muhamet Rrumbullaku./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Skenë krimi'/ Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua 41-vjeçari në Fier

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Shiritat e Policisë së Shtetit, me mbishkrimin 'skenë krimi' kanë rrethuar të gjithë zonën e lagjes "16 prilli" në Fier. Paraditen e sotme, atje u vra 41-vjeçari Elton Javori, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrethana që ende nuk dihen. Megjithatë Policia e Fierit ka deklaruar se e ka identifikuar autorin, për të cilin është zbuluar vetëm se është djali i një "të forti" të Fierit. Aktualisht, efektivët janë vendosur në ndjekje të tij, por deri më tani nuk i janë afruar për ta prangosur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja në Fier/ Zbulohet identiteti i viktimës, Policia në ndjekje të autorit

Ekzekutohet Elton Javori në Fier, ZËRI nxjerr videon nga momenti i
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka identifikuar autorin e vrasjes në Fier. Viktima është identifikuar si Elton Javori, 41-vjeç, i cili deri më tani nuk rezulton të ketë të shkuar kriminale. Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë pas tij, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij në informacionin paraprak. 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Poll

MOS HUMB