LIVE UPDATES

Dita e dytë e tensioneve, Opozita bllokon Komisionet, përplasje fizike mes grave

➤Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputetët e opozitës, për të dytën ditë radhazi, kanë bllokuar punimet në Komisionet Parlamentare. ➤Dita e sotme është shoqëruar dhe me përplasje fizike, por këtë herë, mes grave deputete. ➤Siç u pa dhe nga videoja, socialistja Blerina Gjylameti shtyn me forcë Elda Hotin që po qëndronte në derën e sallës ku zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. ➤Nga ana tjetër, deputetët e PD kanë vendosur barrikadë me karrige edhe tek Komisioni i Sigurisë. ➤Deputetët e opozitës Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi kanë hyrë në një nga sallat dhe janë përplasur verbalisht me deputetët e maxhoranës, duke mos i lënë të zhvillojnë mbledhjen.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Grusht grash' në Parlament! Blerina Gjylameti shtyn Elda Hotin, ndërhyn gardistja (VIDEO)

Dita e dytë e tensioneve, Opozita bllokon Komisionet, përplasje fizike
Gjylameti shtyn koleget e PD-se

TIRANË- Vijon kaosi në Kuvend, me deputetët e Partisë Demokratike që kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e dy komisioneve që do të mbaheshin fizikisht në sallat e Kryesisë. Një incident është shënuar mes deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe kolegëve të saj demokratë, të cilët kishin zënë derën e një prej komisionene. 

Gjylameti ka shtyrë derën duke u futur me forcë në zyrë, ndërkohë që nuk kanë munguar as prekjet me kolegët e saj të PD-së. Një punonjëse e Gardës ka ndërhyrë që konflikti mes deputeteve të mos vijonte. 

“Ju lutem mos prek me dorë”, i drejtohet ajo Isuf Çelës që qëndronte tek dera.

“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një demokrate, deputetes së PS.

Të shpërndarë në disa prej sallave ku do të nisnin Komisionet, deputetët e PD-së kanë zgjedhur disa mënyra në tentativën për bllokimin e socialistëve. Në hyrjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ata janë bërë mburojë duke qëndruar të ulur në karriget e tyre.

Dita e dytë e tensioneve, Opozita bllokon Komisionet, përplasje fizike
Deputetet te ulur ne karrige

Gjatë ditës së sotme, në axhendën e Kuvendit ishin parashikuar mbledhjet e 10 Komisioneve Parlamentare, ku është duke u diskutuar projektbuxheti për vitin 2024. Shumica e Komisioneve ishin thirrur online, ndërkohë që të njëjtin fat do të kenë tashmë të gjitha, pas tentativave për bllokim fizik nga ana e opozitës.

Ishte Kuvendi i Shqipërisë që publikoi pasditen e djeshme një vendim të Konferencës së Kryetarëve të marrë më 1 nëntor për zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një vendim që kontestohet nga opozita si i paligjshëm.

“Për shkak të situatës së krijuar, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online…,”-thuhet në pikën 4 të vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit. Por para se vendimi të bëhej publik, komisionet parlamentare bënë disa mbledhje online vetëm me praninë e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës tentuan të bllokonin zhvillimin e tyre fizikisht në shenjë proteste për rrëzimin e disa kërkesave për komisione hetimore dhe përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

‘Pse hyni online, o plehra?’, deputetët e opozitës protestë në Komisione

Dita e dytë e tensioneve, Opozita bllokon Komisionet, përplasje fizike
Deputetet e opozites ne Komisione

TIRANË – Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare, se përse mbledhjet zhvillohen online, kur ata janë prezent. Debate u zhvilluan në Komisionin e Ligjeve. E njëjta situatë është vërejtur edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, gjë që ka bërë që mbledhja të ndërpritet, për t’u shtyrë në orën 12:30.

Deputetët e opozitës Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi kanë hyrë në një nga sallat, ku ndodheshin deputetë të maxhoranës.

“Pse jeni online. Pse hyni online ju plehra”, dëgjohen duke thënë deputetët.

Edhe gjatë ditës së sotme, Garda ka rrethur Kryesinë e Kuvedit, për të parandaluar situatën kaotike në parlament. Opozita e vendit pretendon se maxhoranca ka shkelur të drejtat e saj kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk lejon vijimin normal të punimeve në Kuvend. PD ka kërkuar ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionet në Shëndetësi dhe nxjerrjen e të dhënave të TIMS./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Komisionet Parlamentare të gjitha online, por a ka bazë ligjore? Nikolla s'përgjigjet

Dita e dytë e tensioneve, Opozita bllokon Komisionet, përplasje fizike
Lindita Nikolla

TIRANË- 10 Komisionet Parlamentare që parashikohen të mbahen këtë të martë, pritet të mblidhen online, për shkak të aksionit të opozitës për bllokimin e tyre. Ishte Kuvendi i Shqipërisë që publikoi pasditen e djeshme një vendim të Konferencës së Kryetarëve të marrë më 1 nëntor për zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një vendim që kontestohet nga opozita si i paligjshëm.

“Për shkak të situatës së krijuar, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online…,” thuhet në pikën 4 të vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit. Por para se vendimi të bëhej publik, komisionet parlamentare bënë disa mbledhje online vetëm me praninë e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës tentuan të bllokonin zhvillimin e tyre fizikisht në shenjë proteste për rrëzimin e disa kërkesave për komisione hetimore dhe përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore.

Në shumicën e komisioneve është parashikuar që të diskutohet në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2024, një prej çështjeve më të rëndësishme për të cilat do të duhet që të shprehen deputetët. Vendimi që mbledhjet të mbahen online, u mor pa praninë e opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 1 Nëntor.

Vetëm pjesa e parë e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte publike, ndërkohë që në njoftimin e Kuvendit të kësaj date nuk përmendej ky vendim, por vetëm vendimet për kalendarin e shqyrtimit të projekt-buxhetit dhe draft-programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 6 nëntor -24 nëntor 2023.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN për vonesën e publikimit të vendimit dhe për argumentimin ligjor ku është bazuar, ndërsa shefi i saj kabinetit, Kosta Bajraba i tha BIRN se “publikimi do të bëhet sipas rregullores”, por nuk dha përgjigje për bazën ligjore./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB