LIVE UPDATES

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga Kosova, po lëvizte me armë zjarri

➤ Arrestohet në Nikël, Marklen Haka. ➤ ZËRI ka siguruar pamjet e arrestimit të tij, ku me këmbë të zbathura futet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit. ➤ Por para se të futej, para i doli kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, të cilit i tha diçka, por për shkak të largësisë së kamerave nuk u kuptua mesazhi. ➤ Marklen Haka i njohur si anëtar i Bandës së Niklës është arrestuar në kuadër të operacionit "Revanshi". ➤Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. ➤ Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

5 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

PAMJET me dron/ Marklen Haka tentoi të ikë me vrap nëpër ara, policia e ndjek këmba-këmbës

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga
arrestimi i Marklen Hakës

NIKËL-Policia e Tiranës ka publikuar një moment tjetër nga aksioni në Nikël, ku u arrestua Marklen Haka. Në pamjet më poshtë Haka ka tentuar t'i ikë Policisë, duke vrapuar nëpër ara, por nuk ka shkuar shumë larg. 

Marklen Haka alias Marklen Aliu ndodhej në një banesë në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë. Ai ndodhej në shoqërinë e katër personave të tjerë, të cilët janë shoqëruar në Polici. Në banesë u gjet dhe u sekuestruar një armë zjarri pistoletë. Të pyetur se kujt i përket arma tjetër e gjetur në banesë ata nuk kanë pranuar të jetë e ndonjërit prej tyre. Ndaj tyre pritet të komunikohet akuza e armëmbajtjes pa leje dhe arresti në vijim.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni i Bacungut". Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00. Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë. Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Këmbëzbathur, diçka i thotë Tonin Vocajt, MOMENTI i arrestimit të Marklen Hakës

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga
Marklen Haka

TIRANË-Pamjet më poshtë janë nga shoqërimi i Marklen Hakës në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Siç shihet edhe në video 33-vjeçari është këmbëzbathur dhe i rrethuar nga forcat RENEA. Në pritje të anëtarit të bandës së Niklës, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, të cilit Haka i është drejtuar me disa fjalë. 

Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

PROFIL- I shpëtoi 2 atentateve, por halla e tij e mbrojti me jetën e saj! Kush është Marklen Haka

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga
Marklen Haka

NIKËL- Marklen Haka u arrestua sot nga një operacion blic i policisë në Nikël. Dyshohet se ai ishte kthyer nga Dubai dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Por kush është Marklen Haka?

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa Marklen Haka mbeti i plagosur. Në janar të vitit 2022 ai u arrestua nga RENEA-s pas një operacioni, kun ë pranga ranë edhe 19 të tjerë, por ai u lirua sërish. Haka është bërë i njohur për drejtësinë që në moshën 20-vjeçare, i cili dyshohej për vrasje. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë, ditën e ngjarjes.

Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Dyshohej se Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai ishte 13 vjeç.

Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.

Mirëpo, Haka u arrestua sërish më 12 shtator të vitit 2018, bashkë me të atin, pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 1 vit heqje lirie dhe doli nga burgu në vitin 2019. Pas dy muajsh atë e plagosën. Po ashtu, Haka njihej për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga
Valter Bami dhe Marklen Haka

Valter Bami dhe Marklen Haka drekonin shpesh me njëri-tjetrin, ndërsa miqësia e tyre e përkohshme u kthye në urretje dhe armiqësi. Pasi në dosjen e publikuar nga ZËRI rezulton se Haka, Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka kishin marrë përsipër eliminimin e Durim Bamit me urdhër të Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Në vitin 2020, treshja i bënë atentat Bamit, i cili ndodhej brenda një automjeti tip “Range Rover” bashkë me kushëririn e tij, Ervin Kodra që mbeti i plagosur. Në përgjimet e zbardhura nga SPAK, vihet re dhe aleanca e Marklen Hakës me Ervis Martinajn që ishte i lidhur ngushtë me Arben Ndokën, por kishin dyshime të forta që Haka qëndronte pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit, Aleksandër Ndoka. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Marklen Hakës/ Anëtari i bandës së Niklës u kap me armë zjarri, shoqërohen në polici edhe persona të tjerë

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga
Marklen Haka

NIKËL-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Marklen Hakës në zonën e Niklës. Raportohet se anëatri i bandës së Niklës është kapur me armë zjarri, ndërsa në Polici janë shoqëruar dhe persona të tjerë. 

‘Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës. Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë. Përpjekja për t'ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.’- njofton ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Aksion 'blic' në Nikël, arrestohet Marklen Haka

RENEA arreston Marklen Hakën! U kthye nga Dubai, hyri ilegalisht nga

NIKËL-Marklen Haka i njohur si anëtar i Bandës së Niklës është arrestuar. Haka është vënë pranga në zonën e Niklës. Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. 

Marklen Haka u ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha dhe një në vitin 2022, kur mori një plumb në fytyrë. Haka njihej për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën, pas atnetatit në të cilin humbi hallën. Por, kjo miqësi duket se nuk ka zgjatur shumë pasi në dosjen e publikuar nga ZËRI rezulton se Haka, Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka kishin marrë përsipër eliminimin e Durim Bamit me urdhër të Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Në vitin 2020, treshja i bënë atentat Bamit, i cili ndodhej brenda një automjeti tip “Range Rover” bashkë me kushëririn e tij, Ervin Kodra që mbeti i plagosur. Në përgjimet e zbardhura nga SPAK, vihet re dhe aleanca e Marklen Hakës me Ervis Martinajn që ishte i lidhur ngushtë me Arben Ndokën, por kishin dyshime të forta që Haka qëndronte pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit, Aleksandër Ndoka. Haka i betohet Martinajt se nuk ka lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës, ndërsa ish-bosi i lojërave të fatit që sot rezulton i zhdukur pa gjurmë, i kërkon që të bashkëpunojë dhe t’i tregojë emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos. Në këmbim, Martinaj do t’i tregonte personat që i vranë hallën.

Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB