LIVE UPDATES

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar në spital, mes tyre fëmijë dhe zjarrfikës

➤ Kaos në Lushnje! Zjarri i rënë në katin e tretë të qendrës tregëtare "Metropol Center" ka rrezikuar jetën e punonjësve, klientëve por edhe të banorëve të aparatamenteve që janë në godinë.➤ Njerëzit e bllokuar nga rënia e zjarrit në ndërtesë janë shpëtuar. ➤ Deri tani 42 persona janë dërguar me urgjencë në spital për shkak se janë asfiksuar. Mes tyre ka fëmijë dhe efektivë të forcave zjarrfikëse. ➤ Zjarri ka nisur rreth orës 14:40. Dyshohet se shkak është një defekt në tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. ➤ Flakët kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët për të shpëtuar janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët. Madje ka pamje edhe të disa personave që varen në përpjekje për t'u shpëtuar flakëve dhe tymit. ➤ Aktualisht flakët janë riaktivizuar në katin e fundit të godinës.

13 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Bravo! Momenti kur zjarrëfikësit shpëtojnë fëmijën e bllokuar në pallat

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Mes personave të evakuuar nga pallati 12-katësh, i cili u përfshi nga flakët në Lushnje ndodhen tre fëmijë dhe efektivë të forcave zjarrfikëse.

Momenti i shpëtimit të një prej fëmijëve është pritur me duartrokitje nga qytetarët që ndodheshin jashtë. Pamjet e siguruara nga ZËRI, tregojnë zjarrëfikësin me fëmijën në krah dhe qytetarët teksa prisnin me ankth për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngecur brenda ndërtesës.

Mes duartrokitjeve, dëgjohen banorët duke brohoritur: Bravo!


Gjendja e fëmijës është e mirë, ndërsa po merr ndihmë nga mjekët në ambulancën që ndodhej jashtë. Ndërkohë janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, për shkak se janë asfiksuar. Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe mbeten nën kujdesin e mjekëve. /ZËRI

1 VITE ME PARE

EKSKLUZIVE/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnjë. ZËRI ju sjell pamjet me dron

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- ZËRI ju sjell ekskluzivisht pamjet me dron nga Lushnja, ku vatra e zjarrit e nisur prej pesë orësh është riaktivizuar sërish në qendrën tregtare "Metropol Center". Siç mund të shihet vatra e zjarrit është e madhe ndërsa tymi ka pushtuar zonën. Deri më tani raportohet për rreth 42 persona të lënduar mes tyre fëmijë dhe zjarrfikës. Ata po marrin mjekim në spital. Fatmirëisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën./ZËRI



1 VITE ME PARE

Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare në Lushnjë

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë. Një vatër në katin e fundit të pallatit 12-katësh është aktivizuar sërish. Flakët kanë përfshirë një bar veror, duke djegur dyshemenë dhe disa pemë që ndodhen në tarracë. Zjarrfikësit dhe forcat policore kanë filluar edhe një herë punën për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

Riaktivizimi i zjarrit vjen pas më shumë se 4 orësh, pasi ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin të gjithë banorët në katet e sipërme.

Zjarri nisi rreth orës 14:40 minuta. Flakët u përhapën fillimisht në katin e dytë dhe të tretë të qendrës tregtare. Më pas u përhapën edhe në katin e katërt. Eshtë dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur evakuimin e banorëve në apartamente, jeta e të cilëve u rrezikohej nga tymi i madh. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Momente paniku në Lushnje! Banorët rrëfejnë tmerrin (DËSHMITË)

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
banori

SHBA- Banorët e pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme kanë rrëfyer për se çfarë ndodhi në godinë. Një prej banorëve u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.

“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai.

Dy fëmijë kishin ngecur në pallatin 12 katësh pasi flakët pushtuan qendrën tregtare në Lushnjë. Nëna tha për mediat se po priste dy fëmijët e saj që të shpëtoheshin, të cilët nga kati i 10 ku ndodheshin ishin ngjitur në tarracë.

“Nga kati i 10-te hipën lart në tarracë“, tha ajo.

Një qyetetar tjetër u shpreh për mediat i shqetësuar se kishte dy shokët e tij të bllokuar në qendrën tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët disa orë më parë.

Rrëfime ka patur edhe nga të evakuuarit. Një e moshuar, e cila mori ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës tregoi tmerrin nga zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë. Ajo ka treguar se është shpëtuar nga një vullnetar.

"Tani ndihmë mirë e lehtësuar, rrofshin policia, zjarrfikësja që  më shpëtuan, jo në shtëpinë tonë, por e pamë nga ballkoni mbyllëm dyer e dritare, mua më mori një vullnetar, atë komshinë e mori një polic, nuk ia di emrin atij, ai rrezikoi edhe veten erdhi u shtrua, unë nuk pashë gjë, vetëm tym asgjë tjetër, falë doktorëve dhe infermierëve”, tha e moshuara.

Po ashtu dy nga zjarrfikësit që përfunduan në spital në Lushnje kanë folur për mediat. Ata kanë deklaruar se u bllokuan dhe pasi morën surum dhe oksigjen në spital, janë të detyruar që të shkojnë sërish në krye të detyrës.

“Patëm problem me frymëmarrjen u bllokuam nga tymi, morëm serum dhe oksigjen, tani do shkojmë përsëri në punë," thanë ata. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Përfundon operacioni i evakuim-shpëtimit në Lushnje, ç'dimë deri më tani

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE-Ka përfunduar pas 4 orësh operacioni i evakuim-shpëtimit në ndërtesën 12 katëshe, ku në katet e para ishte ngritur qendra tregtare "Metropol" e cila u përfshi nga flakët. Operacioni i evakuim-shpëtimit përfundoi rreth orës 18:30.  Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, për shkak se janë asfiksuar. Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policies:

Lushnjë Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit. Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Si nisi zjarri

Flakët nisën rreth orës 14:40 minuta dhe situata kaotike vijoi prej 4 orësh. Flakët u përhapën fillimisht në katin e dytë dhe të tretë të qendrës tregtare. Më pas u përhapën edhe në katin e katërt. Eshtë dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur evakuimin e banorëve në apartamente, jeta e të cilëve u rrezikohej nga tymi i madh. Dhjetra njerëz ngelën të bllokuar në ndërtesë dhe në pamjet e publikuara disa nga qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa për evakuimin e tyre kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse. Në ndihmë të tyre është dërguar edhe një vinç privat që ndihmoi në nxjerrjen e qytetarëve nga banesa pasi zjarrfikësja e Lushnjes nuk kishte autoshkallë.

Shkaku

Zjarri dyshohet se ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, dhe më pas është përhapur në gjithë qendrën, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në një kondicioner në dyqanin ku mendohet se nisi zjarri. Një lokal i cili ndodhej në katin e tretë të këtij pallati 12-katësh ka qenë i gjithi prej druri, çka dyshohet se ka përhapur edhe më shumë dhe më shpejt zjarrin në gjithë qendrën.

Pak pasi ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin të gjithë banorët në katet e sipërme, zjarri është riaktivizuar përsëri. Flakët kanë përfshirë një bar veror në katin e fundit të ndërtesës, duke djegur dyshemenë dhe disa pemë që ndodhen në tarracë./ZËRI

1 VITE ME PARE

PAMJET-Shpëtohen 2 të moshuara nga zjarri në Lushnje

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Forcat RENEA i janë bashkuar aksionit për shpëtimin dhe evakuimin e banorëve të bllokuar si pasojë e zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare që prej orës 14:40 të ditës së sotme.

Në pamjet e publikuara shihet një moment kur nxirren 2 qytetare të moshuara dhe më pas dërgohen në autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 


Deri më tani, 35 persona ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, pas flakëve në godinën në Lushnjë. Policia dhe RENEA po kontrollojnë në çdo kat nëse ka të bllokuar nga flakët dhe nuk kanë mundur të dalin. Zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të flakëve në ndërtesën 12 katëshe./ ZËRI

1 VITE ME PARE

Normalizohet pas 4 orësh situata në qendrën tregtare në Lushnje

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
Skënder Brataj

LUSHNJE-Situata në qendrën tregtare "Metropol Center" në Lushnje, i cili prej mesditës së sotme (25 dhjetor) është përfshirë nga flakët është normalizuar. Për fat të mirë deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa personat e asfiksuar po marrin ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Lushnjes.

Shefi i urgjencës, Skender Brataj tha se po kontrollohet në çdo derë ka apo nuk ka njeri dhe sipas tij nuk ka asnjë person të bllokuar. 

Brataj: Janë krehur 3 godina, për të parë nëse ka ende banorë. Shërbimet e urgjencës janë këtu. Nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët në spital. Dy fëmijë ishin 14 vjeç, njëri 7 vjeç. Nuk ka kode të vështira. Janë kontrolluar 3 godinat, po hapet çdo derë për të parë nëse ka persona të tjerë të bllokuar. Por deri tani nuk rezulton asnjë person i bllokuar si në qendrën tregtare si në godinat përreth. 

Prej orës 14:30 forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët që kanë rënë në qendrën tregtare "Metropol'.   Flakët u përhapën fillimisht në katin e dytë dhe të tretë të qendrës. Më pas u përhapën edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë lart në godinën e qendrës tregtare që ndodhet mes dy godinave 12 katëshe me apartamente banimi. 35 persona janë dërguar në spital, mes tyre 3 fëmijë dhe katër zjarrfikës pjesë e ekipit të shpëtimit. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Zjarri në Lushnje! 35 qytetarë të asfiksuar në spital, mes tyre fëmijë

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE-35 qytetarë të asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mes të transportuarve janë dy fëmijë dhe katër zjarrfikës. Këta të fundit janë asfiksuar ndërsa kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar në ndërtesë

Personat kishin probleme me frymëmarrjen, por mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe mbeten nën kujdesin e mjekëve.

"Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në spitalin e Lushnjes viziton personat që po marrin ndihmën mjekësore. Aktualisht, 35 persona ndodhen në urgjencën e spitalin e Lushnjës, 4 prej të cilëve janë punonjës zjarrfikës.  Fatmirësisht personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën", njofton ministria e Shëndetësisë.

Pesë zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Po ashtu për të evokuar qytetarët në ndihmë erdhi edhe një vinç privat në mënyrë që të nxjerri njerëzit e bllokuar në ndërtesë. Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës, por zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Zjarrfikësja e Lushnjës pa autoshkallë, në ndihmë shkojnë mjete nga Fieri e Patosi

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Teksa flakët në qendrën tregtare 'Metropol'në Lushnje janë përhapur, forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të bërë evakuimin e plotë.

Por nga ana tjetër zjarrfikësja e Lushnjës nuk ka autoshkallë dhe në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Fieri e Patosi. Pesë zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Po ashtu për të evokuar qytetarët po punon edhe një vinç në mënyrë që të nxjerri njerëzit e bllokuar në ndërtesë.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka nisur nga tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. Ky defekt dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, por mbetet që ky version të verifikohet nga zjarrfikësit, të cilët do nisin nga hetimet pasi të kenë shuar flakët. /ZËRI

1 VITE ME PARE

PAMJET nga zjarri në Lushnje/ Tym nga të katërta anët, banorët bllokohen nëpër shtëpi!

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Tym nga të katërta anët, përkoheqësohet situata nga zjarri në Lushnje. Dyshohet se ka persona të asfiksuar. Ndërkohë Policia ka bllokuar rrugët për masë sigurie, ndërsa zjarrfikëset dhe nga qytetet afër me Lushnjën janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Raportohet se në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar dhe një vinç provat për të zbritur qytetarët e bllokuar nëpër banesa. 

Dyshohet se numri i njerëzve në momentin që ka shpërthyer zjarri ka qenë i lartë, pasi po festonin ditën e Krishtlindjeve. Madje sipas raporimeve në një nga katet mendohet të kenë qenë prezentë 300 persona./ ZËRI

1 VITE ME PARE

Zjarri në Lushnje, si po evakuohen banorët

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Situata ende kaotike vijon në goditën e qendrës tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Djetëra njerëz që ndodheshin në të kanë mbetur të bllokuar brenda godinës, të cilët po mundohen të dalin jashtë saj.

Qytetarët që kanë mbetur të bllokuar po ndihmohen që të zbresin poshtë nëpërmjet shkallëve dhe vinçit. Dyshohet se numri i njerëzve në momentin që ka shpërthyer zjarri ka qenë i lartë, pasi po festonin ditën e Krishtlindjeve. Madje sipas raporimeve në një nga katet mendohet të kenë qenë prezentë 300 persona.

Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente dhe mundësia e vetme për njerëzit e bllokuar janë dritaret. Policia dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” po marrin masat për shuarjen e flakëve e evakuimin e qytetarëve dhe banorëve.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka nisur nga tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. Ky defekt dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, por mbetet që ky version të verifikohet nga zjarrfikësit, të cilët do nisin nga hetimet pasi të kenë shuar flakët. /ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Përfshihet nga flakët 'Metropol Center' në Lushnje, ka ende njerëz të bllokuar brenda


KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
Pamje nga Lushnja

LUSHNJE-  Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje është përfshirë nga flakët. Kati i tretë i godinës është përfshirë nga zjarri, ndërsa brenda raportohet se ka ende klientë dhe punonjës të bllokuar. Zjarri ka rënë rreth orës 14:40, e menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të cilat po merren me evakuimin e personave që ndodhen brenda godinës. siaps raportimeve, disa të asfiksuar janë transportuar me urgjencë në spital.

Nga pamjet e para që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, duken momentet kur qytetarët kanë dalë duke u varur nga dritaret e godinës në mungesë të shkallëve të emergjencës. Deri më tani është bërë i mundur evakuimi personave në një krah të godinës, por në këtë qendër tregtare ka edhe apartamente ku jetojnë njerëzit. Kështu që po punohet edhe për shpëtimin e tyre. 

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka nisur nga tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. Ky defekt dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, por mbetet që ky version të verifikohet nga zjarrfikësit, të cilët do nisin nga hetimet pasi të kenë shuar flakët. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

vijon...

1 VITE ME PARE

Zjarri në Lushnje, qytetari varet jashtë godinës

KAOS në Lushnje! Digjet 'Metropol Center', 42 të asfiksuar
Pamje nga Lushnja

LUSHNJE- Kati i tretë i një qendre tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnjë. Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, në momentin kur brenda qendrës tregtare kishte ende njerëz. ZËRI ka siguruar pamje nga momenti kur disa prej tyre, të frikësuar nga tymi dhe flakët, po përpiqen të dalin nga dritaret. 

Në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, që po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB