LIVE UPDATES

Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, i përfshirë ish-gardisti që mbronte Berishën. Pjesë e hetimeve edhe SHISH

➤Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë, hedh hije dyshimi nëse është tentuar që të cënohet siguria e familjarëve të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. ➤Mjeti në të cilin udhëtonte djali i saj, shoqëruar nga garda, është përplasur nga pas nga shtetasi Isidor Heta, ky i fundit ish-gardist i Sali Berishës në 21 Janar 2011. ➤Policia është mjaftuar vetëm me gjobitjen e Hetës dhe sekuestrimin e mjetit të tij, ndërkohë që në hetimet janë përfshirë edhe agjentë të SHISH. ➤ Irena Gjoka është gjyqtarja që firmosi arrestimin e Malltezit dhe masën e sigurisë për Berishën.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Përplasi makinën e djalit të Irena Gjokës, Isidor Heta ish-gardist i Berishës në 21 Janar

Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, i përfshirë
Isidor Heta

TIRANË- Isidor Heta, personi që shkaktoi aksidentin me eksortën që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, rezulton se ka shërbyer si pjesë e gardistëve pranë Sali Berishës në 21 Janar të vitit 2011. Burime bëjnë me dije për Zërin se Heta ka mbajtur dhe gradën e nënoficerit të eskortës së Berishës.

Në hetimet për aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme, janë të përfshirë dhe agjentë të SHISH, edhe pse zyrtarisht ngjarja është duke u hetuar si aksidentale.

Policia mësohet se ka gjobitur Hetën, si dhe ka sekuestruar makinën të cilën ai drejtonte.

Heta mësohet gjithashtu se ka shërbyer deri dy vite më parë si nënoficer Batalioni në Forcat e Armatosura dhe është 42 vjeç.

Në dëshminë e gardistëve thuhet se mjeti që drejtohej nga Heta, ka përshkruar të njëjtën rrugë me ta nga Rinasi në zonën e Selitës dhe ku ndodhi aksidenti. Edhe pse ata i kanë kërkuar që të ndalte manovrat, polici nuk është bindur.

“Udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në Selitë, i kemi bërë thirrje që të ndalte manovrat”, ka qenë dëshmia e gardistëve, ndërkohë që pritet të kontrollohen të gjitha kamerat e sigurisë në rrugën që është përshkruar nga mjetet, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e aksidentit.

Vetë Heta, ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

“Kishte shumë lagështirë në rrugë dhe humba kontrollin”, mësohet të jetë shprehur polici.

Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Mësohet se për hetimin e këtij aksidenti janë angazhuar dhe agjentë të SHISH, ndërkohë që nga vetë Irena Gjoka deri në momentet që flasim nuk ka pasur një reagim.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Shkaktoi aksidentin ku udhëtonte djali i Irena Gjokës, gjobitet polici

Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, i përfshirë
Aksident

TIRANË- Polici Izidor Heta, që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Selitë, duke përplasur makinën e Gardës, brenda së cilës ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka, mësohet se është gjobitur.

Policia i ka sekuestruar Hetës edhe makinën private me targa të Zvicrës, me të cilën goditi makinën e eskortës të familjes së gjyqtares Irena Gjokës.

Sipas gardistëve, polici ka udhëtuar pas mjetit të tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ka ndodhur edhe aksidenti. Vetë polici Heta ka thënë në komisariat se ka qenë lagështia, që ka bërë që të humbasë kontrollin e makinës dhe të dalë jashtë rrugës. Megjithatë, hetimet pritet që të zbardhin ngjarjen.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në javët e fundit, për shkak të akuzave të vazhdueshme që Sali Berisha ka bërë në drejtimin e saj. Gjoka është gjyqtarja që firmosi arrestimin e Jamarbër Malltezit në datën 21 Tetor, si dhe masën e sigurisë së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën. Pas këtyre zhvillimeve Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe familjes së saj./ZËRI/

1 VITE ME PARE

EMRI/ Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka

Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, i përfshirë
Aksidenti ku u perfshi djali i gjyqtares Irena Gjoka

TIRANË – Isidor Heta është polici që u përplas mbrëmjen e kaluar, 22 dhjetor, me automjetin e Gardës, që ishte duke shoqëruar makinën e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. Heta mësohet se punon si efektiv i Policisë Rrugore në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa shoferi i automjetit ku ishte ulur djali i gjyqtares Irena Gjoka ishte Ardjan Disha. Dyshohet se shkaktar për aksidentin ka qenë polici i Rrugores. Gardistët që ishin duke shoqëruar djalin e Irena Gjokës, kanë thënë se policit i është kërkuar disa herë që të mos afrohej tek eskorta, mirëpo ai nuk është bindur.

Sipas gardistëve, policia ka udhëtuar pas mjetit të tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ka ndodhur edhe aksidenti. Vetë polici Heta ka thënë në komisariat se ka qenë lagështia, që ka bërë që të humbasë kontrollin e makinës dhe të dalë jashtë rrugës. Megjithatë, hetimet pritet që të zbardhin ngjarjen.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në javët e fundit, për shkak të akuzave të vazhdueshme që Sali Berisha ka bërë në drejtimin e saj. Gjoka është gjyqtarja që firmosi arrestimin e Jamarbër Malltezit në datën 21 Tetor, si dhe masën e sigurisë së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën. Pas këtyre zhvillimeve Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe familjes së saj./ZËRI/

 

1 VITE ME PARE

“Na ndoqi nga Rinasi”, detaje nga aksidenti: Garda mori djalin e gjyqtares Gjoka, polici s'iu bind thirrjeve

Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, i përfshirë
Irena Gjoka dhe makina e aksidentuar

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u përplas makina që udhëtonte djali i gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, nga një mjet që drejtohej nga një efektiv policie.

Burime bëjnë me dije për Zërin se efektivi që u përfshi në aksident Izidor Heta, shërbente pranë policisë rrugore, ndërsa në momentin e aksidentit drejtonte një mjet me targa zviceriane. Fillimisht policia nuk raportoi se në makinën e përplasur udhëtonin familjarë të Gjokës, dhe vetëm përmes dëshmisë së gardistëve, u mësua dhe itenerari i përshkruar nga mjetet.

Në dëshminë e gardistëve thuhet se mjeti që drejtohej nga polici i rrugore, ka përshkruar të njëjtën rrugë me ta nga Rinasi në zonën e Selitës dhe ku ndodhi aksidenti. Edhe pse ata i kanë kërkuar që të ndalte manovrat, polici nuk është bindur.

“Udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në Selitë, i kemi bërë thirrje që të ndalte manovrat”, ka qenë dëshmia e gardistëve, ndërkohë që pritet të kontrollohen të gjitha kamerat e sigurisë në rrugën që është përshkruar nga mjetet, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e aksidentit.

Vetë punonjësi i policisë Heta, që u përfshi në aksidentin me eskortën e gjyqtares Gjoka është shprehur se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

“Kishte shumë lagështirë në rrugë dhe humba kontrollin”, mësohet të jetë shprehur polici.

Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Mësohet se për hetimin e këtij aksidenti janë angazhuar dhe agjentë të SHISH, ndërkohë që nga vetë Irena Gjoka deri në momentet që flasim nuk ka pasur një reagim.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në javët e fundit, për shkak të akuzave të vazhdueshme që Sali Berisha ka bërë në drejtimin e saj. Gjoka është gjyqtarja që firmosi arrestimin e Jamarbër Malltezit në datën 21 Tetor, si dhe masën e sigurisë së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën. Pas këtyre zhvillimeve Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe familjes së saj. /ZËRI  

Poll

MOS HUMB