LIVE UPDATES

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!

➤ Krishtlindjet janë pasuar me trazira në vendin tonë ➤ Që në orët e para të mëngjesit, grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice" ka lajmëruar se ka mundur të depërtojë tek të dhënat e kompanive 'One' dhe 'Air Albania'. Nga hakerimi s'ka shpëtuar as Kuvendi i Shqipërisë. ➤ Grupi i hakerave madje dhe ka publikuar edhe me video momentin kur aksesimi në faqet zyrtare të kompanive ka qenë i pamundur. ➤ Megjithatë duket se nuk do të ndalen me kaq pasi kanë paralajmëruar edhe për aksione të tjera, por nuk kanë zbuluar më shumë detaje. ➤ Si pasojë, prej orëve të paradites së sotme, dyqanet e One kanë ulur qepenët. ➤ Në lidhje me këtë situatë kompania e telefonisë celulare ONE përmes një reagimi për mediat shprehet se nuk janë prekur shërbimet ndërsa po punohet për rritjen e sigurisë së sistemeve. ➤ Ndërkohe Kuvendi i Shqipërisë dhe “Air Albania” nuk kanë reaguar ende. ➤ Nga ana tjetër “Jomeland Justice” ka paralajmëruar sulme të reja. ➤Sipas hakerave kjo është një hakmarrje për ndihmesën që Shqipëria i ka dhënë anëtarëve të MEK. që strehohen në zonën e Manzës.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

U sulmua nga hakerat, 'ONE Albania': S'u preken shërbimet, po punojmë për rritjen e sigurisë

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Foto ilustruese

TIRANË- Kompania “One Albania” ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me sulmin kibernetik të hakerave iranianë “Homeland Justice” që morën nën kontroll këtë të hënë database-t e kompanisë telefonike. ONE shprehet se po punohet për të rritur sigurinë në sistemet e kompanisë ndërsa shton se shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

REAGIMI:

Ekipet tona të sigurisë kibernetike kanë zbuluar dhe po trajtojnë në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike ndodhur së fundmi. Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Ekipet tona teknike po punojnë me kapacitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK për të siguruar që shërbimet dhe të dhënat të mbeten plotësisht të sigurta. Ne kemi marrë hapa të menjëhershëm për të përforcuar masat e sigurisë, duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Çfarë ndodhi sot?

Këtë të hënë Krishtlindjesh hakerat iranianë “Hoimeland Justice” sulmuan kompaninë e telefonisë celulare “ONE Albania”, kompaninë ajrore “Air Albania” dhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë, duke paralajmëruar se kjo nuk ishte lëvizjas e vetme. ZËRI tentoi në disa mënyra për të kontaktuar me kompanitë dhe Kuvendin, por nuk mori përgjigje. Dyqanet e kompanisë ONE qëndruan të mbyllura këtë të hënë duke shmangur dhe radhët që mund të krijoheshin për shkak të kësaj situate./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hakerat sulmojnë Kuvendin, Air Albanian dhe kompaninë One

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Institucionet dhe hakerat

TIRANË- Kompania One, kompania Air Albania dhe Kuvendi i Shqipërisë janë tre institucionet që janë goditur nga hakerat iranianë Homeland Justice. Këto Krishtlindje, grupi i hakerave u ka bërë një ‘dhuratë’ institucioneve shqiptare. Në faqen e tyre kanë publikuar dhe video ku tregohet se aksisi në faqen e Parlamentit, të kompanisë celulare dhe asaj të fluturimeve është i pamundur.

Hakerat kanë paralajmëruar dhe të tjera sulme dhe sipas tyre, kjo është një hakmarrje për ndihmën që Shqipëria u ka dhënë anëtarëve të MEK që strehohen në zonën e Manzës. Nga ‘viktimat’ nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, ndaj ZËRI ka kërkuar sqarime përmes një e-maili.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat iranianë targetojnë kompani private në Shqipri apo edhe institucione. Grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë.

Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Më 14 prill 2023, Homeland Justice ka publikuar të dhënat e Autoritetit të Dosjeve. Më 27 shkurt 2023, Homeland Justice është futur edhe në mailet e kryeministrit Edi Rama si dhe ka nxjerrë të dhënat e ish-presidentit Ilir Meta e të ambasadores amerikane Yuri Kim.  Po ashtu, janë marrë të gjitha të dhënat nga sistemi TIMS, ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Gjithsej, numërohet jo pak, por 137 fluturime me charter.

Më 12 dhjetor 2022, Homeland Justice ka publikuar certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Më datë 19 shtator 2022, Homeland Justice kanë publikuar të dhëna tepër konfidenciale për ish-kryepolicin Gledis Nano. Hakerat kanë publikuar të dhënat personale të Nanos përfshirë edhe numrat personalë të tij dhe të trungut familjar, listën e udhëtimeve dhe pagesat në sigurimet shoqërore.

 

1 VITE ME PARE

Kuvendi, ONE dhe Air Albania në 'dorën' e tyre, hakerat: Prisni masa të reja

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice'' reagon sërish. Disa orë pasi hakëruan faqet e kompanisë telefonike "ONE Albania", kompanisë ajrore "Air Albania" dhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë, pak minuta më parë, hakerat kanë paralajmëruar sulme të reja, pasi sipas tyre nuk është arritur objektivi. 

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Mesazhi


Grupi i hakerave madje dhe ka publikuar edhe me video momentin kur aksesimi në faqet zyrtare të kompanive ka qenë i pamundur.Si pasojë, prej orëve të paradites së sotme, dyqanet e One kanë ulur qepenët. ZËRI ka tentuar që të marrë një sqarim zyrtar nga kompanitë dhe ka telefonuar numrat për shërbimin e klientit, por nuk ka arritur që të kontaktojë me asnjë prej kompanive. Në mungesë të përgjigjes me anë të telefonit, ZËRI ka dërguar edhe një kërkesë për informacion në adresën e tyre të emailit. Ndërkohë që mbetemi në pritje të një përgjigje, deri më tani as nga "One" dhe as nga "Air Albania" nuk ka asnjë reagim zyrtar. Edhe nga Kuvendi nuk ka asnjë reagim zyrtar. Sipas hakerave kjo është një hakmarrje për ndihmesën që Shqipëria i ka dhënë anëtarëve të MEK. që strehohen në zonën e Manzës./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

KRONOLOGJIA/ Kush janë HOMELAND JUSTICE, prej 1 viti e gjysmë bëjnë "presion"

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Homeland Justice

TIRANË- Rikthehet grupi i hakerave iranianë Homeland Justice. Sot ata kanë hakeruar faqen e Kuvendit të Shqipërisë, kompaninë One dhe Air Albanian. Grupi pretendon se do të shkatërrojë deputetët e korruptuar, teksa thotë se do goditen të gjithë ata që bashkëpunojnë me anëtarët e MEK-ut. Por, Homeland Justice është i njohur më herët për sulme kibernetike. Ky grupim ka nxjerrë më herët edhe të dhëna të tjera sensitive, si patentat, targat, pagat, të dhënat për kreun e SHISH, emailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano etj.

SULMET E GRUPIT HOMELAND JUSTICE

Më 14 prill 2023, Homeland Justice ka publikuar të dhënat e Autoritetit të Dosjeve. Menjëherë pas këtij, lajmi, AMA përmes një komunikimi publik, kërkoi nga mediat që të mos publikojnë të dhënat, sepse do të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Dosjeve me homologët.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Hakimi i Autoritetit te Dosjeve

Më 27 shkurt 2023, Homeland Justice është futur edhe në mailet e kryeministrit Edi Rama. Në dokumentin e publikuar në rrjetin e tyre në aplikacionin "Telegram", shfaqen diskutime me 'foldera (dosje)' me emrat: Baftjar Zeqaj, Eduart Ndreca, Alban Xhelili, Alfred Rushaj, Benet Beci, Bardhyl Çollaku, Erion Braçe, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj. Përpos dosjeve me dokumenta, grupi i hackerave kanë lëshuar edhe një mesazh: “Jeni avokatët e Djallit! Keni duart e lyera me gjak”. Më herët hakerat publikuan foto edhe të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
E-mailet e Rames
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Folderat e publikuar 1
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Folderat 2

Homeland nxori të dhënat e Metës: Nuk mbulohet dielli me shoshë

Homeland Justice ka nxjerrë të dhënat edhe të ish-presidentit Ilir Meta. Bashlkë me të janë hakuar edhe të dhënat e këshilltarëve të Metës: Anna Maria Vasili, Jetmir Hyseni, Andi Hasani, Flamur Gashi, Ylli Asllani, Ilda Zhulali, Anjeza Burnazi, Arben Çiçi, Bledar Dervishaj dhe Albana Veizi. Dhjetëra faqe janë shkëputur nga mailet e tyre, por janë publikuar dhe foto e video. Publikimin e të dhënave, hakerat e kanë shoqëruar me mesazhin: “Nuk mbulohet dielli me shoshë”.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Te dhenat e publikuara te keshilltareve te Metes 1
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Hakimi tek Presidenca

Më datë 6 shkurt 2023, hakerat goditën sërish dhe këtë herë publikuan listën e zgjedhësve. Në dokument përfshihej ID, emri, mbiemri, atësia, qendra e votimit dhe të dhëna të tjera private të votuesve. Ndërsa, edhe këtë herë, Justice Homeland ka pasur një mesazh për zgjedhësit: “A jeni penduar që keni votuar politikanë të korruptuar?”.

Më datë 23 dhjetor 2022, Homeland Justice ka publikuar të dhënat për klientët VIP në Bankën Credins. Edhe këtë herë, grupi ka pasur një mesazh të fortë, duke u shprehur se mesa duket, qeveria shqiptare përpos harxhimeve që ka me muxhahedinët, shpenzon taksa të tjera më kot. "Me sa duket, përveç muxhahedinëve, ju po shpenzoni taksat për veten tuaj. E drejtë? Duke pasur parasysh këtë sasi informacioni, a nuk janë ende të bindur njerëzit që korrupsioni ka përfshirë të gjithë qeverinë dhe zyrtarët? Është koha të lëmë pas korrupsionin dhe të ngrihemi për lirinë e vendit tonë,"-shkruhet në postimin e bërë në Telegram nga grupi i hakerave. Pas sulmit reagoi edhe Banka Credins, që tha se ishte një sulm kibernetik periferik dhe se të dhënat e klientëve të saj janë të sigurta.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Klientet VIP te Credins
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Njoftimi i Credins

Më 9 dhjetor 2022, Homeland Justice publikoi një foto të Ramës dhe të ambasadores amerikane Yuri Kim, teksa në kokat e tyre kishin një kryq të kuq. Teksa të dy janë në shënjestër, hakerat e “Homeland Justice” i kanë vendosur një kryq të madh ambasadores Yuri Kim, teksa shkruajnë: 'Një iku, tani merremi me të tjerët'. Pasi mediat thanë se mesazhi ishte kërcënim për Kim, Homeland Justice deklaruan se nuk e kanë kërcënuar atë me vdekje, por grupin MEK-un. 

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Rama dhe Kim
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Justifikimi i Justice Homeland

Më 12 dhjetor 2022, Homeland Justice ka publikuar certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Edhe këtë herë, hakerat kanë pasur një mesazh të fuqishëm: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?". Dokumentet mendohet se janë prodhuar nga SHISH.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Certifikatat e sigurise ne Ministrine e Brendshme

Më 28 nëntor 2022, hakerat kanë nxjerrë të dhënat e patentave. Krahas nxjerrjes së patentave, Homeland Justice kishte edhe një mesazh për qeverinë. “Nuk jeni të gatshëm të dhuroni siguri për njerëzit tuaj”, thuhej në mesazh.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Patentat

Më datë 13 nëntor 2022, Homeland Justice ka publikuar të dhënat e ish-kreut të SHSIH, Helindon Bendo. Grupi pretendoi se është futur në e-mailin e Bendos.

Hakerat kanë nxjerrë të dhënat e zv drejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Homeland Justice ka publikuar të dhënat e pasaportave të Kanushit. Ata janë ndalur dhe në gjendjen e tij civile, duke nxjerrë edhe emrat e të dhënat e familjarëve.

 

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Maili i pretenduar i Bendos

Grupi i hakerave iranianë kanë nxjerrë të dhëna të tjera më 7 nëntor 2022 që kanë marrë nga institucionet shqiptare, më konkretisht operacionin për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze. Po ashtu, kanë nxjerrë dhe një video të xhiruar me kamera trupi, të dikujt që iu afrohet dy personave, një prej tyre, ish-kryepolici Gledis Nano. Survejimi është pranë ambasadës kineze në Tiranë.

Në datën 30 tetor 2022, Homeland Justice ka publikuar dokumentet e makinave që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë. Kësaj herë kanë nxjerrë dokumentet për të gjitha mjetet që qarkullojnë në Shqipëri, e detaje specifike si psh: Targa, pronari, modeli, kapaciteti, adresa, lloji i mjetit, modeli, viti dhe ngjyra. Pra gjithçka!

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Te dhenat e dokumenteve te makinave

Më datë 27 tetor 2022, Homeland Justice ka nxjerrë të dhëna sensitive për kryeministrin e vendit Edi Rama. Ndërsa është publikuar edhe një mesazh, ku thuhet se a i ka informuar Rama shqiptarët se paguajnë taksa për të strehuar anëtarët e MEK.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Mesazhi per Ramen
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Te dhenat e Rames

Po ashtu, janë marrë të gjitha të dhënat nga sistemi TIMS, ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Gjithsej, numërohet jo pak, por 137 fluturime me charter. Dalja e parë e Ramës që është shënuar 1 gusht 2005, kur Rama është larguar për në Vienë, por si një qytetar i "ZAKONSHËM". Ndryshe nga tani që duket se lëviz vetëm me avion, më herët qarkullonte dhe me makinën e tij, që tashmë e përdor mesa duket vetëm për lëvizje brenda Shqipërisë.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Fluturimet per Ramen 1
Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Fluturimet per Ramen 2

Më datë 19 shtator 2022, Homeland Justice kanë publikuar të dhëna tepër konfidenciale për ish-kryepolicin Gledis Nano. Hakerat kanë publikuar të dhënat personale të Nanos përfshirë edhe numrat personalë të tij dhe të trungut familjar, listën e udhëtimeve dhe pagesat në sigurimet shoqërore. Nga vëzhgimi rezulton se lëvizjet e Nanos jashtë vendit kanë qenë të kufizuara me vetëm 2 udhëtime jashtë vendit gjatë kohës që ka drejtuar Policinë e Shtetit. Më 22 nëntor 2021, Nano ka qenë në Stamboll ndërsa më 13 mars të 2022, ish-drejtori i Policisë ka qenë në Dubai me një udhëtim pa shofer dhe të pa raportuar zyrtarisht në media.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Daljet jashte shtetit te Gledis Nanos

Në postimin e tyre, "Homeland Justice" pretendojnë se disponojnë edhe listën e emaileve të Nanos në lidhje me një sulm të pretenduar terrorist në Durrës. 

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Gledis Nano

Më datë 29 gusht 2022, hakerat kanë publikuar numrat e celularëve të qytetarëve shqiptarë.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Dokumenti per numrat e celulareve

Më 10 gusht 2022, Homeland Justice ka publikuar e-mailet që Ministria e Jashtme i ka dërguar ambasadave shqiptare në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. Në këto dokumente gjithashtu janë edhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave shqiptare në shtete të huaja. Shumë prej tyre kërkojnë pajisjen me karta identiteti apo dokumentacione të ndryshme, si njohja e diplomës apo pajisja me vizë.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

'Homeland Justice' hakeron Parlamentin, kërcënimi: Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi i hakerave iranianë 'Homeland Justice' kanë kërcënuar edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Pasi kanë publikuar një video, ku pretendojnë se kanë mundur që të futen në faqen zyrtare dhe të vjedhin të dhënat, kanë përcjellë edhe një mesazh kërcënues. Sipas tyre, deputetët e korruptuar do të "shkatërrohen". Por deri më tani nuk kanë publikuar asnjë detaj. 

"Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm do zbulohet para çdo kërkuesi të së vërtetës,"-shkruhet në postimin e bërë në Telegram.


Por lidhur me pretendimet e grupit të hackerave nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kuvendi. Deri më tani, 'Homeland Justice' pretendojnë se kanë hakeruar edhe kompanitë "One" dhe "Air Albania"./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hakerimi i “One”/ Dyqanet ulin qepenët prej mëngjesit, urdhri që u dha

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Mbyllen dyqanet e ONE

TIRANË- Prej orëve të paradites së sotme, dyqanet e One kanë ulur qepenët, pasi dyshohet se kanë rënë pre e nje sulmi nga grupi i hakerave “Homeland Justice”. Në faqen në Telegram, grupi i hakerave ka shkruar:

“Hakerohet kompania më e madhe e telekomit në Shqipëri. "One Albania" është në duart tona. Ne thamë mos i bëni njerëzit viktima të dëshirave tuaja. Shihni mesytë tuaj për të kuptuar më thellë”.

Burime bëjnë me dije për Zërin se përmes një urdhëri të brendshëm të gjitha dyqanet e ONE janë mbyllur paraditen e sotme, për shkak se nuk kanë pasur sistem. Nga ana tjetër jashtë shërbimit është edhe numri që është në dispozicion nga kompania për ankesat e klientëve.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Dyqani i mbyllur

Grupi i hakerave pretendon se të njëjtin fat si ONE ka pasur edhe Air Albania, faqja e kompanisë ajrore.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Homeland Justice kërcënon sërish: Kemi 'hackeruar' edhe Air Albania. Prisni lëvizjen e radhës!

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Foto ilustruese

TIRANË- "Air Albania" u hakerua nga Homeland Justice. Kështu pretendon të paktën grupi i hakerave iranianë në grupin e tyre në "Telegram". Sipas tyre të gjitha të dhënat e kompanisë ajrore tani posedohen prej tyre, por nuk kanë zbuluar asnjë detaj më shumë lidhur se çfarë informacionesh kanë mundur që të marrin. Megjithatë theksojnë se bizneset dhe personat që janë të sigurtë janë vetëm ata që nuk i mbështesin muxhahedinët që po strehohen në Durrës. 

Në fund kanë edhe një paralajmërim: Prisni lëvizjen tonë të radhës!

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!

"Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat "që zinin hapësirë" nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës. Prisni lëvizjen tonë të radhës... #DestroyDurres MilitaryCamp (DDMC),"-shkruhet në postimin e tyre. 

Aktualisht, "Air Albania" ka 4 avionë në flotën e saj, të emërtuar: "Fishta", “Lasgushi”, “Migjeni” dhe “Naimi”. “Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol dhe Turkish Airlines. Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve. Por pavarësisht lajmeve të publikuara sot lidhur me hakerimin nga grupi "Homeland Justice", ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e kompanisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

“Homeland Justice” hakeron të dhënat e "One", probleme me rrjetin, disa prej pikave pa shërbim

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!
Hakerat sulmojne ONE

TIRANË- Grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ ka sulmuar të dhënat e kompanisë telefonike ONE, të cilën e cilëson si një mbështetëse të MEK. Në një mesazh në rrjetin social Telegram, grupi i hakerave pretendon se ka shtënë në dorë të dhëna të rëndësishme të kompanisë, të cilat sipas tyre do të publikohen së shpejti.

“U fshinë 2 petabajt të të dhënave të rrjetit”, thuhet mes të tjerave në mesazhin e hakerave në Telegram. Ndërkohë që ky sulm i hakerave ka sjellë probleme në dyqanet e One, një pjesë e të cilave nuk kanë shërbim.

Sipas hakerave një sasi e madhe e të dhënave është fshirë nga serverat e One, që do të thotë se nëse kompania telefonike nuk ka back-up për të dhënat e klientëve atëherë do të rrezikohej funksionimi i mëtejshëm.

MESAZHI I HOMELAND JUSTICE:

“Misioni ka filluar (DDMC). Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!”.

Rikthehet Homeland Justice! Hakerohet One, Air Albania dhe Kuvendi!

Hakerat thonë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom. MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte nxjerrë mësim më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB