LIVE UPDATES

Gjyqi në GJKKO/ Meta 'krah' avokatit të ri: S'e kam marrë dosjen e plotë! Kryemadhi kundërshton provat e telefonit

♦Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit të ish Presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij e ish deputetes Monika Kryemadhi. ♦Kreu i Partisë së Lirisë, Meta përfaqësohet nga avokati i ri Bujar Musta, pasi Kujtim Cakrani njoftoi disa ditë më parë se nuk do të ishte mbrojtësi ligjor i tij. ♦Meta është i pranishëm në seancë, ku ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. ♦Ndërkohë, gjykata është shprehur se aktet janë gati prej kohësh, por avokati mbrojtës i Metës ka refuzuar t’i marrë. ♦Si mbrotja e Metës ashtu edhe e Kryemadhit paraqitën kërkesat paraprake duke kërkuar pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të të gjitha provave të administruara nga SPAK. ♦Vetë Kryemadhi kërkoi GJKKO që të shpallë të papërdorshme tabulatet e nxjerra nga telefoni i saj celular, duke argumentuar se marrja e të dhënave janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi në kohën e kontrollit ajo ushtronte detyrën e deputetes. ♦Ndërkohë, po në seancën e sotme, pritet që Gjykata të vendosë lidhur me listën e dëshmitarëve që mbrojtja e Metës kërkon të thirren, mes të cilëve Kryeministrin Rama.

4 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

"Më kontrolluan dhomën e gjumit"/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme

Gjyqi në GJKKO/ Meta 'krah' avokatit të ri: S'e kam
monika kryemadhi

TIRANË- Debate janë regjistruar gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Mbrojtja e Kryemadhit paraqiti kundërshtimet ndaj provave të administruara nga SPAK, duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme dhe të papërdorshme të dhënat e nxjerra nga telefoni i saj celular, ndërsa vetë ish-deputetja pretendon se pajisja i është sekuestuar gjatë hetimeve në mënyrë të paligjshme. 

Sipas Kryemadhit, marrja e telefonit dhe e të dhënave të tij është bërë në mënyrë të paligjshme pasi në momentin e sekuestrimit ajo ushtronte detyrën e deputetes. Sipas saj, kjo e bën të papranueshme përdorimin e këtyre materialeve si prova në procesin gjyqësor.

“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi përpara gjykatës.

Në vijim, Kryemadhi insistoi se SPAK nuk mund të ushtronte kontrolle në banesën ku ajo jetonte me të emën, pasi ishte deputete. Ajo deklaroi e pavarësishte se i vuri në dijeni agjentët e BKH se celulari i sekuestruar ishte i saji, ata gjithsesi e sekuestruan.

“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit”, tha ajo.

Ndëkrohë, mbrojtja e Kryemadhit pretendoi se çështja ndaj ish-deputetes nuk ka bazë penale dhe se hetimi është i motivuar politikisht. Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, deklaroi gjatë seancës se vetë SPAK ka pranuar se blerja e vilës nuk lidhet me korrupsionin. Mirëpo kjo deklaratë e tij solli ndërhyrjen e gjyqtarit Erion Bani, i cili i kërkoi avokatit të shmangte terma që mund të cenonin institucionin e drejtësisë. Ndërkohë që Llanaj sqaroi se fjala “vegël” nuk ishte fyese, por nënkuptonte “instrument”.

Në vijim, mbrojtja kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi të ri kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke kundërshtuar ekspertizën e përdorur nga SPAK. Sipas avokatit, ekspertiza aktuale është e njëanshme dhe duhet të konsiderohet e pavlefshme.

Mbrojtja kërkoi gjithashtu marrjen në pyetje të Adrian Shatkut përmes letërporosisë, duke pretenduar se dëshmia e tij mund të sqarojë rolin e Kryemadhit në një marrëveshje mes kompanisë së tij UNIFI dhe Vodafone Albania. Mbrojtja pretendon se këto dëshmi janë të nevojshme për të sqaruar rrethanat e çështjes dhe për të kundërshtuar pretendimet e ngritura nga SPAK.

Pjesë nga debatet në gjykatë:

Redi Llanaj, avokat i Kryemadhit: 3 herë SPAK tha se nuk ka korrupsion me biznesmenin për çështjen e banesës, por sqaroi se ka marrëdhënie korruptive. Marrëdhënia miqësore konsiderohet nga organi procedues marrëdhënie korruptive. Sqarojmë se të pandehurit e kanë pranuar edhe vetë që kanë miqësi, marrëdhënie njohjeje të hershme miqësore. Janë lënë disa detyra nga gjyqtari i seancës paraprake për moskoherencën e hetimit. Mendoj se nuk janë gabime, por paragjykime. Ligjërisht, kërkesa është shkruar nga 3 prokurorë; de facto është vetëm një prokuror, Altin Dumani. Drejtues ishte edhe Arben Kraja, por Arben Kraja është Arben Kraja, nuk u përdor si vegël.

Ndërhyn gjykata për prishje të solemnitetit dhe shkelje etike.

Llanaj"Vegël" s'është gjuhë fyese, është instrument, nënkupton një instrument. Është e qartë, këtu ka një çështje politike, ndaj mbrojtësi përdori fjalën "vegël". Kemi qenë, që nga fillimi i procedimit, të gatshëm. Kemi kontestim për aktet dhe pajisjet elektronike të gjetura në banesën e Kryemadhit. Është ushtruar kontroll dhe janë gjetur 6 telefona, ndërsa për 1 telefon është thënë se është i Kryemadhit.

U mor ky telefon, u ekstraktuan të dhënat dhe u nxorën ato materiale që janë pjesë e procedimit, duke i nxjerrë nga konteksti të dhënat. Kërkojmë papërdorshmërinë absolute të të gjitha të dhënave të ekstraktuara nga telefoni i Kryemadhit. Të bëhet një ekspertim dhe të bëhet krahasim me materialet që janë nxjerrë nga konteksti.

Kryemadhi: Doja të filloja me një kërkesë paraprake për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të telefonit. Kam bërë kërkesë, por ma kanë rrëzuar kërkesën për kthimin e sendeve dhe të telefonit. Gjyqtari e ka rrëzuar kërkesën me argumentin se telefoni nuk është i imi. Kështu e ka rrëzuar edhe Apeli.

Dhe prokuroria pretendonte se nuk është i imi, sepse është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Në momentin kur telefoni u ekspertua, në vitin 2023, unë isha deputete dhe organi i akuzës nuk mund të vinte për të bërë kontroll.

Organi i akuzës e dinte shumë mirë që jetonim në një shtëpi. E di shumë mirë që kontrolloi dhomën time të gjumit, edhe pse në hipotekë ishte e Fatimes. Në këto vendime thuhet se telefoni nuk është i imi, ndërsa 190 faqe të akuzës bazohen në këto mesazhe. Nëse është i Fatime Kryemadhit, të vijë ajo të sqarojë mesazhet me Vali Bizhgen, Albana Shtyllën, Engjëll Agaçin etj./ZËRI

2 ORE ME PARE

Gjyqi në GJKKO/ Meta me avokat të ri: S'më janë vënë dispozicion të gjithë aktet!

Gjyqi në GJKKO/ Meta 'krah' avokatit të ri: S'e kam
ilir meta

TIRANË- Në GJKKO po zhvillohet këtë të enjte seanca e radhës e gjyqit ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij e ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Meta dhe Kryemadhi janë të dy të pranishëm në sallë, ndërkohë që ish-Presidenti përfaqësohet nga avokati i ri Bujar Musta pasi Kujtim Cakrani njoftoi disa ditë më parë se nuk do të ishte mbrojtësi ligjor i tij.

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet me qëllim që procesi të zhvillohet në një kohë sa më te shpejtë”, ka deklaruar Meta në seancë.

Ndërkohë, gjykata është shprehur se aktet janë gati prej kohësh, por avokati mbrojtës i Metës ka refuzuar t’i marrë./ZËRI

4 ORE ME PARE

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Gjyqi në GJKKO/ Meta 'krah' avokatit të ri: S'e kam
monika kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në hyrje të ambienteve të GJKKO-së, Kryemadhi ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. “Sot është dita e së vërtetës”, u shpreh Kryemadhi, teksa shtoi se do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe siç ajo pretendon.

“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, tha Kryemadhi./ZËRI

6 ORE ME PARE

Sot vendimi për dëshmitarët në GJKKO! Pas 'divorcit' me Cakranin, Bujar Musta do të jetë avokati i ri i Metës

Gjyqi në GJKKO/ Meta 'krah' avokatit të ri: S'e kam
ilir meta dhe avokati i tij i ri, bujar musta

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot në orën 10:00, seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili po përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ne seancën e sotme pritet që Gjykata të vendosë se cilët dëshmitarë do të pranohen, pasi Meta dhe mbrojtja e tij paraqitën listën me 134 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, edhe SPAK listoi 110 emra dëshmitarësh.

Procesi zhvillohet në një moment kur Meta ka ndryshuar përfaqësimin ligjor. Pas seancës së fundit, avokati Kujtim Cakrani u tërhoq nga mbrojtja, ndërsa vetë kreu i Partisë së Lirisë bëri të ditur se kërkoi një avokat të angazhuar ekskluzivisht me çështjen, duke argumentuar se dosja kërkon një mbrojtje të dedikuar për shkak volumit të saj.

Ndërkohë, mësohet se Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB