Në protestë me fëmijën e paralizuar, Altin Hila flet pas lirimit nga Komisariati nr.3: Rama të reflektojë
TIRANË-Gjykata e Tiranës caktoi ndaj Altin Hilës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa pas daljes nga gjykata ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë për familjet në vështirësi. Hila ishte një nga 19 protestuesit e arrestuar pas tubimit para Kuvendit më 2 korrik. Dalja e tij në protesta së bashku me djalin e mitur me nevoja të veçanta, solli solidarizimin e shqiptarëve të cilët mblodhën mbi 100 mijë euro në një kohë rekord.
Sipas raportimeve, djali i tij është një fëmijë me status invaliditeti, i cili nuk ecën dhe nuk flet, ndërsa ushqehet në mënyrë të veçantë përmes stomakut me anë të një shiringe. Në daje nga qelia Hila dha një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të tregojë më shumë vëmendje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira.
“Rama, nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë, duhet të reflektojë për këta njerëz që jemi rritur herë me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm”, u shpreh ai për News24.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e detyrimit për paraqitje për 12 protestues, ndërsa pesë të tjerë u lanë të lirë pa asnjë masë sigurie. Ndërkohë për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi'.
Arrestimi i 21 protestuesve/ Gjykata jep vendimin: 2 në arrest shtëpie, detyrim paraqitje për 14 të tjerë
TIRANË-Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para Kuvendit. Dy prej të ndaluarve u është dhënë masa “arrest shtëpie”, ndërsa të tjerët janë liruar. Konkretisht avokati mbrojtës i qytetarëve, ka njoftuar se vetëm 19 ishin protestues, nga të cilët 2 persona do qëndrojnë në arrest shtëpie, 5 persona janë pa masë sigurie dhe gjithë të tjerët për detyrim paraqitje.
View this post on Instagram
Avokati Dorian Matlija: Nga 21 personat që ishin për masë sigurie, vetëm 19 ishin nga protesta, 2 të tjerë nuk kishin lidhje. Nga 19 personat për 3 prej tyre prokuroria fillimisht kërkoi arrest me burg, pastaj e ndryshoi për njërin duke kërkuar arrest në shtëpi për njërin prej tyre. Pas debatit gjykatat vendosi 2 persona do qëndrojnë në arrest shtëpie, 5 persona janë pa masë sigurie dhe gjithë të tjerët për detyrim paraqitje. Disa dy herë në muaj, disa 1 herë në muaj. Arrestimi u konsiderua i ligjshëm në parim, pasti debat shumë të madh.
Përfundon shqyrtimi i arrestit për 21 protstuesit, pritet vendimi! Për Altin Hilën kërkohet detyrim paraqitje
TIRANË-Avokati i një prej 21 protestuesve të arrestuar të cilët po presin masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, bëri të ditur se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për dy protestues, ndërsa për pjesën e mbetur “Detyrim Paraqitje”. Avokati tha se Prokuroria ka ulur sërish numrin e të arrestuarve për të cilët kërkon arrest në burg, me arsyetimin se njëri prej tre protestuesve, për të cilët u kërkua ajo masë sigurimi personal, ka fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe duhet të kujdeset për ta.
View this post on Instagram
Avokati: Për dy veta diskutohet pasi pjesa tjetër janë me detyrim paraqitje. Ne kemi kërkuar arrest të paligjshëm dhe moscaktimin e asnjë mase sigurie sepse nuk ka qenë poprocionale veprimet e oficerëve të policisë gjyqësore dhe arrestimi I tyre nuk është bërë në konform. Sapo u përmbyll me sukses çështja që është në shqyrtim për masën e sigurimit personal për të arrestuarit në protestë. Është konstatuar nga ana e avokatëve paligjshmëria e arrestimit në flagrancë dhe mosvendosja e sigurimit për këta persona. Gjykata në këto momente është tërhequr në dhomën e këshillimit për të caktuar masat e sigurisë dhe për arrestin në flagrancë.
Alarm te Gjykata e Tiranës! Protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore, ndërhyn ndihma e shpejtë
TIRANË-Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të enjtes së kaluar para parlamentit. Një nga qytetarët e arrestuar, i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një autoambulancë ka hyrë me urgjencë në oborrin e gjykatës.
Sipas Avokatit të Popullit, qytetari ka pësuar disa kriza shëndetësore për shkak të sëmundjes nga e cila vuan, çka e bën të rrezikshëm qëndrimin e tij në qeli. Për këtë arsye, i kërkohet Prokurorisë dhe Gjykatës të rishikojnë menjëherë masën e sigurisë dhe ta zëvendësojnë me një masë të përshtatshme për gjendjen e tij shëndetësore.
Protestuesit e arrestuar akuzohen për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.
Prokuroria kishte kërkuar fillimisht masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për të gjithë të arrestuarit. Megjithatë, pas paraqitjes së provave shtesë gjatë ditës së sotme, organi i akuzës ka ndryshuar qëndrimin për tre prej tyre, duke kërkuar caktimin e masës "arrest me burg".
/ZËRI
Protestuesit në Gjykatën e Tiranës! Prokuroria kërkon arrest me burg për 2 qytetarë, detyrim paraqitje për të tjerët
TIRANË-Protestuesit e arrestuar gjatë tubimit së 2 korrikut të mbajtur para Kuvendin, kanë mbërritur në ambientet Gjyatës së Tiranës për vlerësimin e arresit. Aktivistë e qytetarë janë mbledhur para Gjykatës me thirrjet për lirimin e 21 të arrestuarëve.
Protestuesit e arrestuar akuzohen për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.
Pas dy ndërprerjeve, ku avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjet, gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit për marrjen e vendimit. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për tre të ndaluar, të dyshuar për goditjen e automjetit të policisë, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar masa detyrim paraqitje.
Emrat e personave të arrestuar:
Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami
Iljon Shala
Orgito Kaba