Paloka "hap krahun", Berisha propozon: Një grua në krye të Këshillit! Kush janë dy kandiadatet (EMRA-FOTO)
TIRANË- Anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratke do të zgjedhin mes Julia Emirit dhe Silva Hasës. Emrat e tyre u prezantuan nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit këtë të mërkurë.
Bëhet fjalë për dy zonja, figura jo shumë aktive politikisht, por që vijnë nga angazhimi në PD.
Julia Emiri është aktore me profesion dhe prej disa vitesh është e angazhuar në Partinë Demokratike. Ajo është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në grupin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke qenë pjesë e protestave dhe nismave qytetare në mbështetje të kësaj çështjeje.
Nga ana tjetër, Silva Hasa, ishte kandidate për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Fierit. Me angazhimin e saj në strukturat politike të PD-së, ajo është propozuar tashmë për të qenë pjesë e forumit më të lartë vendimmarrës të partisë mes dy kuvendeve.
Edi Paloka, kryetar i Këshilli Kombëtar deri tani, vendosi të mos rikandidonte më për këtë post.
Ndërkohë, aktualisht ka nisur votimi brenda selisë blu. Komisioni zgjedhor që do të menaxhojë procesin e votimit në Këshillin Kombëtar do të drejtohet nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ivi Kaso dhe Nada Meçorapja do të jenë anëtarë të Komisioni, pasi morën votëbesimin e anëtarëve të Këshillit./ZËRI
Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon EMRAT! Zbardhet LISTA për anëtarë të Kryesisë
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj për t’iu bashkuar këtij forumi drejtues. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që po zhvillohet këtë të mërkurë, Berisha u shpreh se ka menduar që drejtimin e Këshillit ta marrë një grua, duke larguar kështu Edi Palokën.
Sakaq, Berisha propozoi Julia Emilin dhe Silva Hasën si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtar, duke i paraqitur emrat për miratim para anëtarëve të forumit.
“Këshilli Kombëtar kam menduar të drejtohet nga një zonjë, propozoj Julia Emili dhe Silva Hasa”, ta Berisha.
Ndërkohë është zbardhur edhe lista e anëtarëve të Këshillit, ku vihet re që emrat që dominojnë janë të ish-deputetëve të PD. Sipas fletës së votimit, delegatët do të zgjedhin përfaqësuesit e rinj në tre kategori: gra, të rinj dhe burra. Sipas rregullave të votimit, delegatët mund të votojnë deri në 6 kandidate gra, 3 kandidatë dhe 3 kandidate nga të rinjtë, si dhe 8 kandidatë burra.
Kandidatet gra
1. Adriana Tolka
2. Alketa Mukavelati
3. Amanda Zegjiri
4. Denisa Kele
5. Eda Grimoi
6. Edith Harxhi
7. Elena Qirici
8. Enkelejda Sallaku
9. Fatmira Kola
10. Floriana Garo
11. Ilda Zhulali
12. Ilirjana Kuçana
13. Lili Sula
14. Mimoza Hajdarmataj
15. Mirela Tabaku
Të rinjtë
1. Andia Ulluri
2. Anxhelo Karalliu
3. Arlind Ahmetaj
4. Arnold Karoqi
5. Arsen Dushku
6. Çajup Shehaj
7. Desada Xhetani
8. Erges Esku
9. Eva Metaj
10. Fatjon Bathorja
11. Glauk Olldashi
12. Jonathan Pano
13. Julian Beqiri
14. Jurgen Spaho
15. Kristina Çjoka
16. Laviola Guma
17. Loranca Hoxha
18. Mario Runa
19. Neada Stana
20. Nikola Kedhi
21. Nikolin Çali
22. Rezenbrik Serjani
23. Tedi Topliku
24. Xhorxha Nigo
25. Xhulja Xhekaj
Kandidatët burra
1. Alfred Lela
2. Arjan Ndoja
3. Asllan Dogjani
4. Aitrd Hoxha
5. Aurel Bylykbashi
6. Bislim Ahmetaj
7. Dorian Teliti
8. Edi Paloka
9. Enri Ceno
10. Ervin Minarolli
11. Fidel Kreka
12. Fisnik Qosja
13. Gazmir Spahija
14. Gent Strazimiri
15. Gjin Gjoni
16. Grigels Muçollari
17. Ilir Alimehmeti
18. Keltis Kruja
19. Lefter Geshtenja
20. Luan Baçi
21. Nevton Koçhelaj/ZËRI
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, sot votohet Kryesia e re dhe kreu i Këshillit
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë në selinë blu, në një takim që zyrtarisht ishte njoftuar të niste në orën 18:00.
Në këtë mbledhje do të zhvillohet votimi për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, si edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Në selinë e PD-së kanë mbërritur anëtarët e Këshillit Kombëtar për të marrë pjesë në mbledhje. Kryedemokrati Sali Berisha ishte ndër të parët që mbërriti në selinë blu. Gjithashtu, në ambientet e selisë së PD është parë teksa ka mbërritur edhe Arkimed Lusha, i njohur me emrin e artit “Stresi”, djali i Sali Lushës, ish-truproja e liderit demokrat Sali Berisha.
View this post on Instagram
Njoftimi:
Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera.