LIVE UPDATES

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, kapet autori! Dyshohet pista e hakmarrjes: Konflikti mes palëve në 2025?

♦Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Pogradec, ku i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo. ♦35-vjeçari është njër emër i njohur për policinë pasi rezulton me precedentë penalë. ♦Autori i dyshuar është 24-vjeçari Nikolla Agolli, i cili është arrestuar nga policia pas disa minutash ndjekjeje pas ngjarjes në qytetet. ♦Ai është kapur në Prrenjas, ndërsa vijon kërkimi për armën e krimit, në një zonë pranë liqenit. ♦Sipas burimeve pranë hetimit, dyshohet se në zanafillë të ngjarjes qëndron një konflikt i hershëm mes palëve. ♦Burimet bëjnë me dije se Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit. ♦Për atë ngjarje u dyshua si autor Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, ç'ka ka ngritur dyshime se plagosja e ndodhur sot mund të jetë vazhdim i të njëjtit konflikt. ♦Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

5 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma (VIDEO)

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, kapet autori! Dyshohet
momenti kur 35-vjeçari transportohet me helikopter

TIRANË- Brian Syzo është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 35-vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën e sotme në Pogradec. Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore dhe nevojitet trajtim i specializuar.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar. Të dy personat rezultojnë të njohur për organet e rendit. Sipas burimeve, ngjarja mund të ketë edhe një histori të mëparshme konflikti mes palëve, ku vëllai i Brian Syzos dyshohet se ka plagosur më herët Nikolla Agollin, por këto rrethana janë ende në verifikim nga autoritetet./ZËRI

4 ORE ME PARE

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar (EMRI-FOTO)

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, kapet autori! Dyshohet
Nikolla Agolli

POGRADEC- Nikolla Agolli, autori i dyshuar i plagosjes së 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec, është arrestuar nga Policia e Prrenjasit pas disa minutash ndjekjeje.

Burime policore bëjnë me dije se Agolli është kapur në zonën e Prrenjasit, së bashku me një person të dytë që e shoqëronte në momentin e ndalimit.

Arrestimi i tij është realizuar falë koordinimit mes strukturave të Policisë së Prrenjasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ndërkohë, shërbimet policore po vijojnë kontrollet në një zonë pranë liqenit, ku dyshohet se është hedhur arma e krimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./ZËRI

4 ORE ME PARE

Plagosja në Pogradec/ Pamjet nga vendi i ngjarjes: Xhama të thyer në tokë...(VIDEO)

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, kapet autori! Dyshohet
vendngjarje

POGRADEC- Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosja e 35-vjeçarit Brian Syzo. Siç shihet edhe në pamje, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa në tokë ka xhama. Të shtënat me armë u regjistruan rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, ndërsa detajet mbeten ende të paqarta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Syzo është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e parë mjeksore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryhen hetimet./ZËRI

4 ORE ME PARE

Detaje nga plagosja në Pogradec/ Zbardhet konflikti: Në 2025 autori u plagos nga vëllai i Brian Syzos

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, kapet autori! Dyshohet
brian syzo

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e 35-vjeçarit Brian Syzo, e regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Pogradec. Sipas burimeve pranë hetimit, dyshohet se në zanafillë të ngjarjes qëndron një konflikt i hershëm mes palëve, ndërsa si autor i dyshuar është identifikuar Nikolla Agolli.

Burimet bëjnë me dije se Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Për atë ngjarje u dyshua si autor Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, ç'ka ka ngritur dyshime se plagosja e ndodhur sot mund të jetë vazhdim i të njëjtit konflikt.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Paraprakisht dyshohet se, pas një përplasjeje, Nikolla Agolli ka qëlluar me armë zjarri ndaj Brian Syzos, duke e plagosur në këmbë.

35-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime zyrtare konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa një nga pistat kryesore që po verifikohet është ajo e hakmarrjes për konfliktin e ndodhur vitin e kaluar mes palëve./ZËRI

5 ORE ME PARE

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë (EMRI-FOTO)

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, kapet autori! Dyshohet
brian syzo

POGRADEC- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është qëlluar në këmbë. 

Policia bën me dije se i riu është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradec, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Po sipas burimeve, Syzo rezulton i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë dhe është hetuar më herët për trafik droge. Mësohet se në gusht të vitit 2025, 35-vjeçari është ekstraduar nga Gjermania.

Njoftimi i Policisw:

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB