LIVE UPDATES

Rama i nxorri fotot në protestë, Ikballe Huduti shpallet 'non grata' në Shqipëri! Aktivistja: Protestoj kundër padrejtësive, mjaft me poshtërime!

♦Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë. ♦Kreu i qeverisë ka bërë një ndarje, sipas tij, mes qytetarëve që ngrihen për një kauzë të sinqertë dhe atyre që i konsideron si përfitues politikë. ♦Në ktë vazhdë, Rama ka ndarë foton e protestueseses, Ikballe Huduti, e cila është aktivizuar edhe në tubimet në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike. ♦Huduti, sipas Ramës, predikon urrejtje dhe thërret për kryengritje, si dhe e lidhi praninë e saj në tubim me influenca të huaja dhe interesa të tjera politike. ♦Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Igballe Huduti (Berisha). ♦Pas deklaratave të Ramës, Ikballe Huduti reagoi, duket theksuar se dalja e saj në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare. ♦Në një tjetër reagim, ai ajo i është përgjigjur edhe ministrit Lamallari, duke theksuar se masa ai firmosi, nuk përbën humbje për të.

4 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

E shpalli "Non Grata", Ikbale Huduti i përgjigjet Lamallarit: Mjaft më me poshtërime nga pushtetarët apo fetarët

 

Rama i nxorri fotot në protestë, Ikballe Huduti shpallet 'non
besfort lamallari-Ikballe Huduti

TIRANË- Aktivistja Ikballe Huduti ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili e shpalli si "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një periudhë 15-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Huduti tha se kjo masë nuk përbën humbje personale për të. Sipas saj, prej kohësh ka hequr dorë nga frika ndaj atyre të cilët ajo i konsideron 'zullumqarë'.

Në fund të reagimit të saj, ajo kërkon mbështetje dhe lutje nga ata që, sipas saj, ndajnë shqetësimin për padrejtësitë që pretendon se po përjeton.

Postimi i plotë:

Një përgjigjje jo për Ministrin Llamallari por për një vëlla të shqetësuar që më dërgoji këtë lajm në ëhat's app.
Paqe për ty Vëlla.

Po e di, vëlla i nderuar, e lexova këtë shkrim. S'kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to.

Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve, asgjë tjetër, sepse edhe shpirtin, edhe jetën, edhe zemrën time moti ia kam falur Dikujt që m'i ka falur.

Kam "humbur" nga kjo botë e "bukur" çdo të mirë, që nga dita kur e ngrita zërin kundër padrejtësisë në emër të lirisë humane dhe njerëzillëkut. U shkurorëzova nga kjo botë që nga dita kur e lexova poemën "Qerbelaja" të Naim Frashërit.
Jeta ime nuk do të kishte vlerë në këtë vend të shqiptarisë nëse unë nuk e kryej misionin tim, që ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë.

Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët.

Më e mirë për mua është një vdekje me vlera dinjitoze sesa një jetë me poshtërime.

Të kam në dua, vëlla, edhe ju më keni në dua në këtë ditë të Ashuras. Kam nevojë për lutjet e secilit që dëgjon për padrejtësitë që më bëhen në këtë jetë.

6 ORE ME PARE

U shpall 'non grata' në Shqipëri, reagon Ikballe Huduti dhe i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtësive!

Rama i nxorri fotot në protestë, Ikballe Huduti shpallet 'non
ikballe berisha huduti

TIRANË- Ikballe Berisha Huduti ka reaguar pasi autoritetet shqiptare e shpallën 'person të padëshiruar' në Shqipëri për një periudhë 15-vjeçare, me argumentin se aktiviteti i saj përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe interesat e vendit.

Përmes një mesazhi publik drejtuar kryeministrit Edi Rama, Huduti deklaron se angazhimi i saj në protesta nuk lidhet me interesa personale apo përfitime, por me bindje patriotike dhe qytetare. "Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim", shprehet ndër të tjera Huduti.

Huduti shprehet se çdo qytetarë ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik. Ndërsa në vijim u bën thirrje autoriteteve shqiptare dhe udhëheqësve botëror që të dëgjojnë zërin e qytetarëve të revoltuar. 

Reagimi i plotë:

I nderuar Kryeministër Edi Rama.

Dalja ime në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare. Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim.

Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, fjala dhe zëri im do të vazhdojnë të jenë në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik.

Ju bëj thirrje juve dhe çdo udhëheqësi botëror si dhe BE që të dëgjoni zërin e qytetarëve të revoltuar. Historia ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se vullneti i një populli të ndërgjegjësuar. Besoj se dialogu, drejtësia dhe respekti ndaj qytetarëve janë rruga më e mirë për të shmangur përçarjet dhe konfliktet.

Zoti është dëshmitar i veprave tona. Pozitat janë amanet dhe përgjegjësi. Kur pushteti përdoret me drejtësi, ai bëhet bekim; kur keqpërdoret, bëhet barrë për mbajtësin e tij.

Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët.

Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë.

As Lindje, as Perëndim – Paqe me Drejtësi për Shqipërinë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Igballe Huduti (Berisha). Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama reagoi, duke komentuar praninë e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë. Përmes rrjeteve sociale, Rama shkruan se Huduti në emër të fesë predikon urrejtje, thërret për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani./ZËRI

7 ORE ME PARE

Ministria e Brendshme shpall "non-grata" Ikballe Hudutin, Lamallari firmos urdhrin: Kërcënim për vendin!

Rama i nxorri fotot në protestë, Ikballe Huduti shpallet 'non
ikballi huduti-besfort lamallari

TIRANË- Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një periudhë 15-vjeçare, për shtetesen Ikballe Huduti (Berisha).

Sipas burimeve, mësohet se vlerfësimi i këtij vendimi bazohet në informacione të grumbulluara, sipas të cilave, aktiviteti i shtetases në fjalë mund të cenojë interesat e sigurisë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Kush është Ikballe Huduti? Igballe Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama reagoi, duke komentuar praninë e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë. Përmes rrjeteve sociale, Rama shkruan se Huduti në emër të fesë predikon urrejtje, thërret për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. /ZËRI

11 ORE ME PARE

"Po merrem me përfituesit'! Rama publikon foton e Hudutit krah ish-presidentit iranian: Thërret për kryengritje ndaj qeverisë

Rama i nxorri fotot në protestë, Ikballe Huduti shpallet 'non
Ikballe Huduti dhe Edi Rama

TIRANË-Në vijim të reagimeve për protestën në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ndarë dy foto të Ikballe Huduti, e cila është aktivizuar edhe në tubimet në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike. Rama shkruan se Huduti në emër të fesë predikon urrejtje, thërret për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto të saj me presidentin e asaj kohe Mahmoud Ahmadinejad, të cilin e cilëson si "kryeshërbëtorin famëkeq të ajatollahëve".

Edi Rama:

Mos u merr me protestuesit…
Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër
Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës.

Poll

MOS HUMB