LIVE UPDATES

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare, qytetarët protestojnë jashtë godinës

♦Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare. ♦Në të njëjtën orë, paralele me seancën, protestuesit po zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit. ♦Rreth 30 minuta para nisjes së seancës, deputetët e PS kanë mbërritur në Kuvend, me qëllim shmangien e çdo incidenti me protestuesit. ♦Në nisje të seancës, nisën menjëherë debatet për protestat që zhvillohen prej një muaji jashtë dyerve të Kryeministrisë. ♦PD kishte kërkuar një interpelancë për protestat me kryeministrit Rama, e cila u rrëzua, po ashtu edhe kërkesa për mocion me debat për 5 kërkesat e protestuesve. ♦Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit, qytetareët vijonë protestën me thirrjet për dorëheqje, teksa situata u tensionua në disa momente kur u tentua hedhja e vezëve dhe futja e një koshi mbeturinash në hryje të Parlamentit. ♦Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët tu bashkohen edhe këtë paradite në tubimin  tyre.

12 artikuj për këtë temë.
31 MINUTA ME PARE

Bido e akuzon: Fëmijë oligarku, ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’-Muçi: Nëse ka shkelje, denonco!

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
muci-bido

TIRANË- Përplasje të forta janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare. Një episod i tensionuar me debate të ashpra u regjistrua edhe mes deputetit socialist, Ardit Bido dhe atij të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. 

Debati nisi pasi Bido akuzoi Muçin për zaptimn e oborrit të shkollës "Koto Hoxhi" në Gjirokastër. Deputeti socialist i kërkoi homologut të tij që, nëse flet për mbrojtjen e arsimit dhe interesit publik, të kërkojë kthimin e hapësirës së shkollës.

"Nëse Muçi është i sinqertë dhe na flet për arsimin, në shkollën Koto Hoxhi në Gjirokastër, të kërkojë që godina e familjes së tij të shembet dhe t’i kthehet oborri shkollës. Është zaptuar oborri i shkollës nga ju që flisni për arsim. Muçi ka shkuar në një tekst të vetin që falë ndihmës së familjes së tij, do të mund ta siguronte jetën si inxhinier ndërtimi. E thënë nga unë që kam punuar edhe kamarier, po i them se nuk është turp ta sigurosh jetën si inxhinier ndërtimi, turp është ta ndërtosh si përdredhës partie”, u shpreh Bido.

Në përgjigje, Muçi e mohozi akuzën duke deklaruar se nëse është konstatuar diçka e tillë në atë zonë, atëherë sipas tij, të njoftohen organet kompetente nga ana e mazhorancës.

“Bido përmendi edhe shkollën Koto Hoxhi, ku unë jam arsimuar dhe kam kaluar fëmijërinë në oborrin e saj. Nëse Bido konstaton shkelje në një shkollë në zonë të mbrojtur, duhet të kontaktojnë organet kompetente. Por nuk e bëjnë, sepse kjo që dëgjuam është salca e radhës për patronazhistët. Me këtë Bido, çoji mesazh Tao Paralelpipedit, ju jeni mësuar t’i hidhni baltë njëri-tjetrit. Doli edhe kryegjyshi përmendi Aramerasin. Unë nuk jam vetëm, jam një nga 100 mijë protestuesit në shesh dhe balta juaj nuk më bën pis, por më tregon se e kam bërë mirë punën dhe kjo është puna që duhet të bëj”, u shpreh Muçi. /ZËRI

48 MINUTA ME PARE

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së Tërmet Peçi, 'e shoqërojnë' me thirrjet: Hajdut, analfabet...(VIDEO)

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
termet peci-momenti i daljes nga kuvendi

TIRANË- Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi është përballur me protestuesit të cilët e kanë ndjekur gjatë daljes së tij nga Kuvendi. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, disa protestues e ndjekin deputetin dhe drejtojnë akuza ndaj tij dhe me thirrjet: “Hajdut!”, “Analfabet!” dhe “Nuk na përfaqëson!”.

Peçi është ndjekur nga protestuesit që nga dalja e Parlamentit deri te stacioni i Unazës, pranë selisë së PD, duke mos bërë asnjë reagim. Ai nuk bëri asnjë reagim, as në momentit që ndaj tij protestuesit drejtonin thirrje dhe akuza./ZËRI

1 ORE ME PARE

Makina e ministrit del nga Kuvendi, protestuesit e presin me vezë

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
pamje-vendgjarje

TIRANË- Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione. Në pamjet që shihni, tregohet momenti kur një ministër i kabinetit qeveritar del nga godina e Kuvendit, ndërsa përballet me turmën e protestuesve. Ky moment ëshë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. 

Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët ndërhyjnë për të larguar protestuesit për t’i hapur rrugë automjetit të një prej anëtarëve të qeverisë. Gjatë momentit të kalimit të automjetit, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të makinës.

 

1 ORE ME PARE

"Anuloni koncertin e Kanye West!" Gonxhja-Bardhit: T'i merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
gonxhja-bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare po zhvillohet mes tensioneve, ku deputetët e opozitës drejtojnë akuza ndaj mazhorancës, kryesisht pas rrëzimit të disa interpelancave.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, në korrik, duke e cilësuar atë si simbol të antisemitizmit. Sipas Bardhit është e parpranueshme që mazhoranca “të japë leksione antisemitizmi për pjesëmarrësit në protestë”.

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye ëest. A i është anuluar koncerti këtij në çdo vend për shkak të qëndrimeve që ai mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, iu përgjigj Bardhit duke i thënë 't'i marrësh të keqen Kany West". Ai i sqaroi duke theksuar sipas tij se, koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë.

i cili sqaroi se eventi i planifikuar për datën 11 është organizuar që në muajin janar dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale apo me zhvillimet politike.

 “T’i marrin të keqen Kanye West! Është super artist që ka performuar në Holandë dy net, një vend lider i BE që ka koncert në Spanjë, Portugali, ka bërë koncert në Turqi, Gjeorgji, SHBA e së shpejti në Shqipëri. Ata që kanë ndonjë gjë me koncertin, na vjen keq, do të jetë një nga eventet që na fut në ligën e ndërkombëtarëve sa i përket destinacionit e brand-it”, u shpreh Gonxhja./ZËRI

2 ORE ME PARE

Tensione para Kuvendit: Protestuesit godasin godinën me vezë dhe tentojnë të futin kosh mbeturinash

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
protesta jashte kuvendit

TIRANË- Ditën e sotme ndërsa deputetë ndodhen seancën plenare, protestuesit po zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit.

Protesta edhe sot u shoqërua me tensione, ndërsa qytetarët kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Parlamentit. Po ashtu, disa prej tyre kanë marrë një kosh mbeturinash dhe kanë tentuar ta afrojnë në hyrje të Kuvendit, por janë ndaluar nga forcat e policisë.

“Këtu e keni vendin”, ishin disa prej thirrjeve të forta që erdhën nga protestuesit, apo dhe “Parlamenti në kosh!” apo dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh’.

Pavarësisht ndërhyrjes, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë me koshin në zonën përreth Kuvendit, ndërsa kanë shoqëruar tubimin me thirrje të forta kundër klasës politike./ZËRI

2 ORE ME PARE

5 kërkesat e protestuesve/ Peleshi refuzon interpelancën, Bardhi: Rama s'guxon të vijë në këtë sallë

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
peleshi-bardhi

TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi refuzoi kërkesën për interpelancë urgjente të Gazment Bardhit me kryeministrin Edi Rama për 5 kërkesat e paraqitura prej protestuesve. Sipas Peleshit, çështjet e ngritura kanë natyrë legjislative dhe nuk përmbushin kushtet për një interpelancë.

“Shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete të Këshillit të Ministrave. Kërkesa nuk pranon një objekt të veçantë dhe të pavarur që të justifikojë zhvillimin e një interpelance urgjente. Kërkesa nuk pranohet”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi e kritikoi vendimin, duke deklaruar se gjatë një viti nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë nga opozita. Ai akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe për shmangie të debatit parlamentar. Sipas Bardhit, kryeministri nuk guxon të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime.

“Ka një vit Parlamenti dhe s’ka pranuar asnjë kërkesë. Nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë me deputetët e opozitës. I sigurt jam dhe jam i bindur që ju ka thënë, edhe pse ju e mohoni, ua tha shqiptarëve para gjithë botës, duke turpëruar Shqipërinë në median ndërkombëtare.

Edi Rama e di që s’mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Besoj që e ka menduar realisht dorëheqjen, por s’mund ta japë sepse nuk është më njeri i lirë, është peng i interesave që ka ushqyer për 13 vite. Nuk e lejojnë të largohet se ka ende borxhe për të shlyer, duke shitur copa të Shqipërisë, duke ndryshuar ligjet, duke i vënë interesat e tyre mbi interesat e shqiptarëve. Është ky sistem të cilin shqiptarët protestojnë në shesh, nuk protestojnë më për flamurin, por për ndryshimin e ligjit. Ndaj kërkesat e protestuesve s’janë të rastësishme, janë kërkesa që PD dhe opozita i kanë ngritur prej kohësh.

Besoj se e kemi të qartë që Rama nuk guxon të vijë në këtë sallë”.

2 ORE ME PARE

U largua nga grupi i PS, Marjana Koçeku zëvendësohet me Erion Malajn në Komitetin e Stabilizim Asociimit

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
marjana koceku

TIRANË- Kuvendi ka nisur këtë të martë seancën plenare, ku ndër të tjera është bërë me dije edhe një ndryshim në përbërjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi në nisje seancës se deputetja Marjana Koçeku është larguar nga detyra si anëtare e këtij komiteti, ndërsa në vend të saj është caktuar deputeti Erion Malaj.

“Në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj”, u shpreh Peleshi.

Më 14 qershor Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë, duke lënë të kuptohet një përplasje me liderin e PS, Edi Rama. Marjana Koçeku ishte një ndër emrat risi që PS solli në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ajo u zgjodh automatikisht deputete, pasi udhëhiqte listën e mbyllur të socialistëve në qarkun e Shkodrës. Pas largimit, ajo ka njoftuar mbështetjen për protestën e Flamingove, një lëvizje qytetare që kërkon largimin e klasës aktuale politike./ZËRI

3 ORE ME PARE

"Jam pjesë e PS!" Spiropali rikthehet në Kuvend: Po punoj për draftin "Shqipëria e re" (VIDEO)

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
elisa spiropali

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është rikthyer në Kuvend pas zhvillimeve dhe diskutimeve të fundit brenda radhëve të mazhorancës.

Gjatë mbërritjes në ambientet e Kuvendit, Spiropali dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku theksoi se po vijon punëb për draftin e “Shqipërisë së re” po vijon dhe se vëmendja duhet të jetë te projektet për të ardhmen e vendit.

Spiropali ritheksoi gjithashtu pozicionin e saj brenda Partisë Socialiste, duke u shprehur se mbetet pjesë e saj dhe se angazhimi i saj politik nuk ka ndryshuar.

“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë dhe do të jem. Në PS duhet të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë; e kanë bërë këtë historikisht dhe po e bëjnë edhe sot”, deklaroi Spiropali.

3 ORE ME PARE

Në prag të nisjes së seancës, mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
protestuesit para kuvendit

TIRANË- Janë mbledhur protestuesit e parë, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, e parashikuar në orën 10:00. Protestuesit kanë nisur organizimin përpara ambienteve të Kuvendit me thirrjet “Parlament i krimit, parlament analfabet”, si dhe "Revolucion", "Rama jep dorëheqjen".

Tubimi ishte paralajmëruar një natë më parë nga organizatorët gjatë protestës së mbajtur para Parlamentit, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të rikthehen edhe këtë paradite për të protestuar.

3 ORE ME PARE

Protesta paralel me seancën plenare, deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend 30 minuta më herët (VIDEO)

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
deputet e ps

TIRANË- Pak para orës 10:00, këtë të martë, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në ambientet e Kuvendit rreth 30 minuta më herët se orari i zakonshëm, në kuadër të masave të marra për protestën e paralajmëruar para godinës së Parlamentit.

Sipas burimeve, lëvizja është ndërmarrë për të shmangur çdo situatë të mundshme tensioni, ndërsa jashtë Kuvendit pritet grumbullimi i protestuesve në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.

Në këtë kuadër, janë forcuar edhe masat e sigurisë në zonën përreth institucionit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së punimeve dhe ruajtjen e rendit publik gjatë ditës.

5 ORE ME PARE

Kuvendi në seancë plenare, miratimi i projektrezolutave dhe diskutime jashtë rendit të ditës

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
kuvendi

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00, seancën plenare të radhës. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 18 qershor 2026 dhe me njoftimet procedurale.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë tetë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura dhe administratës publike për vitin 2025.

Mes tyre janë raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit të Administratës Publike, Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Prokurimit Publik, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Seanca do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 40, datë 26.6.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”. (Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores së Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 31 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores së Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta •

Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 24 të ligjit nr. 9121/2003, “Për Autoritetin e Konkurrencës”, dhe të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, dhe shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: •

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 10 të ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta •

Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 10.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 11 të ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”. (Në mbështetje të ligjit nr. 53/14, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar”, nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 134/2018, “Për miratimin e manualit të monitorimit vjetor dhe periodik”, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon: •

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
rendi i dites
5 ORE ME PARE

"Ndryshimi fillon me ne"/ Sot protestë para Parlamentit në orën 10:00: Koha të zgjohemi!

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,

TIRANË- Sot do të zhvillohet një protestë para Parlamentit, në të njëjtën orë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Organizatorët kanë njoftuar se tubimi do të nisë në orën 10:00.

Protesta, e organizuar nën sloganin "Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi", u njoftua mbrëmjen e djeshme nga organizatorët e protestave të përditshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Parlamenti në 2 'kampe': Kuvendi në seancë plenare,
slogani

Ndërkohë, edhe protesta e përditshme do të vijojë sipas planit. Në orën 19:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të vazhdojnë tubimin e tyre me të njëjtat kërkesa./ZËRI

Poll

MOS HUMB