Aktualitet

Plagosje në Korçë: 42-vjeçari u paraqit në spital me thikën në qafe, në pranga autori (EMRAT)

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një konflikt mes komshinjve, të cilët kanë pasur edhe më herët debate për motive banale.

zh.ll
Plagosje në Korçë: 42-vjeçari u paraqit në spital
korce

KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar në një lagje periferike të Korçës, në afërsi të shkollës “Demokracia”. Si pasojë e sherrit, një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një konflikt mes komshinjve, të cilët kanë pasur edhe më herët debate për motive banale. Ditën e sotme, ata janë përleshur jashtë banesave të tyre, ku njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur dy herë komshiun.

I plagosuri, 42-vjeçari Rigels Janaqi, ka marrë plagë në zonën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, 54-vjeçari Gëzim Ramka, është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Mësohet se pas plagosjes ai është kthyer në banesë, ku është gjetur dhe arrestuar nga efektivët e Policisë së Korçës. Paraprakisht, dyshohet se Ramka vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive./ZËRI

Poll

MOS HUMB